Një djalosh 19-vjeçar e ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që sonte ka ndodhur në rrugën rajonale drejt Vevçanit. Aksidenti ka ndodhur kur automobili “audi”, të cilin e ka drejtuar 19-vjeçari, ka dalë nga rruga. Djaloshi ka humbur jetën në vendin e aksidentit, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk. “Me datë 13.01.2024 rreth orës 01:20 në SPB Ohër, është raportuar se në rrugën rajonale për Vevçan, afër fshatit Podgorci të Strugës, automjeti “audi” me targa të Vevçanit i drejtuar nga M.M. (19) nga Vevçani ka dalë nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit”, informojnë nga…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi në emisionin “A më dëgjon” ka folur rreth sfidave në politik si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe krijimin e frontit evropian. Në pyetjen e moderatorut drejtuar Xhaferit, se a u ka dëmtuar largimi i Izet Mexhiti nga BDI, ai ka deklaruar se BDI nga viti 2002 ka korrur vetëm fitore. “Ndarja e një eskponenti që ju e përmëndët nuk e ka dëmtuar BDI-në, shkëputje të tilla të vogla BDI ka pasur edhe në të kaluarën, megjithatë askush nuk ka mundur ta lëkund BDI-në, sepse ne jemi me qytetarët”, ka…
Drejtoresha e DAP-it dhe njëherazi nënkryetare e LSDM-së Sanja Llukarevska në emisionin “Trilling” në TV24, tha se e kanë për obligim që të publikojnë në baza mujore personat juridikë dhe fizikë dhe nëse janë zbatuar të gjitha mekanizmat e mundshëm të inkasimit të tatimit. Ajo theksoi se numri i debitorëve është në rënie dhe shuma e borxhit tatimor po zvogëlohet gradualisht. Njëkohësisht ajo paralajmëroi edhe publikimin e dy rasteve konkrete të debitorëve tatimor që do të shpallen të hënën në një konferencë për media. Në lidhje me publikimin e kompanive të naftës që kanë shmangur tatimet, Llukarevska ka treguar…
Një person është vënë në pranga të Policisë në Korçë. Nga kontrollet e kryera, në lokalin e tij në fshatin Boboshticë u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike si dhe një shumë e konsiderueshme parash. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Gjykata Themelore Penale caktoi arrest shtëpiak për të dyshuarin e pestë për sulmin në M-NAV, i cili u arrestua mbrëmë në kufirin me Kosovën. Prokuroria Themelore Publike Shkup njoftoi se kundër këtij vendimi do të ankohet. “Për personin e dyshuar për veprën penale – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror, i cili për disa ditë ka qenë i pakapshëm për organet e rendit dhe dje i është hequr liria në vendkalimin kufitar, Gjykata Themelore Penale Shkup ka caktuar masën e arrestit shtëpiak”, njoftoi prokuroria. Dje është bërë e ditur se është arrestuar edhe personi i pestë, i dyshuar për depërtimin…
NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT ME RËNDËSI KONFISKIMI I PRONËS SË JASHTËLIGJSHME Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, i cili gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” është prononcuar rreth zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoninë e Veriut, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambicjet personale për momentin nuk janë të rëndësishme – thotë Ministri Spasovski i pyetur nëse do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Sipas tij, siç njofton Klan M, me rëndësi është të zgjidhet kandidati më I mirë për president dhe kandidatët më të mirë për deputetë. “Procedurat vijojnë,…
Zyrtarë dhe ekspertë të ndryshëm kanë ndarë mendimet e atyre rreth arsyes pse po armatoset Kosova. Rashit Qalaj, anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Partia opozitare Demokratike e Kosovës, vlerëson se Kosova është e detyruar të jetë më e përgatitur në aspektin e pajisjeve dhe armatimit pas sulmit në Banjskë dhe kërcënimeve të shpeshta nga Serbia për të ngritur gatishmërinë luftarake rreth kufijve me Kosovën. Mendim të ngjashëm ndajnë edhe ekspertët nga agjencia e inteligjencës së mbrojtjes, Janes, me seli në Croydon të Britanisë së Madhe. “Serbia ka ndjekur një linjë militante kohët e fundit…
Ligji për Lojërat e Fatit në Maqedoni ka shkaktuar një valë të fuqishme kundërshtimesh dhe akuzash për shkelje të demokracisë dhe dhunë ndaj parlamentit. Kritikat vijnë nga Shoqata e Basteve Sportive në Maqedoni, e cila ka shpallur se do të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të anuluar ligjin e diskutuar. “Në emër të Bashkimit Europian, djepit të demokracisë, po bartet një ligj me flamurin europian që synon të shkatërrojë operatorët e licencuar, ndërkohë që Qeveria hap tre kompani të reja të lojërave të fatit online. Qëllimi është i qartë, marrja e plotë e lojërave të fatit nga individët…
Tani është momenti i interesave të përbashkëta, kur BE-ja ka nevojë për ne dhe ne kemi nevojë për BE-në. Dhe kjo mundësi unike për të vazhduar në atë rrugë do të realizohet. Qytetarët dhe kompanitë tashmë po ndjejnë përfitimet e anëtarësimit në NATO, por ato do të shumëfishohen, me vazhdimin aktiv të integrimit evropian dhe anëtarësimit të plotë, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një panel diskutimi mbi “Përfitimet ekonomike të integrimit në BE për kompanitë dhe qytetarët në Maqedoninë e Veriut”. Ai tha se qëllimi nuk është të bindim, sepse vullneti i shumicës për BE është i qartë, por të…
Gjatë janarit 2024 ose në fillim të shkurtit, paratë nga “TVSH-ja ime” pritet të mbërrijnë në llogaritë e qytetarëve që skanojnë llogaritë fiskale. Bëhet fjalë për pagesën e rimbursimit të taksës përmes projektit “TVSH ime” për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, përcjell INA. Administrata e të Ardhurave Publike (APP) duhet të paguajë paratë brenda 60 ditëve nga përfundimi i tremujorit. Nga janari 2023 është rritur pragu për rimbursim të një pjese të TVSH-së të shprehur në llogaritë fiskale, nga 1800 denarë për një tremujor në 2100 denarë.(INA)
Të shtunën do të punojnë sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme në RTVM dhe Beko. Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se të shtunën (13.01.2024) sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme do të jenë të hapura në objektet në Beko dhe RTVM në Shkup (nga ora 08:00 deri në ora 16:00). Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë të ditëve më parë deklaroi se kjo që po u bëhet qytetarëve është turp dhe se ka kërkuar që afati për ndryshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve personale të shtyhet deri në shtator ose tetor. I pyetur për këtë…
Një lajm tragjik ka ndodhur në Vevçani mëngjesin e sotëm. Në një aksident të rëndë trafiku ka humbur jetën djali i ish-deputetit Krsto Mukoski. ”Me datë 13.01.2024 rreth orës 01:20 në SPB Ohër, është raportuar se në rrugën rajonale për Vevçan, afër fshatit Podgorci, automjeti i pasagjerëve “Audi” nga Struzi me targa të Vevçanit i drejtuar nga M.M. (19) nga Vevçani ka dalë nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga stacioni policor i Strugës, njoftojnë nga MPB.

