Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Tepelenës, në bashkëpunim me ata të sektorëve Operacional dhe për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Paralel”. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. G., 65 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. S., 42 vjeç, të dy banues në Tepelenë. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e…
Author: Hamdi Kumanova
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjilan, ku një punëtor nga Bangladeshi është plagosur ndërkohë që punonte. “Gjilan 04.03.2024 – 20:23. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë”, thuhet në raportin policor. Pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit, ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës. Rasti i cili është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërkohë që vijojnë hetimet.
Dronët ukrainas kanë sulmuar një depo të karburanteve dhe një uzinë për përpunimin e hekurit në rajonin kufitar rus të Kurskut, duke nxitur një zjarr në një rezervuar karburanti, tha guvernatori rajonal më 6 mars. “Rajoni Kursk u sulmua nga Ukraina. Një dron sulmoi një depo të karburanteve dhe lubrifikantëve”, tha guvernatori i rajonit Kursk, Roman Starvoyt përmes një postimi në Telegram. Dy orë më vonë, tha ai, një tjetër dron goditi një depo në uzinën e hekurit në qytetin Zheleznogorsk, që gjendet rreth 90 kilometra larg kufirit nga Ukraina. Ai shtoi se sulmi shkaktoi një zjarr në një rezervuar…
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, ku një persona ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të. Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, shtetasi E. M. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij). Grupi hetimor…
E drejta e protestës dhe grevës është e drejtë e çdo qytetari dhe për këtë të drejtë e pacenueshme por dua t’ju informoj se pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, UKIM-i ka dorëzuar kërkesën për marrëveshje kolektive në Kuvend më 11.11.2020. Zgjedhjet vinin në vitin 2021 dhe sipas Kodit Zgjedhor ndalohet nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive, tha në konferencën për media kryeministri teknik Talat Xhaferi. “Më 8 qershor, sipas procedurave, siç autorizon themeluesi i Universitetit, Kryetari i Kuvendit, dhe unë atëherë kam qenë kryetar. Më datë 16.07.2021, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, është formuar grupi punues nga zyrtarë…
Me datë 05.03.2024 në ora 20.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 32-vjeçarin Sh.F. nga Çegrani i Gostivarit. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror, me urdhër gjykate për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e katër muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtje të dënimit.
Kompania “Cytrox” (Cytrox AD) me seli në Maqedoninë e Veriut, së bashku me katër kompani të tjera dhe dy individë, është vendosur nën sanksione nga Departamenti i Kontrollit të Pasurive të Jashtme të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për rolin e tyre në zhvillimin e softuerit spiun “Predator “, transmeton Portalb.mk. Përveç kompanisë maqedonase, nën sanksione është vendosur edhe kompania greke Intelexa S. A”, kompanitë “Intelexa Limited” dhe “Talestris Limited” nga Irlanda dhe kompania hungareze “Sytrox Holding”. Tal Jonathan Dilian – themelues i konsorciumit Intelexa dhe Sara Alexandra Faisal Hamou – një specialiste e korporatave offshoring e cila ofronte shërbime…
Qeveria në seancën e djeshme ka përcaktuar tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media dhe e ka dërguar në Kuvend për miratim. Ndër objektivat kryesore të ndryshimeve është mbështetja e gazetave kombëtare. Qeveria deri më tani ka përkrahur median e shkruar përmes miratimit të Programit për mbështetjen e shtypit dhe shpërndarjes së mediumeve të shkruara, por me ligjin e propozuar kjo çështje do të rregullohet me zgjidhje sistematike, si pjesë e Ligjit për media, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë për gazetat kombëtare të cilat, siç thotë qeveria, “kanë probleme serioze me harxhimet e larta të shtypjes dhe…
Bashkimi Demokratik për Integrim fillon zyrtarisht konventën promovuese për kandidatin e tyre për president të vendit, Bujar Osmanin. Manifestimi qëndror do të mbahet më datë 9 mars, ditën e shtunë, me fillim nga ora 18:00 në qendrën sportive “Kalaja” në Shkup. Njoftimin e ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Njoftimi i plotë: Të dashur miq, motra e vëllezër, Ejani të shtunën, më 9 mars 2024, në ora 18:00, në qendrën sportive “Kalaja” në Shkup, ta nisim bashkë edhe një rrugëtim të guximshëm drejt rrënimit të të gjitha paragjykimeve, barazisë së plotë…
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët nga Tubimi i sontëm i ASH-së në Karshiakë gjegjësisht nga Studeniçani i ka dërguar porosi kreut të ASh-së, Arben Taravarit duke i thënë se deputetët e ASH-së nuk do të lejojnë që të zgjidhen nga Mickoski, Moska e Beogradi. ” I nderuar Arben meqë po e shoh se po meresh shumë me ne me deputetët e ASH-së po të dërgojmë selam nga këtu se ne deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do të lejojmë që të na caktoj pallati i bardhë gjegjësisht Mickoski,Moska e Beogradi” ka deklaruar Ilire Dauti.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë vazhdimet e tre seancave plenare – 138-të, 140-të dhe 145-të. Në kuadër të seancës së 145-të, deputetët do të debatojnë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të tretë, katër propozim ligjet për projekte strategjike të investimeve “Parku solar Stipion”, AIM GREEN TECH, Mitilineos Stabilimenti i kogjenerimit – Shkup, centrali solar elektrik Pehçevë, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Në këtë seancë janë edhe propozimi i Ligjit i garancisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet sipas Marrëveshjes kornizë të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe kandidat për president nga radhët e BDI-së paralajmëron se ndër temat e fushatës së tij do të jenë ndryshimet kushtetuese për regjistrimin e bullgarëve, sepse konsideron se pa hapur kapitujt, vendi nuk mund të arrijë një hap serioz në procesin e eurointegrimeve, por edhe tema për zgjedhjen e presidentit të vendit në Kuvend. I pyetur nëse BDI me inicimin e çështjes për zgjedhjen e presidentit në Kuvend si kusht i ri, shtesë për koalicionim pas zgjedhjeve përveç atij për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, nuk e pengon procesin e eurointegrimeve, pra nëse…

