Author: Hamdi Kumanova

Pas 22 ditëve luftë për jetë, në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë një fëmijë dyvjeçar nga Kërçova, e cila ishte rrahur nga babai i tij. Policia dje në Kërçovë e ka arrestuar personin F.D (30) nga Kërçova, babai i foshnjës vajzë. “Dyshohet se me datë 18.12.2023, në shtëpinë familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup, ku me datë 08.01.2024 ka ndërruar jetë”, njofton SPB Ohër. Në koordinim me prokurorin publik, kundër…

Lexo më Shumë

NGA ASLLAN DIBRANI Eksperti Jeton Halimi, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me shqiptarët në rajon. Ai përmes artikullit me titull “Nuk lejon destabilizim , eksperti nga Maqedonia do ta arrestojë Kurtin nëse vjen edhe njëherë ne Maqedoni…” Artikulli është i botuar ne Bota Sot prandaj vendosa te reagoj kundër këtij matrapazi politik si më poshtë: Mafia shqiptare në politikë kanë frikë nga demokracia dhe drejtësi e vërtetë. Këtu forca politike kanë frikë nga ALBIN KURTI qe promovon demokraci dhe dënim te…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski thotë se për ta nuk është thelbësore zgjedhja e anëtarit të shtatë të Komisionit, por do të ishte mirë që për zgjedhje të kompletohet KSHZ-ja dhe të punojë në përbërje të plotë. Lidhur me zgjedhjen e anëtarit të shtatë të KSHZ-së, Dashtevski gjatë pjesëmarrjes në Televizionin Sitell ka thënë se është në interes të shtetit që “të mos lëmë njollë të zezë në sytë e OSBE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”. “Nuk do të hyja në politikë. Konsideroj se edhe anëtari i shtatë do të zgjidhet. Siç dëgjuam në publik, se ka kohë të…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit voton pro iniciativës që “balancuesi” të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese për kushtetutshmërinë në bazë të Ligjit për nëpunës administrativ dhe Ligjit për shpërndarje dhe punësime sipas programit K5 për përfaqësim adekuat të bashkësive etnike. Me katër vota pro dhe dy kundër Anti-Korrupsioni miratoi propozimin që të dërgohet nismë në Kushtetuese për ta vazhduar, ndërprerë apo anuluar metodologjinë e punësimit në sektorin publik të ashtuquajtur “balancuesi”.

Lexo më Shumë

Bekim Neziri ka ardhur në Gjykatën Penale, pasi gjykata duhet të marrë vendim pas ankesës së Prokurorisë për paraburgosjen e Nezirit për sulmet në M-NAV. Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka ngritur lëndë në lidhje me ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për sulmin në M-NAV më 4 janar, në të cilën kërkohet që katër të naluarit për këtë rast të marrin masën e paraburgimit, në vend të masat e të përcaktuara më herët nga gjykata penale.

Lexo më Shumë

Dje (10-janar) në orën 11:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Kosovska” në Tetovë një automjet i panjohur pasagjerësh ka goditur këmbësorin 64-vjeçar T.A. nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit këqyrjen e ka kryer ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë. Janë marrë masat për gjetjen r automjetit pjesëmarrës në aksidentin e trafikut.Pa Censurë

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) fillon procesin e debatit publik sa i përket ligjit për masat restriktive, këtë e paralajmëroi sot ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, shkruan Alsat. “Si qëllim të masave restriktive që përveç sigurisë dhe zhvillimit të demokracisë e vendosim edhe korrupsion, luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare si dhe kërcënimeve hibride ndaj shtetit. Këto janë qëllime shtesë që vendosen me këto ndryshime të ligjit. Shtohen aktet juridike të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar si bazë për vendosjen e masave restriktive nga shteti, përveç atyre të BE-së dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar borxhlinjtë më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për kompani, ndërmarrje publike dhe persona fizikë që i kanë borxh shtetit 164.3 milionë euro detyrime tatimore, përcjell INA. Sipas DAP, 1857 kompani dhe 3716 qytetarë nuk i kanë të shlyer tatimet ndaj shtetit. Numri është rritur për të dyja kategoritë e debitorëve – për të parët me 25, dhe për të dytin me 74. DAP ka publikuar listën e të gjithë atyre që borxhet e tyre duhet të arkëtohen deri më 30 shtator, por nuk janë paguar nga fundi i vitit…

Lexo më Shumë

Drejtor Ekzekutiv Instituti për Studime Evropiane dhe Global, Jeton Halimi, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me shqiptarët në rajon. Ai theksoi se Edi Rama e fali Kurtin që u fut në zgjedhjet e Shqipërisë, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, nëse Kurti merr dhe njëherë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, do të arrestohet nga autoritetet ligj-zbatuese. “Kurti u fut dhe tek zgjedhjet e Shqipërisë por, që ishte i pasuksesshëm. Rama në…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, pasi ai i kishte përdhunuar të bijën që kishte nga martesa e parë për 9 vite me radhë. Sipas mediave të huaja, avokati i babait 50-vjeçar tha se vajza u kishte thënë motrave të saj në përgjithësi për ngacmime seksuale, jo përdhunime, pa përmendur emrin e personit. Po ashtu, avokati shpjegoi se klienti i tij “nuk e pranon se ishte vrasës dhe pohon se nuk ishte në gjendje të qetë shpirtërore kur ndodhi krimi.”. Siç…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij të punës në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me zëvendësndihmësin e Prokurorit Publik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brus Shvarc dhe drejtorin ekzekutiv të ICITAP, Gregori Dackt, në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan sot nga MPB. Duke theksuar se drejtësia dhe siguria e brendshme janë shtylla të çdo shoqërie të qëndrueshme demokratike, Spasovski theksoi se në këtë pjesë mbështetja nga SHBA-ve  ka një rëndësi të madhe. “Në këtë rrugëtim për Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështetja dhe bashkëpunimi me…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë për paralajmërimin për ndryshim të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve, përcjell TV21. Milloshoski thotë se me këtë po keqpërdoret flamuri europian, për pranimin e 100 gjykatësve dhe prokurorëve të rinj, përmes provimit me shkrim, në vend të atij elektronik. “Arsyetimi është për shkak të problemit të paparashikuara në prokurimin e softuerit elektronik për kalimin e testit kualifikues në Akademinë e Gjykatësve. Por ky manipulim hidhet poshtë me nenin 55 të Ligjit për Prokurimin Publik, ku nëse diçka është urgjente, mund të bëhet një prokurim i menjëhershëm dhe i pashtyrë i…

Lexo më Shumë