Gruaja e 50-vjeçaritit i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivani pasi i përdhunonte vajzën rregullisht prej 9-vitesh në Greqi, ka dalë në mbrojtje të të vëllait. Në një intervistë për median greke ERT ajo është pyetur nëse e beson faktin se i vëllai ka abuzuar me thjeshtrën e saj, ajo shprehet se nuk e beson. Ndërsa e pyetur nëse do shkonte të takonte bashkëshortin e saj në paraburgim gruaja ka thënë se jo. “Çfarëdo që është bërë, ka një ligj, ai nuk duhet t’i bënte këto gjëra. Së bashku kemi një vajzë që tani është 10 vjeç…” tha njerka…
Author: Hamdi Kumanova
Falë teknologjisë, ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë dhe të përgatiten për hedhjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë. Ajo rrallë e huq objektivin. Vepron në një distancë nga 65 deri në 4 mijë metra. Një raketë “Javelin” kushton rreth 180 mijë dollarë Raketat amerikane antitank “Javelin” së shpejti pritet të jenë pjesë e armatimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK). Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e këtyre raketave, e cila, sipas procedurës, do të përcillet…
Ndihma amerikane për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë ka ndalur. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Johny Kirby, pas shterimit të fondeve të akorduara nga Kongresi, ndërsa Uashington vazhdojnë negociatat mes demokratëve dhe republikanëve për një paketë të re ndihme, e cila mund të lidhet me masat e reja të sigurisë në kufirin me Meksikën kundër krizës së emigranteve. Ndihma e fundit që Uashington i ka dhënë Ukrainës ishte në muajin nëntor të vitit të kaluar. Paketa në vlerë prej 100 milionë doallarë përfshinte armë dhe pajisje që ishin autorizuar më herët. Në këtë…
Në konferencën e sotme për media të koalicionit “Lëvizja Evropiane për Ndryshim”, kryetari i “Lëvizjes Demokratike” Izet Mexhiti tha se janë në takime me partinë politike “Aleanca për Shqiptarët” që t’i bashkangjiten opozitës shqiptare në koalicion. Sa u përket zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit, ai tha se nuk e përjashton Rufi Osmanin si kandidat për president të RMV-së. Ndërkaq, theksoi se BDI është pengesa kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian , duke folur për reagimin e ambasadorit holandez Dirk Jan Kop në lidhje me përzierjen e politikës në gjyqësor gjatë takimin me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, Portalb.mk. Kryetari i…
MPB nuk ka kapacitet të japë 2.5 milionë pasaporta deri më 12 shkurtë thotë kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, me këtë intensitet që po punohet, ndryshimi i të gjitha pasaportave mund të arrihet deri në vitin 2027”. “MPB s’ka kapacitet të lëshojë 2.5 milionë pasaporta”, thotë Mickoski “Aty ke dy aparate që punojnë nga 7 deri ne 10 orë në ditë, secila prej tyre ka një kapacitet prej 120 pasaportash në orë ose, nëse e reduktojmë në punë të vazhdueshme pa ndërprerje, mund të ndërroni maksimumi gjysmë milion pasaporta në vit edhe atë në kushte ideale, me…
Kompania e djalit të Sasho Mijallkovit, “Best way investment” i bleu banesat luksoze në Vodno që u konfiskuan në rastin “Perandoria”. Banesat ndodhen në Vodno, në rrugën Sllavejko Arsov në afërsi të shtëpisë së Mijallkovit. Njërsa banesë është 73 metër katrorë e vlerësuar 101.500 euro dhe tjetra 78 metër katrorë në vlerë prej 106.800 euro si dhe garazhi prej 30 metër katrorë e vlerësuar 20.400 euro. Drejtori për Agjencisë për menaxhimin e pasurive të konfiskuara, Driton Nebiu për “Fokus”, thotë se kjo është situatë paradoksale dhe fajëson ligjin. “Ligji ndalon vetëm të dënuarin të merr pjesë në shitjen e pronës…
Nga 10 deri me 28 janar të vitit 2024, në bastoret e “Sport Life” do të realizohet ksioni “EKSPERT PËR HENDBOLL”, në shënimin e garës evropiane për hendboll për meshkuj EHF-EURO 2024. Të gjithë ato që do t`i luajnë tiketat me ndeshje kryesisht nga oferta për hendboll, të dëshmuara me klub kartelën e Sport Life dhe të cilët do të kanë koeficient të tiketës fituese në periudhën e promovimit, i presin tre dhurata kryesore: 60.000 denar ( vendi i parë), PlayStation 5 ( vendi i dytë) dhe një milion pikë për dhurata nga marketi SL ( vendi i tretë). “…
Ministria e Jashtme prezantoi ndryshimet në ligjin për masat restriktive, me të cilat listat e zeza të SHBA-së do të futen në sistemin juridik të vendit tonë, shkruan Alsat. Në ligj sipas ministrit Osmani, përveç veprave të tjera për të cilat aktualisht parashihen masa restriktive, parashihet edhe përfshirja e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit. Osmani sqaroi se me ligjin e ri nëse Qeveria bën thirrje te Prokuroria Publike për ndonjë person që gjendet në listë, ajo është e obliguar që të fillojë procedurë hetimore. Me fillimin e procedurës, parashihet që të fillojë procedura e konfiskimit…
Turqia, Rumania dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje të enjten mbi një plan të përbashkët për pastrimin e minave që lundrojnë në Detin e Zi si rezultat i luftës në Ukrainë, pas muajsh bisedimesh midis aleatëve të NATO-s. Ministri turk i mbrojtjes Yasar Guler, homologu i tij rumun Angel Tilvar dhe zëvendësministri i mbrojtjes i Bullgarisë Atanas Zapryanov nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Stamboll për të formuar një nismë trepalëshe për të pastruar eksplozivët, raporton Reuters. “Me fillimin e luftës, një kërcënim i minave lundruese në Detin e Zi është shfaqur. Për ta luftuar atë…ne ramë dakord të formojmë një grup…
Finlanda do të zgjasë mbylljen e kufirit të saj me Rusinë, vendim ky i cili ishte caktuar të përfundonte më 15 janar, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Sari Essayah të mërkuren për transmetuesin publik. “Kufiri do të mbetet i mbyllur,” tha Essayah kur u pyet nëse kufiri do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj. Mediat finlandeze kishin raportuar më parë se qeveria do të zgjaste masën. Finlanda mbylli kufirin për të ndaluar një numër në rritje të azilkërkuesve që të hynin në vend dhe tha se Moska kishte orkestruar fluksin e njerëzve, një akuzë që Kremlini e…
Ende nuk ka zgjidhje për kaosin e krijuar para sporteleve të MPB-së. Qytetarët vazhdojnë të presin me orë në radhë të gjata për marrjen e dokumenteve me emrin e ri të shtetit. Më shumë ankesa vijnë nga personat me nevoja të posaçme të cilët pavarësisht gjendjes së tyre detyrohen të presin me orë, disa ditë me radhë dhe prapë kthehen duar bosh. Ata kërkojnë nga institucionet që dokumentet të paktën personave me nevoja të posaçme dhe të moshuarve t’i dërgojnë me postë. “Për invalidë duhet të jetë veç, për gra me fëmijë veç, dhe për të sëmurë veç, me dokument…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të enjten se një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës nuk do të çonte në dialog politik dhe se nga diçka e tillë do të përfitonte vetëm Moska. Gjatë një turneu në rajonin e Baltikut, Zelensky u tha gazetarëve në kryeqytetin estonez, Talin, se çdo pauzë do të rrezikonte lejimin e Rusisë të rigrupohet dhe të rrisë furnizimin e saj me municione. “Ne nuk do të rrezikojmë”, tha ai. “Pauza nuk do të çonte në përfundimin e luftës, nuk do të çonte në dialog politik me Rusinë apo dikë tjetër… Dhe faleminderit Zotit…

