Stevo Pendarovski, pasi mori mbështetjen e LSDM-së për kandidaturën e tij për mandatin e dytë presidencial sonte në Kongresin e partisë, theksoi se “nëse VMRO-DPMNE arrin t’i detyrojë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre dhe nëse arrijnë që maqedonasit të njihen në Bullgari si pakicë do të jetë i pari që do të anëtarësohet në VMRO-DPMNE”, informon PRESSonline.al
“Bëhet fjalë për muhabet fëmijësh”, shtoi Pendarovski.
“Pres fitore të dyfishtë, sepse qytetarët e Maqedonisë e dinë se alternativa ndaj asaj që po ofrojmë, me të gjitha gabimet që i pranojmë dhe për të cilat kemi kërkuar falje publike dhe do të kërkojmë falje, është shteti i robëruar, është malltretimi i administratës nga ana e atyre të cilët nuk janë të tyre, krim i përmasave të mëdha dhe izolim total i shtetit nga integrimet euroatlantike”, tha Pendarovski, përcjell PRESSonline.al
Ai shtoi se me këtë alternativë Maqedonia do të jetë në margjinat e Evropës dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e BE-së.
“Teza e tyre është, së pari do të vijmë në pushtet, do të mundohemi ta vendosim ekonomikisht Maqedoninë në baza të shëndosha dhe ata u thonë ambasadorëve të huaj, në gjysmën e dytë të mandatit tonë, do të përpiqemi të arrijmë marrëveshje me bullgarët. Në çfarë mënyre – në atë mënyrë që ne do t’i detyrojmë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre, në mënyrë që maqedonasit tanë që jetojnë atje të njihen. Nga këtu po u them, nëse arrijnë t’i fusin maqedonasit në Kushtetutën e Bullgarisë, t’i detyrojnë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre dhe nëse maqedonasit që janë atje në një numër të madh ia dalin të njihen si pakicë kombëtare, unë do të bëhem i pari që do t’i bashkohem VMRO-DPMNE-së. Dhe bëhet fjalë për muhabete fëmijësh”, tha Pendarovski, përcjell PRESSonline.al