Qeveria në seancën e djeshme ka përcaktuar tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media dhe e ka dërguar në Kuvend për miratim. Ndër objektivat kryesore të ndryshimeve është mbështetja e gazetave kombëtare. Qeveria deri më tani ka përkrahur median e shkruar përmes miratimit të Programit për mbështetjen e shtypit dhe shpërndarjes së mediumeve të shkruara, por me ligjin e propozuar kjo çështje do të rregullohet me zgjidhje sistematike, si pjesë e Ligjit për media, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë për gazetat kombëtare të cilat, siç thotë qeveria, “kanë probleme serioze me harxhimet e larta të shtypjes dhe…
Author: Hamdi Kumanova
E veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë thirrje rusëve që të protestojnë në ditën e zgjedhjeve kundër presidentit Vladimir Putin, duke formuar radhë të gjata jashtë qendrave të votimit. Yulia Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e burrit të saj dhe të vazhdojë kundërshtimin ndaj Kremlinit, pas vdekjes së Navalnyt muajin e kaluar në një burg në Arktik. Përmes një videoje të publikuar në YouTube, Navalnaya mbështeti nismën që të mbingarkohen qendrat e votimit që mbahen gjatë këtij muaji, zgjedhje të cilat pritet t’i japin edhe një mandat gjashtëvjeçar presidencial Putinit. “Ne duhet të…
Gratë në Maqedoninë e Veriut janë në mesin e më të shkurtrave në Evropë, ndërsa burrat janë afër mesatares evropiane, tregon analiza “Landgeist”, të bazuar në të dhënat nga NCD-RisC, rrjet i shkencëtarëve të shëndetësisë nga mbarë bota, e cila bashkëpunon me Organizatat Botërore të Shëndetësisë. Gratë në vendin tonë janë mesatarisht me lartësi trupore prej 160,9 centimetrave, ndërsa më të ulëta se ato janë vetëm gratë nga Qiproja, me 160,6 centimetra. Mes më të shkurtrave në Evropë janë edhe gratë në Portugali, me mesatare prej 161,2 centrimetrave. Më të gjatat janë gratë holandeze me një mesatare prej 170,4 centimetra…
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rishikimin e ligjit për kufizimin e rritjes së pagave të tyre. Ata kanë paraqitur një iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë me të cilën kundërshtojnë dispozitat e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ata kërkojnë të kontrollohet edhe ligji që rregullon pagat e gjyqtarëve. Këshilli vlerëson se zbatimi i ligjit që kufizon rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe anëtarëve të gjyqësorit është një goditje për pavarësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. “Nisur nga pozita e tij kushtetuese dhe kompetencat ligjore, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ…
Lideri aktual i partisë “Dinjiteti” Stojançe Angellov thotë se nëse nuk kalon propozimi i vendimit të “Dinjiteti” për tejkalimin e problemit me 15 familjet e veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, ata do të largohen nga koalicioni i qeverisë. “Në LSDM u bashkuam me një mendim dhe ide të pastër, kishte një atmosferë të mirë për zgjidhjen e problemeve, por dështuam. Tani do të shohim nëse do të kemi sukses me OBRM-PDUKM-në për të arritur marrëveshje për kërkesat e familjeve të pakompensuara të veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, si dhe ndryshimin e Ligjit ekzistues për veteranët”, tha Angellov në…
Pesëdhjetë e një vjeçarja N.L. nga Tetova, dje (05-mars) në orën 21:05 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Jordan Zlatanovski” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak dhe duke ikur ka pësuar edhe lëndime të rënda trupore.TS
Pesëdhjetë e tetë vjeçari N.M. nga Tetova, të martën mbrëma pas mesnate në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 21.00 në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij 31-vjeçar i cili kishte probleme shëndetësore dhe i njëjti më vonë është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
Zgjidhja për pesë universitetet shtetërore që kërkojnë marrëveshje kolektive është të presin përfundimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, tha sot (6 mars) kryeministri teknik Talat Xhaferi. Xhaferi thekson se aktualisht është pengesë fakti që janë shpallur zgjedhjet dhe sipas nenit 8a të Kodit Zgjedhor ndalohet rreptësisht nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive pas shpalljes së zgjedhjeve. Greva dhe protesta, thotë kryeministri, është një e drejtë e pacenueshme e çdo qytetari, por ai beson se në këtë moment presionet dhe kërkesat që vijnë nga sindikatat e pesë universiteteve shtetërore janë të natyrës politike. “Momenti i një kërkese të tillë për realizimin e një…
Statistikat e kërkuara nga kryeministri teknik Talat Xhaferi thonë se për një muaj, pra në muajin shkurt janë bërë 123.983 kërkesa për pasaporta, prej të cilave janë lëshuar mbi 95.000. Për letërnjoftime kanë bërë kërkesë 82.235 qytetarë dhe janë lëshuar për 71.410 qytetarë. “Duke marrë parasysh se kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, me këtë dinamikë, ata qindra mijë që qarkullojnë si informacion se nuk kanë dokument, gjatë muajit mars mund të pajisen të gjithë me një dokument të përshtatshëm. Por fillimisht qytetari nis një kërkesë për të pasur një dokument. Për të pasur një dokument, duhet ta…
Me datë 05.03.2024 në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë hequr lirinë J.I. (38) nga Kamenjane nga Tetova. Ai dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e J.R (61) nga i njëjti fshat, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Sendi i vjedhur u gjet dhe iu kthye pronarit, dhe JR. është ndaluar në stacionin policor. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.Pa Censurë
Gjykata Penale e Shkupit është shpallur jo kompetente për të vendosur lidhur me akuzën kundër kryetarit të Strugës Ramiz Merko, të ngritur nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe pas vendimit përfundimtar do t’ia dorëzojë Gjykatës Themelore të Strugës për procedurë. Gjykata njofton se duke marrë parasysh ligjin për gjykatat, ndryshimet e fundit në kodin penal, si dhe kualifikimin ligjor nga propozim-akuza, vendosi se departamenti i specializuar për krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk është kompetent për të gjykuar. “Nisur nga e gjithë kjo, kompetencë faktike për të vepruar është gjykata me kompetencë themelore në territorin e së…
Ish-ministri Fatmir Mediu në fjalën e tij para mediave pas shtyrjes së seancës për “Gërdecin”, tha se dëshmitarët janë thirrur për të fajësuar ministrin. Sot shefi i sektorit juridik tha se çdo akt ka qenë në interes të shërbimit të vendit. Thirrja e dëshmitarëve sipas tij është detyrim i prokurorisë, që të sigurojë të jenë prezentë. “Komenti i parë është që dua të falënderoj median për ndjekjen e këtij procesi. Dshmitarët janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Sot, përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike theksoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri, ka qenë në përputhje me ligjin.…

