Author: Hamdi Kumanova

MPB Maqedoni njofton se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më 05 dhe 06.03.2024, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, zyrtarët policorë kanë arrestuar personat F.P.(29), D.D.(32) dhe D.P.(25), të gjithë nga Shkupi. MPB thekson se më datë 05.03.2024 rreth orës 22:00 në zonën e Karposhit, përballë objektit ku banon përkohësisht F.P, i është hequr liria D.P, ndërsa pranë tij janë gjetur para, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga një krim. “Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e përdorur nga F.P, të kryer me vendim gjykate, ai u kap me D.D duke paketuar marihuanë. Njëkohësisht…

Lexo më Shumë

Portali Kurir ka publikuar një storie për Orhan Musevski nga Maqedonia e Veriut, i cili punon në një restorant të famshëm të ushqimit të shpejt në qendër të Berlinit. Atraksionet që duhen parë si turistë nuk kanë shumë rëndësi për Orhanin. Ai pothuajse nuk i vë re më sepse vjen në vendin e punës pesë herë në javë nga periferia e Berlinit. “Këto dy vite në Gjermani morën pesë vjet nga jeta ime! Nuk më pëlqen fare sistemi i jetës këtu. Maqedonia ka një klimë më të mirë, njerëzit ndryshe, unë isha më i lumtur në vendin tim, më i…

Lexo më Shumë

Në restorantet më të mira në Kroaci, shefat me përvojë mund të fitojnë mbi 2500 euro. Pagat për kuzhinierët fillestarë variojnë nga 1200 deri në 1500 euro, shkruan N1. “Të gjithë kanë një ditë pushimi, paguhen siç duhet, kanë orarin e tyre të punës, e dinë sipas orarit javor kur punojnë, kur janë të lirë, kanë edhe një pushim vjetor, prandaj jemi munduar ti tërheqim”, thotë Dean Pejoviq, kuzhinier dhe bashkëpronar i një restoranti në të cilët janë të punësuar punëtorë nga Kroacia. Në një restorant tjetër, bashkëpronari punësoi tre filipinas, duke përfshirë një kuzhinier. “Jam i kënaqur me punën…

Lexo më Shumë

Komisioni i BE-së ka synime ambicioze për industrinë evropiane të armatimit. Po sa realiste janë ato? Zgjerimi masiv i prodhimit evropian të armëve dhe më shumë pavarësi nga SHBA: ky është qëllimi i një strategjie të shumëpritur për mbrojtjen që Komisioni i BE-së prezantoi në Bruksel. “Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Margrethe Vestager – pavarësisht nëse Donald Trump do të bëhet sërish President i SHBA. Trumpi ka kërcënuar se nuk do t’i mbrojë më evropianëtnëse fiton zgjedhjet në nëntor. Më shumë armë “Made in Europe” dhe pavarësi më të madhe nga…

Lexo më Shumë

Një 62-vjeçar nga Gjermania, kundër këshillës mjekësore, është vaksinuar 217 herë për t’u mbrojtur nga Covid-i, raportojnë mjekët. Rasti i çuditshëm është dokumentuar në revistën “The Lancet Infectious Diseases” . Vaksinat janë blerë dhe dhënë privatisht brenda 29 muajve. Burri duket se nuk ka pësuar asnjë efekt të keq, thonë studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut. “Ne mësuam për rastin e tij nëpërmjet artikujve të gazetave,” tha Dr Kilian Schober, nga departamenti i mikrobiologjisë së universitetit. Më pas e kontaktuam dhe e ftuam të bënte teste të ndryshme në Erlangen. Ai ishte shumë i interesuar ta bënte këtë”. Studiuesit testuan gjithashtu…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave të dyshuara narkotike e armë ilegale. I dyshuari me urdhër të prokurorit, tashmë është dërguar në mbajtje. Media raporton se i dyshuari është Avni Brestovci, 46-vjeçar. Përmes një komunikate për media, Policia njofton se kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit A.B., ku kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë, heroinë, armë ilegale, fishekë, e gjësende tjera të kundërligjshme. “Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi…

Lexo më Shumë

Fatmir Bytyqi Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH) paraqet një pikë kthese në historinë e vendit tonë. Për herë të parë që nga pavarësia, arritëm të hartojmë një udhërrëfyes gjithëpërfshirës që shpreh aspiratat, synimet dhe prioritetet tona për njëzet vitet e ardhshme. Ajo që e veçon këtë strategji nuk është vetëm vizioni i saj ambicioz, por procesi përmes të cilit u formulua – një proces i karakterizuar nga gjithëpërfshirja. Implikimet e tij të vlerave dalin nga korniza që ai vendos, përmban dimensione të shumëfishta që artikulohen dhe mund të kenë një rol të rëndësishëm në disa segmente të jetës…

Lexo më Shumë

Hungaria shprehet kundër kandidimit të kryeministrit Mark Rutte për postin e Sekretarit të ardhshëm të NATO-s. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë gjatë një konference për shtyp se vendi i tij nuk do të mbështet kryeministrin holandez në këtë post. Siç raporton The Guardian, Rutte i cili është në krye të shtetit holandez, tashmë ka fituar mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të NATO-s. Holanda gjatë viteve të fundit është ndër vendet më të zhurmshme brenda BE-së, që ka ngritur zërin mbi frikën se Hungaria është duke “rrëshqitur” nga demokracia. Në vitin 2020, kryeministri hungarez Viktor Orban pati…

Lexo më Shumë

Kandidati nga Opozita e Bashkuar Shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka treguar përse vendosi që t’i hyjë garës presidenciale. Taravari tha se në një takim joformal me anëtarë të partisë Aleanca për Shqiptarët ishte deklaruar kategorikisht kundër kandidimit për president të shtetit, por anketat ia ndryshuan mendimin. “Në zyrën time në Komunën e Gostivarit kemi pasur një takim joformal. Aty ka qenë edhe Ziadin Sela dhe ministri i Drejtësisë. Aty është thënë që është mirë të kandidohet ose Ziadini ose Arbeni. Unë kam qenë kategorik se nuk jam i interesuar për të kandiduar për president. Këtë…

Lexo më Shumë

Hekurudha Shqiptare (HSH) njoftoi këto ditë se tenderi për stacionet që do të ndërtohen përgjatë linjës së re mes Tiranës dhe Durrësit do të hapet gjatë marsit. Hekurudhe Në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që është një nga institucionet financiare që po mbështet këtë projekt, u publikua njoftimi për këtë procedurë. Konkretisht sipas shpalljes që ka bërë HSH po kërkohen operatorë për të kryer punimet dhe konsulencë sipas kontratave që do të publikohen në vijim. “Klienti i mësipërm (në këtë rast HSH) synon që të përdore një pjesë të kredisë/garantit administruar nga BERZH drejt Kostos së…

Lexo më Shumë

Vendi ynë ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithshëm për mbrojtjen sociale (pensione+ ndihmë ekonomike) dhe shëndetësinë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Të dhënat e Eurostat treguan se 27 vendet anëtare te BE çuan për mbrojtjen sociale 39.2 për qind të buxhetit të tyre në vitin 2022, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit çoi vetëm 30 për qind të buxhetit. Sektori me peshën më të lartë në shpenzimet buxhetore si në BE dhe në Shqipëri është ‘Mbrojtja sociale’, me 30 për qind të shpenzimeve të përgjithshme publike në vitin 2022. Ky zë dominohet nga shpenzimet për…

Lexo më Shumë