Tetori rezultoi me një rritje 19.3 për qind të hyrjes së të huajve në Shqipëri duke sinjalizuar për një rigjallërim të turizmit në vjeshtë duket se ata që kanë “shpëtuar” realisht turizmin janë shqiptarët e Kosovës. Shifrat e hyrjes sipas shteteve tregojnë se hyrjet nga Kosova ishin 306 mijë me një rritje 60 për qind në raport me tetorin 2024. Përtej një rikthimi të turizmit patriotik në normalitet, në vjeshtë, ajo që duket se ka luajtur një rol jo të vogël në këtë shifër është edhe mbajtja në Tiranë e aktiviteteve të lidhura me Kosovën. Në datë 17 tetor u…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se plani i tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është “përmirësuar” dhe se po e dërgon emisarin Steve Witkoff për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, po ashtu po e dërgon sekretarin e Ushtrisë, Dan Driscoll të takohet me zyrtarët ukrainas, raporton agjencia “AP”. Trump ka sugjeruar se do të takohet me Putinin dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por jo para se të bëhet një përparim i mëtejshëm në negociata. “Do të informohem për gjithë përparimin e bërë, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio,…
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Fondin Shëndetësor, duhet të kryej kontrolle më serioze në çdo spital shtetëror e private, thotë Sashko Kedev. Kardiologu i cili i pari foli për ndërhyrjet e panevojshme kardiokirugjike tha se operacionet në zemër janë kryer vetëm për përfitim financiar. Kedev kërkon formimin e komisioneve të pavarura dhe profesionale në çdo institucion shëndetësor, të cilat do të monitorojnë nga afër mënyrën e punës dhe trajtimin e pacientëve. “Personalisht mendoj se Fondi duhet shumë më seriozisht të kontrollojë ku paguan dhe sa paguan, pasi e dini se ka edhe kompani private të sigurimit dhe jam…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dorëzuar kallëzim penale kundër ish kryetarit të Kërçovës Fatmir Dehari nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”, pasi që ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Zjarrfikës gjatë punësimeve në Njësitin Territorial Kundër Zjarrit në Kërçovë. Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër, edhe pas skadimit të afatit njëvjeçar, Dehari nuk ka kryer mbikëqyrje të detyrueshme dhe ka lejuar që të punësuarit të mos marrin licencë për zjarrfikës nga organi kompetent shtetëror. /Alsat.mk
Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar parregullsi të shumta dhe mos harmonizim në punën e komunës së Likovës dhe ka dhënë mëndim jo të favorshëm për raportet financiare për vitin 2024. Nga Revizioni kanë dhënë mendim negativ edhe për llogaritë e buxhetit dhe vërtetësinë e raporteve financiare për vitin 2024 të llogarisë së të ardhurave të buxhetit dhe dotacioneve. Sipas Revizionit, komuna nuk ka respektuar dispozitat e ligjit për kontabilitetin e buxheteve dhe përdoruesve të buxhetit për udhëheqjen e librave afarist. Nuk është bërë raport financiar për çdo llogari dhe librat afarist nuk janë mbyllur në fund të vitit. …
Në Qeveri u nënshkruan kontratat e programit “Vetëpunësim 2025”, ku nga 6.045 aplikime u përzgjodhën 2.545 qytetarë. Programi mbështetet me një fond rekord prej 25 milionë euro, dyfish më shumë se vitin e kaluar. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, vuri në dukje rëndësinë e sipërmarrësve të rinj për zhvillimin ekonomik lokal. “I përgëzojmë të gjithë ata që sot nisin një rrugëtim të ri biznesi. Energjia e sipërmarrësve të rinj e çon vendin përpara,” tha Durmishi. Ai theksoi se në vitin 2026 të rinjtë do të marrin edhe mbështetje shtesë për integrim më të shpejtë në…
