Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të enjten ka njoftuar për tri vjedhje, që kanë ndodhur në qytete të ndryshme.
Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur në fshatin Bakshi të Obiliqit, ku persona të panjohur te stacioni i radios (RTK-së), kanë vjedhur pjesë metalike (bakër) rreth 500 metra kabull eklektike të antenës.
Arta Kabashi konfirmon lidhjen me një personazh të njohur publikRregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin – e zbulon motra e tijDuhet të mësohemi të jetojmë në një botë me konflikteShpifja që i dha fund karrierës së Mauro Icardit te InteriI arrestuar në Serbi, Hasan Dakaj në gjendje të rëndë shëndetësore
“Fsh. Bakshi, Obiliq 27.02.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur të stacioni i radios (RTK-së), kanë vjedhur pjesë metalike (bakër) rreth 500 metra kabull eklektike të antenës dhe janë dëmtuar trafot elektrike. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.
Rasti tjetër raportohet se ka ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë vjedhur një shumë të parave nga banesa e ankuesit.
“Rr. Isuf Sokoli, Prishtinë 28.02.2024 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij dhe kanë vjedhur një shumë të madhe të parave. Rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia.
Ndërsa në Kamenicë, hajnat kanë vjedhur te liqeni një sajle (litar me fije çeliku) me gjatë rreth 300 metra.
“Fsh. Ruboc, Kamenicë 28.02.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare, drejtoresh për zhvillim, ekonomi dhe diasporë KK Kamenicë, ka raportuar se persona të panjohur te liqeni, kanë vjedhur një sajle (litar me fije çeliku) me gjatësi rreth 300 metra dhe kanë dëmtuar disa pajisje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet më tej në raport.