Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për ardhjen e mërgimtarëve në festat e fundvitit.Ai ka drejtaur disa akuza për (mos) puënën e Qeverisë Kurti.“Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen”, ka shkruar ai.Postimi i plotë:
Të dashur mërgimtarë,Vëllezër e motra,Pushimet e ardhshme, që i bie të jenë për festat e fundvitit, përveç vizitave në familjet tuaja, do ta kemi një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit.Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në secilin nivel të sigurisë e të zhvillimit.Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj.Ne duam angazhim institucional, që familjet tona ta ndjejnë dorën e shtetit.Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen.Ne kurrë s’kemi qenë të ndarë mes vete në familje. Malli për njëri-tjetrin na ka gërryer shpirtin, për ta ndërtuar sigurinë dhe jetën e begatë në familjet tona, para e pas luftës.Pastaj, dhatë për lirinë shumë, e bashkë e gëzuam rrugëtimin e ëndrrës që për të u sakrifikua shumë.Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen.Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen.Besnik ndaj atdheut dhe kombit.
Data 07.11.2026
Aktuale
- “Kur nuk ju theu tritoli, nuk ju thyen as represioni e gjobat”/ Tedi Blushi vlerëson News24: Qëndroi në ballë të protestës, ndër të paktat media të pavarura
- (VIDEO) Dimitrievski: Nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në shqip, largohemi nga Qeveria
- Kryediplomati turk dhe ai egjiptian diskutojnë për Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor në një bisedë telefonike
- Përshkallëzohet protesta te Ministria e Arsimit/ Të rinj të maskuar qëllojnë me gurë drejt policisë dhe u vënë flakën kazanëve të mbeturinave. Efektivët përgjigjen me spray djegës
- I njohur si djali i pankartave mesazh të prerë nga protesta: Nuk ka kthim pas, i kemi ‘djegur anijet’!
- Saranda Imeri Stafai zbulon skandalin: Si i vulosi Ali Ahmeti shqiptarët si “minoritet”
- BDI për konkursin në Akademinë Ushtarake: Përfaqësimi i shqiptarëve është cenuar! Shabani: Këtë realitet e kemi trashëguar nga ju
- ASH: Dimitrievski, “patriot me bateri kineze” – i janë harxhuar kartat politike!