Ismet Guri, i cili është gjykuar bashkë me Ejup Alimin, për rastin “Titanik 3” vazhdon të jetë i lirë. Duke pasur parasysh se aktgjykimi ka marrë formë finale më datë 03.11.2025, nga Gjykata Themelore Penale njoftojnë se lënda është dorëzuar te Gjykatësi për Ekzekutimin e Sanksioneve, por nuk precizojnë saktë se kur do të fillojë ekzekutimi i dënimit, shkruan Portalb.mk. Alimi dhe Guri për “Titanik 3” janë akuzuar në qershor të vitit 2017 për shkatërrimin e materialit zgjedhor. Më 14 korrik të vitit të 2023, nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit në gjykimin e përsëritur të rastit “Titanik 3”…
Sot është një ditë e rëndësishme dhe një hap i rëndësishëm për përfituesit e masës për vetëpunësim, për t’u bërë të pavarur, për të marrë të ardhmen në duart e tyre dhe për të nisur biznesin e tyre. Si Qeveri, ne besojmë fort se ekonomia rritet kur qytetarët kanë mbështetje për të krijuar, për të inovuar dhe për t’u bërë sipërmarrës, prandaj masa për vetëpunësim, si pjesë e Planit Operativ, është një nga programet më tërheqëse dhe më të suksesshme në vend. Këtë vit kemi interesin më të madh deri tani – janë dorëzuar gjithsej pak më shumë se…
Sot gjithçka lëviz me shpejtësinë e dritës — dhe me të, edhe mënyra jonë e jetesës. Udhëtimet, takimet e punës, miqësitë, fitnesi, daljet e mbrëmjeve – gjithçka kërkon fleksibilitet dhe thjeshtësi. Dhe pikërisht për këtë nuk është çudi që gjithnjë e më shumë njerëz në Evropë dhe te ne i kthehen alternativave të reja, praktike dhe më pak të dëmshme* nikotinike. Në Suedi, për shembull, një vend që prej vitesh dallohet për normën më të ulët të duhanpirjes në BE, thasëtëmet nikotinike janë bërë çdoëdhë. Vetëm 5.3% e të rriturve përdorin cigare – dukshëm më pak se mesatarja evropiane…
Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të nisë menjëherë një hetim dhe ndjekje penale efektive të të gjitha sulmeve ndaj bullgarëve nëse dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian. Komenti i tij erdhi pas sulmit ndaj gazetarit dhe figurës publike Vlladimir Perev në Shkup. “Është koha e duhur që Republika e Maqedonisë së Veriut të nisë një hetim dhe ndjekje penale efektive të të gjitha sulmeve ndaj bullgarëve atje. Kjo është e vetmja mënyrë që ky vend të fitojë integrimin e tij evropian”, theksoi Radev. Presidenti specifikoi…
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, foli për projektin aktual që Ministria e Transformimit Dixhital po e udhëheq në bashkëpunim me institucione të tjera, ku theksoi se rreth 40,000 studentë morën kuponin e tyre me vlerë 15,300 denarë në javën e parë të thirrjes, dhe kujtoi se 55,000 kupona për pajisje elektronike janë planifikuar për studentët e regjistruar në studime universitare në vitin akademik 2025/26. Andonovski theksoi se ky është një nga projektet më të rëndësishme që ministria e linjës, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka zbatuar, dhe i cili…
Partia e Pensionistëve edhe një herë thekson dhe kërkon që Qeveria e Maqedonisë së Veriut, urgjentisht të rrisë limitin për trajtim spitalor falas për pensionistët me pensione të ulëta, thuhet në deklaratën e tyre. Kjo është se, nga marsi i vitit 2025, me një rritje të pensioneve me 2500 denarë, pensioni minimal ka arritur në pragun prej 18,292 denarësh, ndërsa limiti për trajtim spitalor falas është ende 18,000 denarë. Me këtë fakt, për një periudhë të gjatë kohore, asnjë pensionist në vend nuk është përjashtuar nga bashkëpagesa për trajtim spitalor, gjë që prek më së shumti pensionistët me…

