Author: Hamdi Kumanova

Ann Bratton nga Shtetet e Bashkuara mendoi se kishte gjetur një aksion, ku do të investonte gjashtë mijë dollarë dhe do të fitonte katër milionë, shkruan REL/RFE. Nuk e kishte idenë se pas reklamës për blerjen e “kartelave të Trumpit”, që e bëri të humbiste mijëra dollarë, qëndronte një grup njerëzish nga qyteti Veles në Maqedoninë e Veriut. Grupi, prej kohësh, kishte fituar një reputacion famëkeq, duke përdorur emrin e ish-presidentit amerikan. “Sigurohuni të na shkruani për t’ju dhënë udhëzime specifike se si t’i mashtroni amerikanët”, thotë një mesazh në gjuhën maqedonase në një kanal të mbyllur të Telegramit, i cili…

Lexo më Shumë

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për Kontroll Sanitar, të realizuara nga 19 shkurti deri më 23 shkurt të vitit 2024, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Për analizë janë marrë 186 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 186 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Ushtria ruse supozohet se ka vetëm një pjesë të vogël të aeroplanëve të saj të çmuar spiunë A-50 pas humbjeve të fundit, sipas zyrtarit ukrainas të mbrojtjes Kyrylo Budanov. Aeroplani Beriev A-50, është një aeroplan i përdorur nga Rusia për të ndihmuar në monitorimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi. Ai zakonisht fluturon me një ekuipazh deri në 15 persona dhe vlerësohet të kushtojë mbi 300 milionë dollarë për t’u prodhuar. Deklarata e tij vjen pasi të premten, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se kishin rrëzuar një A-50U mbi Detin Azov pranë qytetit të Primorsko-Akhtarsk. Pavarësisht këtyre…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është deklaruar rreth Konferencës së Sigurisë të mbajtur në Munih nga 16 shkurti, ku ka përmendur edhe takimet e ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Duke treguar për çështjet e diskutuara gjatë qëndrimit të tij në këtë konferencë, Borrelli ka thënë se me Kurtin dhe Vuçiqin në takime të ndara ka diskutuar për depërshkallëzimin e tensioneve, por që bisedimet rezultuan “pa sukses fatkeqësisht”. “Gjatë qëndrimit tim në Munih, kemi diskutuar për çështjet më të ngutshme globale me Antonio Guterres, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Gustavo Petro, Presidentin e…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se e kanë rritur pagën mesatare në nivelin më të lartë historikisht prej 40.000 denarë ose 650 euro. Nga LSDM thonë se paga më të larta do të thotë më shumë para në xhepat e qytetarëve, standarde më të larta dhe më të mira jetese. “LSDM vazhdon me politikat e rritjes së pagave në mandatin e ri, në programin e ri. Do të punojmë për të arritur një pagë mesatare mbi 1000 euro dhe një pagë minimale prej 600 euro”. “Me politikat e duhura kjo është e arritshme, sepse ne kemi treguar se edhe…

Lexo më Shumë

Bazuar në kërkesat e anëtarëve si dhe zhvillimet ekonomike në vend dhe në sektor, bordi drejtues i Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistë të Autorizuar, morën vendim që t’u rekomandojnë firmave të kontabilitetit dhe kontabilistëve të pavarur harmonizimin e çmimeve të shërbimeve që u ofrojnë personave juridik, po ashtu edhe pagat e punonjësve të saj, me rritjen e inflacionit dhe rritjen e pagave minimale dhe mesatare në vend. Njëkohësisht, ekipi menaxhues i IKKA vendosi që nga mesi i muajit mars, pas dorëzimit të llogarive përfundimtare vjetore, të kryejë një anketë gjithëpërfshirëse mes kontabilistëve profesionistë në vend. Ndërsa, njohuritë e marra nga…

Lexo më Shumë

Bujqit grekë nga pjesa veriore dhe veriperëndimore e Greqisë sot për disa orë do të bllokojnë pikat kufitare Evzoni (Bogorodicë) dhe Niki (Mexhitli) me Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk nga MIA. Në Evzoni do të mbahet tubimi i bujqve, i cili do të fillojë rreth orës 13-13:30 me orën greke, gjegjësisht 12-12:30 me orën e RMV-së dhe gjatë periudhës së protestës pritet të bllokohet qarkullimi në pikën kufitare për disa orë. Vendkalimi kufitar Niki, sipas mediave vendase, do të jetë i mbyllur nga ora 12:00 deri në 16:00 me orën greke, përkatësisht nga ora 11:00 deri në 15:00 me orën…

Lexo më Shumë

Mjeku i mirënjohur nga Sllupçani i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët. “Mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët, Dr. Muhamed Memeti. Nga sot kemi kënaqësin t’ju kemi pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët. Muhamed Memedi i diplomuar në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë, nga viti 2008- 2010 i punësuar si mjek në qendrën emergjente pranë spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, dhe pastaj nga 2011 deri në vitin 2022 i punësuar në shtëpine e shëndetit Likovë, ku gjat dy viteve ishte edhe kryeshef i shtepisë se shëndetit në periudhën më të rëndë gjatë pandemisë COVID 19, ndërsa prej vitit…

Lexo më Shumë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre. Një konflikt i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Koshare të Ferizajt, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima ka…

Lexo më Shumë

Artan Grubi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili vjen nga BDI-ja, i tha Gazetës Express se Kurti nuk e kishte ftuar ndonjë përfaqësues nga kjo parti, kur në fillim të këtij muaji i mblodhi në zyrën e tij në Prishtinë përfaqësuesit e partive opozitare që janë bërë bashkë në një koalicion. “Nuk kemi patur ftesë. Për arsyet duhet ta pyesni kryeministrin e Kosovës. Gjithashtu edhe për motivet e atij takimi me parti politike, derivate të BDI-së, në opozitë, duhet përgjigjen ta kërkoni në kryeministri, ndërsa verësim për nevojën e atij takimi te shoqëria kosovare”, tha Grubi. Ai tha se…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (25.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat: 66 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 34 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…, shkruan Alsat. “Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet ën njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Kumanovën e sakrificës së madhe kombëtare, po paralajmërojmë FITOREN E MADHE të shqiptarëve dhe koalicionit opozitar VLEN! Kështu deklaroi lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti gjatë hapjes së Shtabit partiak në Kumanovë.  “Ftoj çdo aktivist të sinqertë të BDI-së t’i bashkëngjitet Lëvizjes Demokratike sepse fryma e vërtetë e BDI është pikërisht në Lëvizjen tonë! Ne nuk e mohojmë që kemi qenë pjesë dhe derivat i atij subjekti, por jemi derivat i BDI-së së UÇK-së dhe asnjëherë nuk kemi qenë derivat i Dick Martit, shtëpive të verdha, e rasteve të montuara, ku çdokund del i përzier Artan Grubi, tha Mexhiti.…

Lexo më Shumë