Author: Hamdi Kumanova

Në mesin e 45 civilëve të vrarë në masakrën e Reçakut janë edhe dy familjarë të Benjamin Mehmetit. Përgjatë 24 vjetëve që nga ajo ditë, Benjamini nuk ka mundur ta tejkalojë dhimbjen për babanë dhe motrën, mirëpo tani është edhe krenar që është pjesë e një familjeje që kontribuoi për lirinë e Kosovës. 14 janar 1999 – Godanc, Shtime: Dy vëllezërit binjakë, Benjamin dhe Elhami Mehmeti, diskutonin me ngulm se cili nga ta do të kthehej në shtëpinë e tyre në fshatin Reçak të Shtimes. Edhe pse më i madh për disa minuta se vëllai i tij, Benjamini vendosi t’ia…

Lexo më Shumë

Orëve të vona të së premtes, policia e Tiranës bëri me dije se një person ishte plagosur në këmbë, por ishte jashtë rrezikut për jetën në spital. Më pas shtonte se grupi hetimor gjendej në vendin e ngjarjes dhe po punonte për zbardhjen e ngjarjes. Por, konkretisht nuk u bë me dije se kush ishte personi i shënjestruar, madje shumë orë më vonë u mësua se bëhej fjalë për një atentat mafioz dhe madje mjeti i autorëve ishte gjetur duke u djegur në zonën e Yzberishtit. Personi që për fatin e vet i shpëtoi asaj prite, në fakt ishte një…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga kjo e premte të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Sveçla vlerëson se me blerjen e këtyre armëve do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit. “Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për…

Lexo më Shumë

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, e në përdorim të mjeteve të mprehta e armëve të zjarrit. Një rast i tillë i tentim vrasjes ka ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë, ku për pasojë një 19-vjeçar ka mbetur i therur me thikë. Këtë herë në rast janë përfshirë dy persona, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, me ç’rast gjatë rrahjes, njëri nga të dyshuarit e ka goditur viktimën me thikë dhe për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore.. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar me lëndime…

Lexo më Shumë

Për skenarët e mundshëm për luftën e nisur nga Vladimir Putini në Ukrainë ka folur edhe Philip Breedlove, ish-Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropën. “Nëse Perëndimi braktis Ukrainën, ata do të luftojnë me guxim, por dhjetëra mijëra ukrainas të tjerë do të vdesin dhe përfundimisht Rusia do të nënshtrojë të gjithë Ukrainën…”, ka thënë ai për Newsweek. Por një rrugë ofron shpresë për Ukrainën, sipas Breedlove, i cili si komandant i NATO-s midis 2013 dhe 2016 dëshmoi pasojat e aneksimit të Krimesë nga Putin në vitin 2014, që i parapriu pushtimit të tij në shkallë të plotë. “Nëse Perëndimi zgjedh…

Lexo më Shumë

Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti do të qëndrojnë sot në Reçak të Shtimes, për të shënuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Homazhet do të fillojnë nga ora: 08:30 dhe mbahen në Kompleksin Memorial në Reçak, kurse ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut do të fillojë nga ora 09:30 dhe mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime. Ndryshe më 15 janar të vitit 1999, në Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Ish-shefi i Misionit Verifikues për…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi  Qeniet njerzore per nga natyra jane te shoqerueshme dhe kjo ne fakt eshte specifike e rendesishme e tyre.Si gjate historise ashtu edhe gjate koheve te fundit zbulimet arkeologjike deshmojne pikerishte kete, njeriu cdo here ka jetuar nje jete shoqerore. Secili individ shkallen e lumturise e arrine ose permes lidhjes me tjetrin ose permes lidhjes me shtresa te caktuara te shoqerise. Ndaj eshte e rendesishme fjala e thene. Secili njeri ndoshta nuk është i aftë dhe i zoti të thotë fjalë të bukura, mirëpo secili është i obliguar të thotë fjalë të drejta e të vërteta. Po kështu, secili…

Lexo më Shumë

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” me ftesë të shoqatës “Guri shtrenjt” mori pjesë në marshin në përkujtim të 25 vjetorit të Masakrës së Reçakut në të cilin aktivitet morën pjesë alpinist nga të gjitha trojet shqiptare. Në këtë aktivitet u ecë një shteg në gjatësi prej 15 km, u vizituan monumente historike si dhe u bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve nga lufta e lavdishme e UCK-së si dhe të masakruarve nga Masakra e Reçakut. Porosia kryesore e këtij marshi ku morën pjesë mbi 300 alpinist ishte që Masakra e Reçakut kurrë të mos harrohet, pasi që masakrat e harruara kanë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut vazhdon të marrë hua. Kësaj radhe me gati 189 milionë euro, nëpërmjet dy fletë obligacioneve të qeverisë pa klauzolë valutore. Janë emetuar në datën 2 janar dhe prej ditës së djeshme janë të listuara në tregun zyrtar në nënsegmentin e bursës, përcjell INA. Emetimi i obligacionit të parë shtetëror kap vlerën e 4.380.000.000 denarë ose 71,2 milionë euro. Vlera nominale e secilës obligacion është 10.000 denarë dhe janë emetuar 438.000 letra me vlerë të këtij lloji, të cilat kanë një normë interesi prej 4,55 për qind. Sipas datës së emetimit, data e maturimit është 2 janar 2026.…

Lexo më Shumë

Sot me 13.01.2024 rreth orës 00:30 në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Studeniçan të Shkupit ka shpërthyer zjarri. Me ç’rast kati dhe kati i dytë i shtëpisë në pronësi të I.F.(49) nga fshati i Studeniçanit të Shkupit janë djegur. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues në SPB Shkup, ndërsa zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri. Nuk ka persona të lënduar.

Lexo më Shumë

MPB-ja njofton se ka qenë i rremë denoncimi për bombë në ndërtesën e Bankës Popullore të RMV-së. Sipas tyre, falë protokolleve për siguri nga viti i kaluar për institucionet që implementohet edhe nga BPRMV-ja, siguria është garantuar në shkallë të lartë. “Sot (13.01.2024) pas denoncimit për “bombë”, nga ana e Njësisë për Antiterrorizën pranë Byrosë për Siguri Publike janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen. Institucionet kanë për obligim t`i ndjekin dhe implementojnë në tërësi masat e Qeverisë dhe në këtë mënyrë ta përforcojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot për mediat ka thënë se qeveria nuk krijon kushte për zgjedhje të ndershme për të gjithë pjesëmarrësit dhe kjo shihet nga mijëra shpalljet aktive për punësim në administratën publike në prag të zgjedhjeve. Mickoski theksoi se gara zgjedhore që nga fillimi nuk është me kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë, dhe qeveria u jep para, gjegjësisht ryshfet qytetarëve në vlerë prej 1 000 apo 150 000 denarë, para që më parë i kanë vjedhur. “Nuk do të thoja, sepse në sytë e zgjedhjeve sheh mijëra vende pune. Aktualisht kemi më shumë se…

Lexo më Shumë