Forca e Sigurisë së Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në “Ditën e Hapur”, e cila mbahet me rastin e ‘Ditës së Forcës’, nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Në njoftim thuhet se në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30, do të jenë të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve mike. FSK-ja bën të ditur se të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. “Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së…
Author: Hamdi Kumanova
Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) edhe sot vazhdojnë grevën e përgjithshme për shkak të mos-marrjes së pagave. Sindikalistët e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) kanë njoftuar se punëtorët e transmetuesit publik janë në gjendje jo të mirë sociale, si dhe funksionimi i RTK-së, është “rënduara në skaj”, duke e cilësuar situatën të papranueshme. Po ashtu, Sindikata ka theksuar se greva do të vazhdojë dhe i bën thirrje të gjithë punëtorëve për mbështetje të plotë në veprimet e tyre, të cilat i konsideron “të drejta dhe ligjore”. Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, Gëzim Bimbashi,…
EDS, një nga furnizuesit kryesorë të energjisë elektrike dhe anëtar i Grupit PPC, mbajti një briefing për mediat në selinë e saj, ku prezantoi disa ngjarje të mëdha që nënshkruajnë një kapitull të ri në rritjen e kompanisë. Gjatë eventit, ekipi menaxhues prezantoi faqen e re internet të kompanisë – një platformë moderne dhe e përqendruar te klienti, e cila u lejon kompanive të hulumtojnë opsione tarifore, të kërkojnë oferta të personalizuara dhe të përdorin informacione të përditësuara mbi furnizimin me energji dhe qëndrueshmërinë. Faqja internet pasqyron përkushtimin afatgjatë të EDS-së për transparencë, inovacion dhe shërbim të fokusuar te klienti.…
Komisioni për Vendosje të Kundërvajtjeve pranë Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës konstatoi se katër markete si dhe Lidhja e Odave Ekonomike si koordinatore, kanë marrë pjesë në marrëveshje të ndaluar ose sjellje të harmonizuar. Siç theksojnë nga Komisioni, është vërtetuar se në një takim të mbajtur më 5 shkurt 2025, pjesëmarrësit kanë arritur qëndrim të përbashkët për mospranimin e çmimeve të reja ose të rritura nga furnitorët, me ç’rast kanë zëvendësuar sjelljen e pavarur tregtare me një koordinim praktik. Për këtë arsye, janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse në shumë prej 50.000 eurosh për secilin market, ndërsa Lidhja e Odave…
Më 24.11.2025, në orën 19:00, në SPB Ohër është raportuar se nga Burgu i Ohrit në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit, me automjet të Ndihmës së Shpejtë, është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore K.R. (33) nga fshati Oktisi i Strugës, i cili, pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për sqarimin e plotë të rastit.
Nuk do të ketë portofole të reja, VLEN nuk do të marrë një ministri shtesë, i njëjti person do të jetë Zëvendëskryeministër dhe Ministër, tha sot Kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me plotësimin e vendeve vakante në qeveri, pas largimit të Izet Mexhitit në pozicionin e kryetarit të Komunës së Çairt, duke pasur parasysh se ai ishte edhe Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit. “Mund të them se emrat do të dihen këtë javë. Por ajo që është e sigurt është se partitë politike që përbëjnë koalicionin VLEN do t’i mbajnë ato ministri si deri më tani. Pra, nuk…
Ekipet e Ndërmarrjeve publike në Shkup po pastrojnë bregun e lumit Vardar, bëri të ditur në një postim në Fejsbuk, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski. “Vazhdimisht realizohet pastrim i plotë i bregut të lumit Vardar, së bashku me shtratin e tij. Ekipet e Ndërmarrjeve publike në koordinim dhe aksion të organizuar, po pastrojnë shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta – gjithçka që është lënë pas dore me vite dhe që krijonte një imazh të shëmtuar për qytetin tonë, më në fund kjo bëhet pjesë e së kaluarës”, thekson Gjorgievski. Kjo mirëmbajtje do të jetë praktikë…
Nuk ka politika kombëtare të suksesshme pa përfshirjen e sektorit civil në krijimin e tyre. Për qeverinë aktuale, kjo nuk ka dyshim dhe për këtë arsye është parim thelbësor i punës, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në panel diskutimin të dedikuar arsimit, në kuadër të Forumit Kombëtar për Bashkëpunim midis sektorit qeveritar dhe joqeveritar, i cili organizohet për herë të dytë radhazi nga Qeveria dhe Civika Mobilitas. “Kontributi i organizatave qytetare është jashtëzakonisht i rëndësishëm në avancimin e deritanishëm të legjislacionit, në definimin e masave sistematike, projekteve dhe aktiviteteve, në rritjen e vetëdijes për tema…
“Integrimi evropian nuk ndërtohet në Bruksel, por në vend, në vendimet tona dhe në mënyrën se si arrijmë konsensusin”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën e tetë plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, të mbajtur sot në Kuvend. Gashi theksoi se asnjë çështje dypalëshe nuk duhet të jetë pengesë për përparimin drejt BE-së, duke shtuar se shembujt e Shqipërisë dhe Malit të Zi tregojnë se procesi është real dhe i arritshëm. “Gara jonë nuk duhet të zhvillohet në retorikë, por në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e përbashkëta”, theksoi ai. Kryetari i Këshillit Kombëtar…
Sllovenia ka miratuar ndryshime në Ligjin për shoferë, të cilat u mundësojnë poseduesve të patentë shoferëve të dhëna në Maqedoninë e Veriut të ndërrojnë dokumentin pa dhënë pjesën praktike të provimit, me kusht që të kenë qëndrim të rregulluar në Slloveni. Ky vendim, i miratuar dje, sjell një lehtësim të konsiderueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Slloveni. Ai vlen po ashtu për poseduesit e patentave nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Sipas rregullave të reja, shoferët nga Maqedonia e Veriut do të mund t’i këmbejnë patentat brenda një…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një punëtori të organizuar nga Forumi i Grave të LSDM-së në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizëm për të Luftuar Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave”, theksoi se LSDM është partia që e ka vendosur sistematikisht luftën kundër dhunës me bazë gjinore si prioritet shtetëror. Ai theksoi se duke miratuar ligje, reforma institucionale dhe shërbime për mbrojtjen e grave dhe vajzave, LSDM ka krijuar themelet për politika afatgjata dhe të qëndrueshme për mbrojtjen e grave nga dhuna. “Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë atë që është bërë në periudhën e kaluar dhe, përmes…
Numri i pacientëve të regjistruar me kancer të prostatës nga 30 deri në 40 persona çdo vit. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Igor Stojkovski, transmeton Portalb.mk. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar në Klinikë vitin e kaluar, gjysma, ose 2,540 pacientë, ishin meshkuj. Sëmundjet më të zakonshme malinje te burrat janë kanceri i prostatës, sistemit tretës dhe mushkërive. Vitin e kaluar, pati 494 pacientë të regjistruar me kancer të prostatës. “Rekomandohet të fillohet kontrolli për kancerin e prostatës në dekadën e pestë. Kufiri i moshës po zvogëlohet dhe…

