Një udhëheqës bande i lidhur me shqiptarët i njohur si “The Savage” është arratisur nga burgu në Ekuador, ndërsa kartelet kriminale përshkallëzojnë betejën e tyre për pushtet në rrugët e vendit. Sipas “The Telegraph”, Fabricio Colón Pico ishte një nga 38 të burgosurit që u arratisën nga burgu qendror i Riobamba pasi rojet atje u morën peng mes një vale gjakderdhjeje që ka përfshirë kombin e Amerikës së Jugut ditët e fundit. 44-vjeçari është kreu i dyshuar i bandës Lobos, ose të quajtur ndryshe Ujqërit. Ai u arrestua katër ditë më pare si i dyshuar në një komplot për të…
Author: Hamdi Kumanova
Ankand elektronik, ku kushti për marrjen e tenderit për zgjedhje të furnizuesit të ri universal me energji elektrike është të ofrohet marzhi i fitimit më i vogël se 11,5 për qind, sa është marzhi i furnizuesit të deritanishëm universal “EVN Houm”, do të mbahet sot në Shkup. Për thirrjen, krahas furnizuesit aktual universal, interes ka paraqitur edhe kompania greke EDS – “Enerxhi deliveri solushëns”, e cila është ndërmarrje vajzë e Elektroekonomisë greke PPC. Furnizuesit universal “EVN Houm” më 30 qershor i skadon marrëveshja pesëvjeçare për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve në tregun e rregulluar. Për këtë shkak, Qeveria më…
Sa deputetë pret nga partia e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lider i “ZNAM”, Maksim Dimitrievski në emisionin “Click Plus” në TV21. Ai tha se nuk udhëhiqen nga numri i deputetëve, por synimi i tyre është të ofrojnë një opsion të ri, i cili synon të fitojë mbështetjen e qytetarëve dhe të çlirojë këtë vend, sepse vendi është i privatizuar nga pushteti aktual. “Jemi në fazën e themelimit të organizatave komunale, interesimi i qytetarëve është i madh, ajo që na jep nxitje për të punuar është që të…
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur sërish në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje, i shoqëruar nga avokati i tij. Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se ish-ministri është thirrur për tu pyetur për dosjen e sterilizimit. Gjatë javës, BKH ka pyetur në burg dhe ish zv.ministrin e Shëndetësisë dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Situata e ish-ministrit të Shëndetësisë, u rëndua gjatë muajit nëntor 2023, pak muaj pasi SPAK mori aprovimin e gjykatës për caktimin e masave të sigurimit personal, arrest me burg për biznesmenin Ilir Rrapaj. Beqaj vazhdimisht ka deklaruar se vetëm ka kryer detyrën,…
Një grua nga Mitrovica e Veriut njofton se i është grabitur çanta e krahut nga persona të pa njohur. Sipas Raportit të Policisë, ankuesja ka thënë se në çantë kishte 50 euro, 4 mijë dinar dhe dokumente personale. Ky rast ka shkuar në hetime. “Mitrovicë Veri 11.01.2024 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se për deri sa ishe duke ecur, një person i pa njohur i kishte grabitur çantën e krahut. Sipas ankueses, në çantë kishte 50€, 4.000 dinar dhe dokumentet personale të saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. E si shkas i rrahjes brutale që është ushtruar ndaj tij ai ka mbetur pjesërisht i paralizuar.Këto detaje për tëvë1, i ka treguar vajza e tij, Klara Sanduloviq. Ajo tregon se vetëm pas 6 ditësh ka arritur ka arritur ta takojë dhe të flas me babanë e saj.“Gjendja e tij është shumë kritike për momentin. Pas gjashtë ditësh ne patëm mundësi ta shohim atë. Ai është i vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur dhe është duke komunikuar me ne, por fizikisht është i dërrmuar. Ai është i paralizuar në…
Nuk ka paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha këtë të enjte se një armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës nuk do të çonte në dialog politik dhe se nga diçka e tillë do të përfitonte vetëm Moska. Gjatë një turneu në rajonin e Baltikut, Zelensky u tha gazetarëve në kryeqytetin estonez, Talin, se çdo pauzë do të rrezikonte lënien e Rusisë të rigrupohet dhe të rrisë furnizimin e saj me municione. “Ne nuk do të rrezikojmë”, tha ai. “Pauza nuk do të çonte në përfundimin e luftës, nuk do të çonte në dialog politik…
Një tërmet 3.7 ballë me epiqendër në Ohër të Maqedonisë së Veriut është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Pogradecit dhe Pustecit për shkak të afërsisë ndërkohë që nuk raportohen probleme nga lëkundjet. Tërmeti është shoqëruar është me paslëkundje të tjera. Ato kanë qenë të një shkalle me të ulët pa shkaktuar probleme apo panik.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, mban ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 70 kandidatët për zyrtarë të rinj korrektues, të gjeneratës së 44-të. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë./Arbresh.info/
Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit. Një rast i tillë është zbuluar në fshatin Dubravë të Kaçanikut, ku pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale, një 22-vjeçar ka përfunduar në pranga. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë intervistimit, i riu ka pranuar se ka shtënë në ajër…
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, ka thënë se nuk sheh vullnet nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje në vitin 2024. Sipas saj, edhe Kurtit edhe Vuçiqit po i konvenon kjo situatë për ta ruajtur pushtetin e tyre. “Për tu arritur një marrëveshje duhet vullnet dhe kjo nuk po shihet nga asnjëra palë. Serbisë normal qe i konvenon zgjatja që të zgjatet sa më shumë konflikti e sidomos Vuçiqit se pse kjo e mban në pushtet. E kjo si duket po i konvenon edhe kryeministrit Kurti pasi ka dështuar në qeverisje”, ka thënë Pantina. E…
Uashingtoni zyrtar nuk do të lejojë akte të dhunshme në Veri të Kosovës të ngjashme me ato të shtatorit të vitit të kaluar, ka deklaruar ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me gazetarë, O’Brien u ka bërë i thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet provokuese në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Mendoj se është shumë e rëndësishme, veçmas pas ngjarjeve në shtatorin e kaluar, ku një grup tentoi të importonte një numër të madh të armëve që do të mund të shkaktonin dhunë të madhe, nëse do…

