Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur dy ditë më parë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:45 në Gjakovë, dhe rasti në Polici është iniciuar ” dhunim”, raporton Zeri.info.
“ Pas hetimeve të zhvilluara është gjetur viktima femër (e mitur) e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia. Viktima i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri