Author: Hamdi Kumanova

Juristi Adem Çuçul është propozuar nga Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend si kandidat për kryetar të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Sipas Komisionit për seleksionimin e kandidatëve, Çuçul ka marrë vlerësimin më të lartë me 96.5 pikë. Ai aktualisht është sekretar i përgjithshëm i KSHPK-së dhe punon në këtë institucion prej 19 vitesh. Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve vendosi njëzëri që Kuvendit t’i propozohet emërimi i Çuçul si kryetar. Sipas informacioneve nga Kuvendi, seanca plenare ku do të votohet ky propozim pritet të mbahet në fillim të dhjetorit. Komisioni për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së” në Tiranë, u ndal te marrëveshja për tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. “Tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të përfundojnë në vitin 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë këtë vitin e ardhshëm drejtpërdrejtë në xhepat e tyre. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat, ndërkohë që me finalizimin e bazës ligjore me Komisionin kemi programin mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, u shpreh Rama.

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit “Supporting Brain Gain Diaspora Engagement Initiatives in North Macedonia”, i financuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM), u realizua një vizitë studimore në Arizona State University (ASU), një nga universitetet më të vlerësuara globalisht sipas Listës së Shangait. Delegacioni përfaqësoi dy universitetet më të mëdha në vend. Nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” morën pjesë Rektorja Prof. Dr. Biljana Angelova dhe Prorektoria për Shkencë, Prof. Dr. Valentina Geçevska. Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga Prof. Dr. Drita M. Fazlia, prodekane për arsim në Fakultetin Juridik, dhe Prof. Dr. Sheruze Osmani-Ballazhi, profesoreshë në Fakultetin Filozofik dhe koordinatore…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës në Suharekë ka ekzekutuar një urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, duke arrestuar të dënuarin S.S., 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc. Urdhri parashihte lokalizimin dhe dërgimin e tij në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me burg. Sipas njoftimit, S.S. është shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Zbatimi i urdhrit u realizua nga patrulla e Stacionit Policor në Suharekë“.

Lexo më Shumë

Gjatë katër ditëve të fundit, shtatë persona janë arrestuar për drejtim të pamatur të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa janë ndëshkuar 2.415 shkelje të trafikut. Siç njofton MPB-ja, në periudhën 17–20.11.2025, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga punonjësit e policisë në të gjitha sektorët e brendshëm të trafikut në rrugët e vendit, nga gjithsej 2.415 gjobat e lëshuara: 435 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes. Shtatë persona janë arrestuar për drejtim të pamatur të automjetit sipas nenit 297-a të Kodit…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka prezantuar sot rezultatet e para të një prej proceseve më të rëndësishme reformuese në sistemin shëndetësor – analizën e plotë të burimeve njerëzore në institucionet publike dhe private në gjithë vendin. Ai theksoi se shëndetësia “nuk mund të reformohet me sy mbyllur”, prandaj ky proces është hapi themelor drejt një sistemi që funksionon si “organizëm i gjallë” dhe jo si një bashkësi e fragmentuar institucionesh raporton Tetovasot. Sipas të dhënave të siguruara përmes verifikimit të kryqëzuar nga Regjistri Qendror, Agjencia e Punësimit, Odat Profesionale, Drejtoria për Shëndetësi Elektronike dhe FSSHM, në vend aktualisht…

Lexo më Shumë

Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Petra Drexler, thotë se përshtypja që i jepet publikut vendas se Maqedonia ndan më shumë se Gjermania për gjyqësorin është e gabuar. Ajo këtë e deklaroi në kontekstin e mesazheve të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kërkesës së gjyqësorit në RMV për një buxhet më të madh dhe pavarësi financiare. “Përshtypja që mund të jetë shfaqur në vend ditët e fundit është se Gjermania investon më pak në gjyqësor sesa Maqedonia e Veriut. Kjo përshtypje është e gabuar. Duhet t’i shikoni me kujdes shifrat. Nëse krahasoni të dhënat që Komisioni Evropian mbi efikasitetin e gjyqësorit…

Lexo më Shumë

Unioni i forcave të reja të VMRO-DPMNE-së së bashku me të rinjtë e Unionit ndërkombëtar demokratik (IYDU) sot në Shkup është nikoqir i aktivitetit me titull “Forumi për liri” ku do të marrin pjesë mbi 45 liderë të rinj nga 25 vende. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në një deklaratë për mediat tha se kjo është ngjarja më e madhe që Unioni i forcave të reja e ka realizuar që nga themelimi i tij. “Po flas për një ngjarje politike ndërkombëtare. Unioni ndërkombëtar demokratik është familja më e madhe e partive politike konservatore dhe qendrës së djathtë në…

Lexo më Shumë

Buxheti i vitit 2026 është realist, i zhvilluar dhe çdo artikull është projektuar me shumë kujdes. Rritja është parashikuar në 3.8%, dhe deficiti buxhetor në 3.5% të BPV-së, që është në përputhje me angazhimin për konsolidim fiskal. Këtë e theksoi Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në “RTVM”. “Fakti është se Buxheti i vitit 2026 është i zhvilluar. Me kolegët e mi në Ministrinë e Financave, arritëm të marrim maksimumin në aspektin e projektimit të një buxheti individual për secilin institucion, dhe në të njëjtën kohë duke marrë parasysh se duhet të kemi një buxhet të zhvilluar, duhet të kemi…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut me vite e zvarrit hetimin e dytë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona, shkruan Portalb.mk. Pavarësisht se kanë kaluar mbi dy vite që kur Prokuroria Publike e RMV-së njoftoi se po zhvillohet hetim i dytë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ende nuk ka vendim dhe nuk është ngritur aktakuzë. Nga Prokuroria Publike tani nuk tregojnë se në çfarë faze është ky rast dhe kur pritet të ketë vendim, ndërsa vazhdimisht janë arsyetuar se rasti po hetohet. “Çështja për të cilën shfaqni interes, e cila…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dje nga Tirana përcolli mesazhe të forta politike dhe identitare gjatë inaugurimit të zyrës së re të shoqatës “VMRO-DPMNE Shqipëri”, ku morën pjesë një numër i maqedonasve që jetojnë në Shqipëri. Me këtë rast, Mickoski theksoi rëndësinë që ka organizimi i komunitetit maqedonas në Shqipëri, duke e cilësuar hapjen e zyrës së re si hap të madh për forcimin e lidhjeve, kulturës dhe identitetit të tyre. “Theksova mundësinë që maqedonasit në Shqipëri të kenë klubin e tyre, të kenë hapësirë për bashkim, për të punuar lirshëm në ruajtjen e kulturës, identitetit, gjuhës…

Lexo më Shumë

Më 21.11.2025 në ora 00:50, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “167” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.J.(32) nga f. Reçicë e Vogël. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe është konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë