Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se letërnjoftimet, të cilat janë për përdorim të brendshëm, do të vlejnë edhe pas përfundimit të afatit për zëvendësimin e tyre, ndërsa për pasaportat do të shqyrtohen të gjitha opsionet. “Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet në mënyrë që nëse është e nevojshme, të zgjatet afati i tyre, pasi ato u shërbejnë qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit”, tha Kovaçevski. Ai njoftoi se punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë lëshuar tashmë një milion e dyqindmijë pasaporta të reja në vend. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri për iniciativën e OBRM-PDUKM-së tha…
Author: Hamdi Kumanova
Gjashtëdhjetë e dy vjeçari J.I. dje (11-janar) në ora 17:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se para një marketi në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga një person nga Shkupi. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.TS
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se edhe miqtë e tij ndonjëherë nuk janë të sigurt se kush është ai, për shkak të thashethemeve të shumta se ai përdor sozi në paraqitjet e tij të shumta. Putini po fliste para një audience në Chukotka, në lindjen e largët të Rusisë, kur i bëri komentet. “Kur shpesh herë takoj shokët e mi të klasës ose kolegë të universitetit, ata shpesh më shikojnë dhe më thonë, ‘nuk e besoj, a je në të vërtetë ti apo jo?’”, deklaroi presidenti rus. “Një person nuk e di gjithmonë se si do të sillet kur e…
Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, janë hapur dhjetëra konkurse për për punësime në ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore. Më shumë se 500 administratorë janë duke u kërkuar në shpalljet e publikuara në ditët e fundit të vitit të kaluar dhe në ditët e para të këtij viti, sipas të dhënave të Agjencisë për Administratë. Opozita akuzon për blerje apo ryshfet parazgjedhor, nga ana tjetër qeveria thotë se ka realisht nevojë për staf të ri në administratën publike. Nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, në disa raste është kërkuar sqarim se pse punësimet e tilla bëhet pikërisht…
Dyzet e një vjeçarja nga Gostivari, dje (11-janar) në orën 12.00 në SPB Tetovë ka raportuar se nga A.S. nga Gostivari ka blerë një banesë dydhomëshe, pas së cilës prej tij i ka marrë çelësat e banesës, i ka paguar shumën e kontraktuar, por pas një kohe te raportuesja kanë ardhur disa persona të tjerë dhe i kanë thënë se banesa nuk është pronë e personit që më parë ia kishte shitur asaj, kështu që ajo e kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot theksoi se nuk do të takohen me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zgjidhjet kadrore me të cilat do të marrin pjesë në qeverinë teknike. “Për zgjidhjet kadrore nuk mund të takohemi, sepse çdo parti politike i jep zgjidhjet e veta kadrore në një qeveri teknike apo në ndonjë qeveri tjetër koalicioni. Sipas formës dhe esencës së saj, kjo qeveri është një koalicion në të cilin opozita do të marrë pjesë me resortë përcaktuar saktësisht sipas Ligjit për Zgjedhjet dhe Ligjit për Qeverinë, tha Kovaçevski gjatë vizitës në Klinikën për sëmundje kirurgjikale…
Ambasadori evropian David Geer në një intervistë për AIM thekson se shqetësimi kryesor për ndryshimet e shpejta të Kodit Penal është mundësia e rritjes së pandëshkueshmërisë dhe ajo që është treguar me kalimin e kohës, siç tha, është se pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve, mosndëshkueshmëria është rritur. “Ajo që tërhoqi vëmendjen dhe shqetësimin tonë ishin ndryshimet në Kodin Penal. Ne ishim të shqetësuar në atë kohë se kjo do të çonte në më shumë pandëshkueshmëri, kishte keqpërdorim të flamurit evropian, por shqetësimi kryesor ishte se kjo mund të çonte në mundësi më të mëdha për mosndëshkim. Dhe ajo që…
Detaje të tjera janë bërë publike në lidhje me vrasjen e 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati, në Selanik të Greqisë. Autor i kësaj ngjarje dyshohet se është partneri i saj, një 39-vjeçar grek me emrin Akis dhe një shoku i tij, një 34-vjeçar. Siç shkruan “Protothema”, ka qenë ky i fundit që ka rrëfyer gjithçka pasi ka vënë re se po i shtrëngohej laku në fyt teksa policia po shkonte drejt zbardhjes së ngjarjes. Ai ka treguar për autoritetet çfarë ndodhi para dhe pas vrasjes brutale të gruas, e cila ndër të tjera ishte edhe shtatzënë. Sipas hetimeve, 34-vjeçari pretendon se…
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një tenderi synon të punësoj ekspertëve për programin e banimit të përballueshëm në Republikën e Kosovës, e ku vlera e këtij tenderi është hiç më pakë se 105 mijë euro. Sipas njoftimit të publikuar thuhet se qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës, në mënyrë institucionale, financiare dhe teknike, si dhe i qëndrueshëm nga ana sociale, mjedisore dhe ekonomike. Përmes këtij tenderi ministria synon të punësoj: një profesionist për fushën dhe politikave të banimit, 3 arkitektë për përgatitjen teknike të projekteve për banim të përballueshëm, dy profesionist i Fushës për ndërtimtari,…
Mënyra më efekase për ta parandaluar përhapjen e pertusisit (kollës së mirë) është vaksinimi, nuk është as mbyllja e kufijve, nuk është as mbajtja e maskave, nuk është as larja e duarve, edhe pse nuk duhet t’i minimizojmë si masa mbrojtëse, thotë Dr. Zllate Mehmedoviqi nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Ai në emisionin Vin Vin në televizinin Telma, theksoi se efektiviteti i vaksinimit kundër kollës së mirë është 90 për qind. “Kjo do të thotë që nëse kjo është linja e parë, të gjitha këta elementë të tjera shoqëruese të cilat mund t’i përdorim, mendoj se mbyllja e kufijve është…
Në Departamentin e Shtetit Amerikan, ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së, Oliver Spasovski, ka takuar ndihmës sekretarin e shtetit amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. Siç njoftojnë nga MPB, takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u diskutua për disa tema, duke përfshirë mbështetjen e SHBA-së për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin në përgjithësi, progresin në luftën kundër korrupsionit, si dhe listën e sanksioneve amerikane. “Nëpërmjet programeve të trajnimit, operacioneve të përbashkëta, modernizimit të njësive të Ministrisë së Brendshme, ne kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara në respektimin e shtetit ligjor dhe veçanërisht në…
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se janë shpëtuar personat që mbrëmë kanë ngecur në dëborë në afërsi të Ponikvës. Siç sqarojnë QMK, të ngecurit në borë në afërsi të Ponikvës në Bjeshkët e Osogovës janë dërguar në vend të sigurt, ndërsa automjeti i tyre është nxjerrë nga bora. “Ky është reagimi i shkurtër nga terreni pas operacionit të shpëtimit të shërbimit vullnetar të shpëtimit malor “Osogova” nga Koçani, MPB-së dhe subjekteve dhe qytetarëve të tjerë të angazhuar. Konkretisht, dje në ora 17:45 është marrë informacion për persona të ngecur me një automjet terreni në borë në Ponikavë, malet e…

