Author: Hamdi Kumanova

Ambasadori i BE-së Dejvid Gir, në intervistë për MIA-n, duke bërë një paralele midis asaj që ndodhi në Samitin e dhjetorit të BE-së, kur e ashtuquajtura “kafe e Orbanit” mundësoi vendimin për fillimin e bisedimeve për Ukrainën dhe Moldavinë dhe nëse kjo mënyrë e marrjes së vendimeve ishte e mundshme për Maqedoninë e Veriut, shprehet se zgjidhja për vendin është vënë në tryezë në korrik të vitit 2022, kur, siç tha ai, u hapën bisedimet e aderimit, e për të kaluar në hapin tjetër, është e nevojshme të zbatohen ndryshimet kushtetuese, që është një vendim sovran i vetë vendit. Ai…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka publikuar të dhënat dhe mbledhjen e përgjigjeve të marra nga qytetarët për kushtet e jetesës në çdo kryeqytet evropian, përcjell INA. Pyetjet që u janë drejtuar qytetarëve janë nga më të ndryshmet, por disa kryesore ishin: Cili qytet në Evropë është më i pastër apo më i sigurt? Në cilin qytet është i lehtë për të gjetur një punë apo një shtëpi të përballueshme? Cili qytet ka transportin më të mirë publik ose cilësinë e ajrit? Sipas raportit nga 83 qytete në të gjithë Evropën ku janë bërë sondazhe, Tirana dhe Shkupi rezultojnë të jenë nga qytetet…

Lexo më Shumë

Nëna 37-vjeçare greke e cila akuzohet se ka rrahur për vdekje foshnjën e saj 6-muajshe ka shkuar në burg. Pas një procesi rreth tre orë prokurori mori vendimin që nëna të futej në burg. Sipas raportimeve nga mediat greke babi i foshnjës i ka bërtitur “Turp të kesh” gjatë momentit që po bëhej transferimi i saj. Prokuroria ka ngritur kallëzim penal ndaj 37-vjeçares për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore. “Nuk mendoja se do e vrisja fëmijën tim në atë kohë..,” tha ajo. Përmes avokatit të saj, ajo ka paraqitur kërkesë për ekspertizë psikiatrike pasi raportohet se po…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Rusisë dhe ndihmësi i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Medvedev, paralajmëroi sot se Moska do ta konsideronte çdo lëvizje të Britanisë për të vendosur një mision ushtarak në Ukrainë si një deklaratë lufte kundër Rusisë. Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, i bëri komentet në përgjigje të vizitës së kryeministrit britanik Rishi Sunak në Kiev gjatë së cilës ai njoftoi një rritje të fondeve ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të blejë drone të rinj ushtarakë. “Shpresoj që armiqtë tanë të përjetshëm – britanikët arrogantë – të kuptojnë se vendosja e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se sot kanë nënshkruar një marrëveshje për përgatitjen e projektit për Rrugën e Kaçanikut, rrugë në gjatësi prej 3 km, transmeton Almakos. “ Sot së bashku me drejtorin e Regjionit Malor të Shkupit, Jane Micevski nënshkruam marrëveshjen për dokumentacionin projektues për Rrugën e vjetër të Kaçanikut, arterien kryesore në vendbanimin Vizbegë. Rrugë me gjatësi prej 3 km. Projekti do t`i përfshijë të gjitha fazat e nevojshme për përgatitje cilësore, asfalt dhe kanalizim fekal dhe atmosferik. Do të zgjidhim një problem të madh me dekada”, shkroi kryetari i Komunës së…

Lexo më Shumë

Më 30 dhjetor 2023, Presidenca spanjolle e Këshillit të BE-së njoftoi se Rumania dhe Bullgaria do të integrohen pjesërisht në zonën Schengen në mars 2024. Rumania dhe Bullgaria, të dyja anëtare të BE që nga viti 2007, u refuzuan në fund të vitit 2022 nga blloku në zonën e gjerë Schengen, brenda të cilës më shumë se 400 milionë njerëz mund të udhëtojnë lirshëm. Edhe pse Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian ka vite që siguron që të dyja vendet janë të përgatitura për të hyrë në Schengen, Austria dhe Holanda bllokuan pranimin e tyre deri më tani. Pas negociatave të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka përgënjeshtruar pretendimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovskit dhe ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska se NATO ka reaguar në lidhje me zhvillimet që kanë ndodhur së fundmi në M-NAV, përkatësisht incidentit të dhunshëm që ndodhi në hapësirat e këtij institucioni. Në një deklaratë për Klan Maqedoni, Osmani tha se, NATO nuk reagon për çështje të brendshme të shteteve anëtare dhe po të kishte ndonjë reagim, ai do të bëhej përmes Ministrisë së Jashtme apo delegacionit të vendit në Bruksel. “NATO nuk reagon për çështje të brendshme të vendeve anëtare. Nën një, NATO…

Lexo më Shumë

Zëvëndëskryeministri i parë i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën për bashkëfinancimin e rrugës Tetovë-Prizren. Grubi ka njoftuar se kjo rrugë do të kaloi nga “Kodra e Diellit” dhe do lidhet me tunel 6.4 kilometra me Kosovën. “Hapim shtigje të reja për ndërlidhje më cilësore me Republikën e Kosovës! Sot u nënshkrua Marrëveshja për bashkëfinancim të rrugës Tetovë – Prizren mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me çka ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit tonë ndërshtetëror po hyn në fazën e tij zyrtare të…

Lexo më Shumë

Enti shtetëror për revizion (ESHA) e ka publikuar rapotin përfundimtar nga revizioni i kryer në Gjykatën e lartë administrative Shkup. Me këtë rast, ka konstatuar se për periudhën 2020-2022 numri i lëndëve në punën shënon trend të uljes. “Kemi përmendur se në gjendjen e zgjidhjes së lëndëve gjyqësore mund të ketë ndikim ndërprerja e funksionit të gjyqtarit të 4 gjykatësve në Gjykatën e lartë administrative Shkup në bazë të plotësimit të kushtit për pension të moshës nga korriku i vitit 2022. Funksionin e gjyqtarit gjatë vitit 2022 e kryejnë një kryetar dhe 13 gjyqtarë deri më 30.06.2022, ndërsa deri në…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës bën me dije se si rezultat i kontrolleve në qytetin bregdetar janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje. Në pranga kanë përfunduar 2 shtetas që posedonin armë zjarri pistoletë, njëri në banesë, tjetri në automjet. Shtetasi A. B., 21 vjeç, u ndalua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Ndërkohë që personi i dytë shtetasi S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua pas kontrollit të automjetit që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, ku iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se letërnjoftimet, të cilat janë për përdorim të brendshëm, do të vlejnë edhe pas përfundimit të afatit për zëvendësimin e tyre, ndërsa për pasaportat do të shqyrtohen të gjitha opsionet. “Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet në mënyrë që nëse është e nevojshme, të zgjatet afati i tyre, pasi ato u shërbejnë qytetarëve për të udhëtuar jashtë vendit”, tha Kovaçevski. Ai njoftoi se punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë lëshuar tashmë një milion e dyqindmijë pasaporta të reja në vend. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri për iniciativën e OBRM-PDUKM-së tha…

Lexo më Shumë