Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16 – 18 janar, një tur 3 ditor rajonal: Kosovë- Maqedoni i Veriut – Mal i Zi. Kosova do të jetë ndalesa e parë, ku ministri Hasani do të pritet nga homologia Donika Gërvalla, me të cilën do të ketë edhe një konferencë për shtyp, për të vijuar me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike. Ministri Hasani do të pritet të mërkurën në Shkup, nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryetari i Kuvendit, Talat…
Author: Hamdi Kumanova
Në vitin 2023 pronarët e automjeteve investuan 87 milionë euro në sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike (TPL). Në totalin e investimeve, kartoni i gjelbër merr pjesë me 21 milionë euro. Të gjitha çmimet për sigurimin e detyrueshëm automobilistik rregullohen nga shteti, theksohet në kumtesën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Nga atje theksojnë se AMS-ja, Ministria e Financave dhe industria e sigurimeve janë duke punuar në përgatitjet për procesin e liberalizimit të çmimeve, i cili është një nga kushtet në negociatat për anëtarësim në BE. Në vitin 2023, qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë siguruar më shumë se 697.700…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (14.01.2024), ka kryer kontrolle të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Ku me ç’rast janë gjobitur 377 shoferë. “Prej tyre, 21 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 185 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 192 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Lidhja Demokratike kërkon që Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e nesërme të hap debat për rëndësinë e dokumenteve personale, të marrë vendime përkatëse, t’i obligojë ministritë që t’i zbatojnë ato dhe t’i informojë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Së pari, letërnjoftimet, si dokumente për përdorim të brendshëm, mund të përdoren deri në datën e vlefshmërisë së tyre. Kjo do të thotë se ato mund të përdoren kudo, përpara të gjitha institucioneve, bankave, për votim etj. Së dyti, patentë shoferët mund të përdoren lirisht brenda Maqedonisë, ndërsa jashtë vendit vlefshmëria e tyre lidhet me vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit, gjegjësisht…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut ku mbetën të vrarë 45 civilë nga forcat serbe, ka deklaruar se ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, erdhi dhe e foli të vërtetën për Reçakun.Kurti këtë e tha pas homazheve pranë varrit të civilëve të vrarë më 15 janar të 1999-ës në Reçak. Shefi i Qeverisë e quajti regjim autoritar atë të Vuçiqit, duke thënë se ish-ministri i Informacionit në kabinetin e Millosheviqit.“Erdhi këtu tek fshatarët dhe e foli të vërtetën. Tha: Kjo është masakër dhe është krim kundër njerëzimit. E dihet që e vërteta është armiku më i…
Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i mafiozit grek, Vangjelis Zabunis në qendër të Athinës. Policia beson se ekzekutori/ët janë vrasës me pagesë. Madje ata kanë mbërritur në Greqi nga një vend ballkanik, me gjasa nga Shqipëria. Burime për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe thonë që kjo vrasje ka kushtuar më shumë se 300.000 euro. Në jetën e natës së Athinës prej kohësh flitej se po kërkoheshin vrasës për një punë të madhe. Nga mënyra e vrasjes, mënyra sesi ishin lidhur krëhërat e armës, goditja me plumbin e pistoletës në kokë për t”u siguruar se vdiq tregojnë…
Interesat e të rinjve mbeten kryefjalë e partive politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë, veçanërisht para zgjedhjeve akoma pa filluar fushata zyrtare, duke premtuar përfshirjen e të rinjve në politikëbërje, hartimin e politikave në interes të të rinjve, si dhe uljen e papunësisë në mesin e të rinjve. Hulumtimi që ka realizuar Forumi për ndryshime në arsim, me të rinjtë e moshës 17 deri 24 vjeç tregon se të rinjtë ndihen të shpërfillur nga institucionet për sa i përket zhvillimit të politikave në arsim. Të rinjtë, gjithashtu, kanë theksuar se “nuk ndihen të rëndësishëm për institucionet dhe politikanët” Blendi…
Shtetasit e Maqedonisë janë të tretët në numër në listën e punëtorëve të huaj që zyrtarisht kanë pasur leje pune dhe kanë punuar në Kroaci vitin e kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme e Kroacisë, vitin e kaluar në Kroaci kanë punuar 13.412 shtetas të Maqedonisë. Shumë njerëz nga Maqedonia, sidomos gjatë sezonit turistik, shkojnë për të punuar në këtë vend, i cili është pjesë e Bashkimit Evropian dhe ka një sektor të zhvilluar turistik. Numri më i madh i punëtorëve të huaj në Kroaci, mbi 23 mijë, ishin nga shteti aziatik i Nepalit. Më pas…
Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se ka shantazhuar një grua, e cila është shtetase e Austrisë. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Austrisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
Dy javë para formimit të qeverisë teknike, partitë politike në organet partiake vazhdojnë kalkulimet për zgjedhjet parlamentare dhe presidnciale. Nga LSDM edhe pse nuk bëjnë publike detaje se a do ta dalin me kandidat të tyre apo të përbashkët me BDI-në, shprehin bindjen se fronti pro europian do të del fitues në zgjedhje. “Bisedimet dhe analizat vazhdojnë dhe kuptohet si një parti përgjegjëse dhe transparente të gjitha vendimet që i marrin organet më të larta të LSDM-së, i ndajmë me opinionin. Ajo që është e rëndësishme dhe që duhet theksuar është se kandidati i propozuar nga LSDM dhe koalicioni për…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi. “Ka reshje të lehta të borës në vendkalimet malore Bukovë dhe Presekë, por për momentin nuk paraqet problem për qarkullimin e komunikacionit. Në rrugën Dellçevë-Makedonska Kamenica për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria në 70 deri 80 metra”, njoftojnë nga LAMM. Nga atje shtojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuara. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/
OBRM-PDUKM është kapur në një aferë të re me blerjet e diskutueshme publike të makinerive me çmime astronomike, dhjetëra mijëra euro mbi ato reale, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Dokumentet e bashkangjitura tregojnë se komuna e Manastirit dhe komuna e Velesit, të menaxhuara nga OBRM-PDUKM, kanë marrë secila nga një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal dhe jo dy siç kanë gënjyer nga OBRM-PDUKM. Në specifikim thuhet qartë se Komuna e Manastirit e ka blerë makinën për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për gati 50 mijë euro, edhe pse një makinë e tillë mund të blihet për 2-3 mijë euro.…

