Kuvendi sot duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 135-të. Në rend dite të kësaj seance janë Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për buxhete, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, me procedurë të shkurtuar, Propizim ligji për ndryshim të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për aviacion ajror – leximi i dytë, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin…
Author: Hamdi Kumanova
Pas njohurive të marra paraprake operative, më datë 10.01.2024 në ora 13:45 në autostradën “Prijatellstvo” afër fshatit Marvinci, nëpunës policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug – SP për MK Mihajllovë kanë ndaluar automjetin “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T. P. (38), dhe në automjet janë gjetur katër persona – migrantë nga Kina. Siç bëri të ditur MPB, ishte ndaluar edhe një automjet “golf” i drejtuar nga T.O. (40) nga Shkupi, nën dyshimin se ishte paraardhës i automjetit “audi”. T.O. dhe T.P. janë të privuar nga liria. Është njoftuar prokurori publik nga PTHP për Ndjekje…
Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot duhet të vazhdojë me debatin e amandamenteve për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat me fat dhe për lojërat argëtuese, të parashtruar nga Qeveria. Për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit gjithsej janë parashtruar 19 amandamente, prej të cilave 10 nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, të përpunuara në bashkëpunim me Asociacionin e bastoreve sportive të Maqedonisë (ABSM) dhe Asocioacionin e organizatorëve të lojërave me fat (AOLF). Komisioni gjatë seancës së djeshme ka shqyrtuar dhe nuk ka miratuar katër amandamente të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Debati i amandamenteve mund të zgjas më…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se mëngjesin e sotëm në orën 06:33 në numrin e emergjencës 112 është raportuar për një zjarr në një banesë në një pallat banimi në katin e 6-të të rrugës. “Pandil Shishkov” në Komunën e Aerodromit. Ekipet e Brigadës së Zjarrëfiksëve qytetit të SHkupit menjëherë kanë shkuar në vend dhe shuar zjarrin pa u përhapur në apartamentet fqinje. Nga zjarri me gjasë ka mbetur i vdekur një person i moshuar i palëvizshëm. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 15 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrëfikse.Pa Censurë
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadka, i cili mbrëmë ka arritur në Kosovë së bashku me një delegacion shoqërues irlandez, sot do vazhdojë takimet në Kosovë Ai nga ora 9.30, do të ketë pritje me ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu, nga ora 09.35, mbahet takimi ndërmjet dy delegacioneve, kurse nga ora 10.30 do të mbahet konferenca e përbashkët e kryeministrit Kurti dhe kryeministrit të Irlandës, Varadkar. Ndërkaq në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të presë në takim kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Për vizitën zyrtare të kryeministrit të rlandës, Leo Varadkar së bashku me një delegacion…
Sot janë mbushur plot 25 vite që kur u vra ish drejtori i Qendrës Informative të Kosovës, Enver Maloku, ish bashkëpunëtor ish presidentit Ibrahim Rugova dhe kolumnist i gazetës “Bota sot”, Enver Maloku. Ishte 11 janari i vitit 1999, kur Maloku u vra në sytë e gruas dhe të fëmijëve, vetëm pak metra prej banesës së tij në katin përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit. Edhe vrasja e Enver Malokut konsiderohet në radhën e vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë. Ashtu si në rastet tjera, edhe kjo vrasja ka mbetur e pa zbuluar tash e 25…
Paralajmërimet e bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë-Hercegovinë, qoftë nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë apo ambasadorë individualë nga anëtarët e Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), nuk e penguan festimin e Ditës së Republikës Serpska(RS) në Banja Luka. Për të shtatën herë që nga vendimi i parë i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës (B-H), e cila e shpalli 9 janarin antikushtetues për festimin e Ditës së RS-së, deri më tani është mbajtur parada më e madhe e pjesëtarëve të policisë dhe sektorit civil, me mbi tre mijë pjesëmarrës. Analizat po vazhdojnë “Tani duhet të largohemi nga 9 janari 2023 dhe të shikojmë…
Kur Aeroporti Ndërkombëtar Kansai i Japonisë (KIX) u hap në vitin 1994, ai u konsiderua një mrekulli inxhinierike – dhe ka kushtuar afërsisht 20 miliardë dollarë për t’u ndërtuar. Aeroporti Ndërkombëtar Kansai në Japoni është një qendër kryesore udhëtimi që u shërben disa prej qyteteve më të mëdha të vendit dhe pret miliona pasagjerë në vit. Megjithatë ka një problem. Aeroporti u mirëprit kur u hap për herë të parë në vitin 1994 si një zgjidhje për mbipopullimin në aeroportin më të afërt në Osaka – por vetëm 30 vjet më vonë ai po fundoset ngadalë në det, shkruajnë…
Situata e ndjeshme e sigurisë në rajon ka alarmuar shtetet më të fuqishme në botë. Për këtë arsye, një vizitë të rëndësishme në Kosovë ditë më parë e bëri sekretari i jashtëm britanik, David Cameron, ku u taku me krerët shtetëror kosovar dhe me ushtarët britanik. Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, vlerëson se vizita e David Cameron në Prishtinë, dëshmon edhe njëherë se Britania e mbështet fuqishëm Kosovën. “Mbretëria e Bashkuar së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera aleate shprehën shqetësimin e tyre për situatën e sigurisë në rajon, veçanërisht në Kosovë dhe në…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë vitit që lam pas, por që epilog ka marrë gjatë ditës që lamë pas, pasi kryerësi i veprës penale është kapur nga policia e Maqedonisë së Veriut. Gjatë ditës së djeshme, policët kanë bastisur 5 lokalitete në Probishtip dhe një në Shtip, dhe si rezultat kanë privuar nga liria L.N.(43) nga Probishtipi, transmeton TV21. “L.N. më datë 21.12.2023 rreth orës 13.00 me sëpatë ka hyrë në oborrin e Shkollës së Mesme Komunale “Naum Naumovski Borçe” në Probishtip dhe i ka kërcënuar të punësuarit, me spërkatës ka shkruar porosi në muret e jashtme të…
Ajri në Maqedoninë e Veriut është më i ndoturi gjatë muajve të dimrit. Nga Eco Guerilla theksojnë se qytetarët po vuajnë pasojat e faktit që autoritetet përkatëse nuk mund të ndërmarrin hapa konkret për ta zgjidhur këtë problem, shkruan Portalb.mk. Тë dhënat e fundit të Insititutit për Shëndet Publik thonë se 20% e vdekjeve apo mbi 4 mijë vdekje në vit në Maqedoninë e Veriut janë si pasojë e ndotjes së ajrit. Kjo, sipas Eco Guerillës, “duhet të shërbejë si një kambanë alarmi se është koha e fundit për të vepruar”. Niveli i ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut…
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit, me atë të arrestit shtëpiak, të dyshuarit për dhunimin e 10 vjeçares në që kishte ndodhur vitin e kaluar në këtë komunë. Kjo gjykatë gjatë ditës njëjtë ka vendosur edhe për nënën e viktimës, meqë e njëjta dyshohet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”. Megjithëse, Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte kërkuar që dy të dyshuarve tu caktohet masa e paraburgimit, gjykata vendosi masë më të butë. “Gjykata ka refuzuar propozimin e prokurorit të shtetit për vazhdimin e masës së paraburgimit sa i përket bazës ligjore konform nenit 184 par.1…

