Partia e Punëtorëve (PP) dhe Lista e Pavarur “Për të rinjtë”, të cilët garantojnë në Njësinë Zgjedhore numër 1 premtojnë ndryshime rrënjësore sistematike në të gjitha fushat e aparatit shtetëror. Bartësja e listës, Ana Bobinkova Mijakovska, thekson se kanë gjetur mënyra të reja sistemore për të përmirësuar gjendjen në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe fushat të tjera.
“Për atë qëllim, ka ndryshime të cilat janë rrënjësore si në fushën e mbrojtjes sociale dhe shëndetësore ashtu edhe në fushën e arsimit, fushën e zhvillimit të vendit, ekonomisë, në fushën e politikave financiare edhe pse unë personalisht si bartëse që e ndërmarr tërë këtë hap nuk jam ekonomist. Megjithatë, angazhimet e mia dhe qëllimet programore i bazojmë në standardet universale ndërkombëtare”, deklaroi Ana Bobinkova Mijakovska, bartëse e listës. /Alsat.mk