Mbrëmjen e djeshme (09-janar) rreth orës 07:20, në një kazino në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 45-vjeçarin I.H. nga Tetova, tek i cili gjatë një kontrolli të kryer iu gjet heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
Në vendkalimin kufitar Tabanoc janë skuestruar 248 gramë ari, me vlerë të përcaktuar prej rreth 12 mijë eurove që dy bashkëudhëtarë në përpjekje që ta fshehin kanë planifikuar ta nxjerrin jashtë shtetit pa e paraqitur tek organet doganore. “Udhëtarët, të cilët kanë udhëtuar me furgon në dalje të Tabanocit nhga ana e një ekipi Mobil të Sektorit për kontroll dhe kërkime janë selektuar për kontrollë të detajuar, me ç’rast tek të dy janë gjetur copëza ari. Njëri nga udhëtarët në qafë ka mbajtur një lidhëse të zezë dhe një zinxhir në të cilin ishin ngjitur dy grumbuj bizhuteri me peshë…
Një 41-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi plagosi veten me armë gjahu. R.M., banues në Kukës kishte dalë për gjah me 4 persona të tjerë. Nga pakujdesia në një moment, teksa ishte në automjet, 41-vjeçari qëllon veten me armën e gjahut. Menjëherë u dërgua në spital në QSUT Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Gjinaj të Kukësit. Ditën e sotme policia referoi materialet në prokurori për të nisur një procedim të lirë ndaj R.M. për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”. Njoftimi i Policisë: Kukës Specialistët për Hetimin…
Zbulohen fotot e autorit dhe viktimës së ngjarjes tronditëse në Greqi, ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari, vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi i kishte përdhunuar të bijën nga martesa e parë. Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë, ndërkohë që e bija, tashmë 18-vjeç, i kishte rrëfyer të atit se 330vjeçari e përdhunonte sistematikish që nga mosha 9 -vjeçare dhe se e mbante në terror psikologjik pasi e kërcënonte vazhdimisht se do t’i publikonte foto dhe video të momenteve intime. Autori Fatmir Tarellari Viktima Erjon Pelivani
Një 17-vjeçar do të procedohet penalisht nga policia, pasi lëvizte në rrugët e fshatit me një armë gjahu, duke shkaktuar panik tek banorët. Ngjarja në fjalë është regjistruar në Stojan në Mat. Është bërë e mundur rrethimi i zonës, ku lëvizte 17-vjeçari, dhe në kohën e ndërhyrjes së policisë, i riu me inicialet O.C., tentoi që të fshihte në tavanin e banesës së shokut të tij. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nisi procedimin penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Me rastin e mbërritjes dhe qëndrimit në Tetovë të një delegacioni të lartë nga Kuvendi i Mbretërisë së Arabisë Saudite i udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh, nesër (e enjte) nga ora 05:30 do të vendoset një regjim i veçantë i komunikacionit në Tetovë. Regjimi i modifikuar do të zbatohet për rrugën “Iliria” nga hyrja – dalja e Tetovës deri në sheshin e qytetit dhe anasjelltas, pastaj në shtrirjen nga sheshi i qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Vëllezërit Milladinovi” dhe anasjelltas dhe në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën e “Ilindenit” deri në kryqëzimin me…
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit pritet të ketë rritje ekonomike prej 2,5 për qind, ndërsa në vitin 2025 prej 2,9 për qind, parashikon Banka Botërore në raportin e janarit për perspektivat ekonomike globale. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, rritje më të lartë këtë vit do të ketë Kosova 3,9 (4,0% në 2025), Shqipëria 3,2 (3,2% në 2025), Mali i Zi 3,2 (3,1% në 2025), Serbi 3,0 (3,8% në 2025), BeH 2,8 (3,4% në 2025), Kroacia 2,7 (3,0% në 2025) dhe Bullgaria 2,4 për qind (3,3% në 2025). Banka Botërore në raport vlerëson se në vitin 2023 ekonomitë në…
Duke folur për aktualitetin politik në vendin tonë dhe kritikat opozitës kundrejtë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe zgjedhjet që pritet të vijnë, kreu i integristëve, Ali Ahmeti në “Top Story”, Top Chanel, tha se të kotë e kanë të gjithë oponentët kur garës zgjedhore i hyjnë me patriotizëm. Ai tha se kritikat e opozitës shqiptare nuk janë të qëndrueshme dhe se kritikat e tyre i ka cilësuar si fluska sapuni. “Ai që matet me mua me patriotizëm, t’i fitojë zgjedhjet në Maqedoni, kot e ka”, tha Ahmeti. Sipas Ahmetit, njerëzit në RMV kërkojnë standard dhe nuk ikin nga vendi për…
Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot në Ministri do të takohet me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Dejvid Gir dhe me ambasadorin Tomazh Lovrençiç, drejtor i organizatës sllovene për avancimin e sigurisë njerëzore (ITF), e cila do të impementojë mbështetjen prej nëntë milionë euro nga Fondi paqesor evropian për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas takimit, siç kumtojnë nga MM, ministrja Petrovska dhe drejtori i ITF-së, Lovrençiç do të nënshkruajë Memorandumin për mirëkuptim.
Vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022, kostoja e jetesës është rritur për 9,4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 7 për qind, ka bërë të ditur Enti Shtetëror i Statistikave. Ndërkohë, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë 56.522 denarë i duhen një familje katër anëtarëshe, me dy fëmijë në shkollë, për të mbuluar shpenzimet elementare mujore. Nga LSM tashmë kanë bërë të ditur se sipas Metodologjisë së re të ekspertëve ekonomikë, më të prekur janë familjet që paguajnë qira, sepse shporta e tyre sindikale është më e shtrenjtë për 21.324 denarë për shkak të qirasë, ujit,…
Një person ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:30 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar – bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. “Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se…
Ikja e fuqisë punëtore tani pas liberalizimit shihet të jetë një problem më i theksuar i cili do të reflektoj në ekonominë e vendit. Sindikata e Gastronomisë dhe Hotelierisë së Kosovës, thotë se ikja e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet që nga 2 janari i këtij viti. Ekonomistët ndërkaq, thonë se bizneset duhet të gjejnë një zgjidhje për të mos lënë që ikja e fuqisë punëtore të ndikoj, përderisa sipas tyre gastronomia dhe ndërtimtaria do të jenë sektoret me ikjen më të madhe. Synimet e kosovarëve për një jetë më të mirë jashtë vendit pas një janarit janë më…

