Author: Hamdi Kumanova

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmin në Gaza, që mori jetën e shumë njerëzve të pafajshëm teksa prisnin ushqim rreth maunave me ushqime humanitare. Akti i tillë paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Bëjmë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet, ndërsa civilët duhet të mbrohen me çdo kusht” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë./tvklan.mk

Lexo më Shumë

Rikthehet reklamimi shtetëror në televizionet private pasi deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive. Ndryshimet në fakt fshijnë nenin 102, ku thuhet se “organet shtetërore, organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet publike, si dhe personat juridikë me kompetenca publike dhe shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore nuk mund të parashikojnë mjete për informimin dhe njohjen e publikut me shërbimet apo aktivitetet e tyre nëpërmjet transmetuesve privatë”. Me këtë ndryshim nuk ka më pengesë ligjore për reklamimin e Qeverisë dhe komunave në transmetuesit privatë dhe për fushatat reklamuese me…

Lexo më Shumë

Ukraina mund të përdorë armë që ka blerë nga Finlanda për të goditur objektivat në tokën ruse, sipas zyrtarë të lartë të Helsinki. Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Andi Hakanen theksoi se vendi i tij nuk ka vendosur asnjë lloj kufizimi në lidhje me përdorimin e armëve që i jep Kievit. Hakanen shtoi se kufizimet janë vendosur kryesisht nga vendet që kanë furnizuar Ukrainën me sisteme armësh me rreze të gjatë. “Nëse është e nevojshme, Ukraina duhet të godasë edhe objektivat ushtarake në anën ruse.” Kjo është një betejë krejtësisht legjitime mbrojtëse e Ukrainës. Karta e OKB-së lejon goditjen e…

Lexo më Shumë

Shirat e pandërprerë që kanë goditur Bolivinë që nga dhjetori, ku autoritetet numërojnë gjithsej rreth dyzet të vdekur, rezultuan që një pjesë e qytetit të Coviha (në veri) të zhytet nën ujë, por deri më tani nuk është raportuar për viktima. Lumi Acre vërshoi, ndërsa niveli i ujit arrin në çatitë e shtëpive dhe banorët tani po lëvizin me varka nëpër rrugë, zbuloi AFP. “Ne nuk kemi regjistruar asnjë vdekje, por kemi rreth treqind shtëpi që janë përmbytur plotësisht,” Ana Lucia Reyes, kryetarja e këtij qyteti me rreth 100,000 banorë, në kufirin me Perunë dhe Brazilin, i cili është 280…

Lexo më Shumë

Agjentët e FBI-së kontrolluan shtëpinë e një këshilltareje të lartë politike të kryebashkiakut Eric Adams herët të enjten, njoftoi televizioni lokal “News 12”. Byroja Federale e Hetimeve, e cila zakonisht nuk flet publikisht rreth hetimeve në vazhdim, nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me bastisjen nga dhjetëra agjentë të shtëpisë së këshilltares Winnie Greco në Bronx. Në nëntor, Byroja Federale e Hetimeve i konfiskoi kryetarit të bashkisë pajisjet elektronike dhe bastisi shtëpinë e drejtueses për mbledhjen e fondeve të fushatës së zotit Adams në vitin 2021. FBI-ja po zhvillon një hetim penal lidhur me dyshimet se ekipi i fushatës zgjedhore…

Lexo më Shumë

Një djalë 14 vjeçar është gjetur mbrëmë rreth orës 19:30 pa shenja jete me plagë të shumta therëse dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”. Ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme. Policia dhe prokurori themelor publik kanë bërë kontroll. Në trupin e 14-vjeçarit është urdhëruar autopsia.

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuara. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia. Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë, mes masave të rrepta sigurie, dy javë pas vdekjes së tij të papritur në një burg të Arktikut. Sipas mediave të huaja, policia ruse do të regjistrojë pasaportat e atyre që vijnë në kishën e ikonës së Nënës së Zotit, e cila ndodhet në një zonë të qetë të Moskës. Por ekipi i tij thotë se po përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës. Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë për ta çuar trupin në kishë. “Njerëz të panjohur po…

Lexo më Shumë

Në Iran janë hapur të premten kutitë e votimit, për herë të parë prej protestave kundër udhëheqësisë, më 2022. Zgjedhjet e së premtes po konsiderohen si shumë të rëndësishme për legjitimitetin dhe mbështetjen kombëtare për udhëheqësinë e Iranit – ndonëse pritet të ketë dalje të vogël. Apatia në mesin e votuesve mbetet e lartë, pas një periudhe trazirash të lidhur me vdekjen e një gruaje të re, e cila ka vdekur ka qenë në mbajtje policore për mosvendosje të hixhabit në “mënyrën e duhur”. Më shumë se 61.2 milionë njerëz kanë të drejtë vote. Në këtë vend janë duke u…

Lexo më Shumë

Një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë gjashtëkatëshe në kryeqytetin e Bangladeshit Dhaka gjatë natës, çka shkaktoi 43 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë. “Zjarri filloi në një restorant dhe u përhap shpejt në katet e tjera. Të paktën 43 persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë po trajtohen në spitale me plagë të djegura. Të 22 personat e pranuar me djegie të rënda janë në gjendje kritike”, u tha gazetarëve Ministrja e Shëndetësisë Samanta Lal Sen pas vizitës në spitalin e Kolegjit Mjekësor të Dhakës. Nuk dihet menjëherë se çfarë e…

Lexo më Shumë

Viber “po përmirëson lojën e tij” me prezantimin e një përditësimi krejt të ri të një veçorie të rëndësishme: folderët e personalizuar të bisedave. E krijuar në mënyrë specifike për ta bërë më të lehtë gjetjen e bisedave, kjo veçori po shpërndahet gradualisht te përdoruesit e mbarë globit. Fillimisht, përdoruesit e Viber do të jenë në gjendje të krijojnë deri në pesë folderë të personalizuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Këta pesë folderë mund të jenë të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe mund të përmbajnë biseda me miqtë, familjen, dhe kolegët. Gjithashtu, bëhet e ditur se nuk ka asnjë kufizim…

Lexo më Shumë

Lockbit, një grup famëkeq i krimit kibernetik që mban peng të dhënat e viktimave të saj, është goditur nga një operacion ndërkombëtar i agjencive ligjzbatuese nga SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian. Operacioni u drejtua nga Agjencia Britanike e Krimit Kibernetik, FBI, Europol dhe një koalicion agjencish policore në mbarë botën sipas një postimi bërë në uebsajtin e bandës. Zyrtarët Amerikanë e përshkruajnë Lockbit si një prej kërcënimeve më të mëdha në botë të ransomware-ve dhe ka goditur më shumë se 1700 organizata në SHBA në sektorë të ndryshëm nga shërbimet financiare, shkollat, transporti dhe agjenci shtetërore. Lockbit u zbulua në…

Lexo më Shumë