Automjete të policisë, policë por edhe inspektorë të shumtë janë parë afër objektit të Bankës Popullore të RMV-së. Jozyrtarisht merret vesh se në këtë Bankë është dërguar një kërcënim anonim për “bombë” të vendosur. Pritet prononcimi I autoriteteve të sigurisë për këtë rast./KlanMacedonia
Author: Hamdi Kumanova
Me datë 11.01.2024 në ora 18:00 në Shkup, në Departamentin e Policisë në Saraj, një grua 25 vjeçare nga fshati Saraj i Shkup ka raportuar se rreth orës 02:30 është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti S.B. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Tetova ka ditë me radhë që është mbuluar nga deponitë e vogla po thuajse në çdo lagje të qytetit dhe e gjithë ky kaos po kalon para syve të autoriteteve komunale. Fotot janë publikuar nga qytetarë të ndryshëm por edhe nga faqja “Mobilizohu, Informohu, Raporto Tetovë” e cila faqe ishte mbështetur nga ambasada Zvicerane për të ngritur vetëdijen kolektive në trajtimin e mbeturinave në komunën e Tetovës, shkruan Top24 Edhe për kundër faktit që Tetova po përballet me një katastrofë ekologjike deri më tani nuk është vërejtur asnjë reagim nga shoqatat ambientaliste që veprojnë në këtë qytet.
Pas asfaltimit, kjo rrugë në fshatin Grupçin të komunës së Zhelinës po kthehet në rrezik potencial për banorët, shkaku i vozitjes së shpejtë të makinave. Viktima e fundit, pikërisht në këtë vend ishte shtatë vjeçarja që e pësoi nga vozitja e shpejtë. Banorët kërkojnë që me çdo kusht në këtë rrugë të vendosen policë të shtrirë, pengesa në rrugë dhe të bëhet kufizimi i shpejtësisë, me qëllim që fëmijët të lëvizin rehat. “Duhet të ketë polic, duhet të vozitet më pak, 40 të jetë. Duhet me vendos pengesa por kujt t’i thuash. Kjo rrugë është bë shumë e rrezikshme,…
DPHM njofton nga e hëna do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, e cila do të kontribuojë në ngritjen e temperaturave të mëngjesit dhe ditës. Ditën e hënë dhe të martë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme bore në male dhe në vendet më të larta. Në zonat më të ulëta reshjet do të jenë me shi dhe borë. Moti nesër do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. /Telegrafi/
Një turiste gjermane 16-vjeçe vdiq pas një rënieje gjatë ecjes në vendpushimin e skive në veri të Italisë San Candido të premten, thanë burimet të shtunën. Trupi i pajetë i saj u gjet në fund të një gryke dhe policia tha se ajo ndoshta vdiq nga i ftohti dhe jo nga plagët. Vajza, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur, me siguri ka rrëshqitur në akull pasi ka shkuar jashtë pa familjen e saj, e cila qëndroi në shtëpizën e tyre malore me qira. Autopsia e kryer sot gjeti prova se vajza me të vërtetë kishte pësuar ngrirje…
Komuna e Vitisë ka shpallur qytetar nderi, ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William G. Walker. Në adresimin e tij para Kuvendit Komunal të Vitisë, ai ka thënë se i pëlqen të vije në Kosovë. “Kam ardhur këtu në Viti për disa arsyeje të ndryshme. E para, ta pranoj urdhrin që kryetari i lexoi. E dyta, të shoh mjaft qytetarë të kësaj pjese të Kosovës. Dhe e treta, është se me pëlqen me ardhë në Kosovë”, ka thënë Walker.
Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një prononcimi për mediat nga Vevçana, ka theksuar se shumë parti që janë pjesë e pushtetit japin sinjale që t`i bashkangjiten VMRO-DPMNE-së. Ai ka theksuar se në periudhën e ardhshme do të ketë takime me të gjitha partitë politike në vend. “Ka sinjale, shumë parti që janë pjesë e pushtetit, që kanë qenë në qeveri, japin sinjale që të kycen me VMRO-DPMNE-në. Ne kemi bërë Komisionin, kështu është procedura dhe në periudhën e ardhshme do të kemi takime me të gjitha partitë politike në Maqedoni. Pres ta pranojnë programin dhe platformën që e…
Një djalosh 19-vjeçar e ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që sonte ka ndodhur në rrugën rajonale drejt Vevçanit. Aksidenti ka ndodhur kur automobili “audi”, të cilin e ka drejtuar 19-vjeçari, ka dalë nga rruga. Djaloshi ka humbur jetën në vendin e aksidentit, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk. “Me datë 13.01.2024 rreth orës 01:20 në SPB Ohër, është raportuar se në rrugën rajonale për Vevçan, afër fshatit Podgorci të Strugës, automjeti “audi” me targa të Vevçanit i drejtuar nga M.M. (19) nga Vevçani ka dalë nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit”, informojnë nga…
Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi në emisionin “A më dëgjon” ka folur rreth sfidave në politik si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe krijimin e frontit evropian. Në pyetjen e moderatorut drejtuar Xhaferit, se a u ka dëmtuar largimi i Izet Mexhiti nga BDI, ai ka deklaruar se BDI nga viti 2002 ka korrur vetëm fitore. “Ndarja e një eskponenti që ju e përmëndët nuk e ka dëmtuar BDI-në, shkëputje të tilla të vogla BDI ka pasur edhe në të kaluarën, megjithatë askush nuk ka mundur ta lëkund BDI-në, sepse ne jemi me qytetarët”, ka…
Drejtoresha e DAP-it dhe njëherazi nënkryetare e LSDM-së Sanja Llukarevska në emisionin “Trilling” në TV24, tha se e kanë për obligim që të publikojnë në baza mujore personat juridikë dhe fizikë dhe nëse janë zbatuar të gjitha mekanizmat e mundshëm të inkasimit të tatimit. Ajo theksoi se numri i debitorëve është në rënie dhe shuma e borxhit tatimor po zvogëlohet gradualisht. Njëkohësisht ajo paralajmëroi edhe publikimin e dy rasteve konkrete të debitorëve tatimor që do të shpallen të hënën në një konferencë për media. Në lidhje me publikimin e kompanive të naftës që kanë shmangur tatimet, Llukarevska ka treguar…
Një person është vënë në pranga të Policisë në Korçë. Nga kontrollet e kryera, në lokalin e tij në fshatin Boboshticë u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike si dhe një shumë e konsiderueshme parash. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

