Nënkryetari i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se çdo plan për ndalimin e luftës së Rusisë në Ukrainë duhet ta ruajë sovranitetin ukrainas dhe të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Në të njëjtën kohë, Vance tha se është “fantazi” të mendohet se Ukraina mund të fitojë nëse SHBA i jep Kievit më shumë para apo armë, apo nëse vendosen më shumë sanksione kundër Rusisë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten prezantoi një plan të ri paqeje për Ukrainën, i cili i jep Rusisë edhe më shumë koncesione territoriale sesa kontrollon aktualisht, e largon Ukrainën nga anëtarësimi në NATO…
Author: Hamdi Kumanova
Oda Ekonomike e Maqedonisë uron të gjithë qytetarët me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një datë që simbolizon kulturën, identitetin dhe përkushtimin e rilindasve tanë për arsimim dhe përparim kombëtar. 22 Nëntori mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë, dita kur në Manastir u vendos unifikimi i alfabetit shqip, duke hapur rrugën për zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare. Urime kjo ditë e shënuar për të gjithë!
Me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryetari Maksim Dimitrievski ka dërguar urime të sinqerta për të gjithë qytetarët që e shënojnë këtë ditë të rëndësishme për kulturën, gjuhën dhe identitetin shqiptar.(Televizioni News)
Qyteti i Shkupit ka hapur para dhjetë ditësh një thirrje publike për kompani të interesuara që të realizojnë dekorimet e fundvitit në kryeqytet. Sipas dokumenteve të publikuara në Byro për Prokurime Publike, oferta mund të dorëzohen deri më 4 dhjetor, pas së cilës do të zgjidhet kompania fituese. Fillimi i dekorimeve do të varet nga mbyllja e procedurës së tenderit, ndërsa në rast të ankesave, punimet mund të shtyhen edhe disa ditë. Sipas specifikimeve të tenderit, në Sheshin e Shkupit duhet të vendoset një pemë e Vitit të Ri me lartësi minimale 13 metra, si edhe dekorime të tjera të…
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit në Komuna, shpall thirrje publike për ekspertë të cilët do të jenë pjesë e bazës së ekspertëve të Qendrës së Burimeve, i cili është i hapur për aplikim deri më 15 dhjetor të këtij viti. Krijimi i bazës së ekspertëve krijon një mekanizëm dinamik dhe profesional që do t’u mundësojë komunave të marrin mbështetje në kohë, profesionale dhe të synuar. Çdo ekspert që do të përfshihet do të ketë mundësinë të ndajë njohuritë, të punojë mbi sfida specifike, të krijojë zgjidhje dhe të japë kontribut të dukshëm në…
Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” sot, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, do t’ua dorëzojë çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025 studiuesit, publicistit dhe poetit prof. dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtarit Resul Shabani. Ky vlerësim, siç thuhet në njoftimin e shërbimit për media të Kuvendit, u jepet personaliteteve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë dhënë kontribut në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe besimeve të ndryshme në vend.
Tri gra shtetase të Serbisë janë kapur teksa kanë kaluar ilegalisht kufirin në Qirikoviq të Leposaviqit. Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur pasditën e së djeshmes, përcjell Klankosova.tv. “Me vendim të prokurorit njëra nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerat janë liruar”, thotë Policia.
Sot është Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 117 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm…
VLEN përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet më të mëdha kulturore, arsimore dhe kombëtare të historisë sonë. Dita e Alfabetit është gur themeli i identitetit tonë kombëtar. Më 22 nëntor 1908, në Manastir, rilindasit shqiptarë vendosën jo vetëm rregullimin e alfabetit, por drejtimin strategjik të kombit shqiptar: ecjen krah për krah me popujt evropianë, forcimin e kulturës, arsimit dhe vetëdijes sonë kombëtare, si bazë për lirinë politike dhe zhvillimin shoqëror. Manastiri mbetet zemra e kësaj ngjarjeje…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi sot se Maqedonia e Veriut po ndërmerr hapa të vendosur drejt një ekonomie moderne, digjitale dhe të gjelbër. Ai theksoi rëndësinë e strategjive kombëtare për zhvillim dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që synojnë krijimin e kompanive konkurruese dhe të inovative. Durmishi nënvizoi se tranzicioni i gjelbër nuk është vetëm ekologjik, por edhe ekonomik, duke u fokusuar në burimet e ripërtëritshme, teknologjitë e avancuara energjetike dhe ndërtimet e mençura. Ai gjithashtu prezantoi masat e reja ligjore për mbështetjen e investimeve nga viti 2026, që synojnë punësime cilësore, hulumtim dhe…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për ardhjen e mërgimtarëve në festat e fundvitit.Ai ka drejtaur disa akuza për (mos) puënën e Qeverisë Kurti.“Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen”, ka shkruar ai.Postimi i plotë: Të dashur mërgimtarë,Vëllezër e motra,Pushimet e ardhshme, që i bie të jenë për festat e fundvitit, përveç vizitave në familjet tuaja, do ta kemi një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit.Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në…
Bartësi i listës së VLEN, Florim Rakipi është zgjedhur ditën e sotme edhe kryetar i këshillit komunal në komunën e Bogovinës. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Feti Abazi, në faqen e tij zyrtare, në Facebook. “KONSTITUIMI I KËSHILLIT KOMUNAL TË KOMUNËS SË BOGOVINËS DHE ZGJEDHJA E KRYETARIT TË KËSHILLIT, z. FLORIM RAKIPI. Sot, Komuna e Bogovinës shkroi një kapitull të ri në historinë e saj institucionale. Me konstituimin e Këshillit Komunal dhe zgjedhjen e kryetarit të tij, z. Florim Rakipi, vendi ynë lokal hodhi një hap të rëndësishëm drejt një qeverisjeje më të…

