Nga sot funksionon tregu i vetëm i punës në Ballkanin e Hapur, anëtarë të të cilit janë Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, që do të thotë se të gjithë qytetarët do të mund të punësohen në cilindo nga vendet e iniciativës duke ndjekur procedurën më të thjeshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Përparësitë e lëvizjes së lirë të punëtorëve në rajon, pa asnjë pengesë administrative, janë të shumëfishta, duke filluar nga mundësia e kryerjes së punëve sezonale, përmes uljes së deficitit të profesioneve dhe forcimit të besimit të investitorëve e deri te rritja e sektorëve kyç në ekonomi. Aksesi i lirë…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati i LSDM-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Stevo Pendarovski deklaroi sot se në raundin e dytë, pavarësisht marrëveshjeve politike, pret mbështetje edhe nga bashkësitë tjera etnike, përfshi edhe atë shqiptare, shkruan Alsat. “Pres të kem votat e të gjitha bashkësive etnike, gjë që ndodhi edhe në vitin 2014…Në kohën kur BDI-ja ishte në qeveri me VMRO-DPMNE-në dhe kishte qëndrim zyrtar se nuk ka kandidat konsensual, unë kisha 35 mijë vota të shqiptarëve. Që do të thotë edhe pa marrëveshje politike me cilëndo qoftë parti ka qytetarë nga të gjitha bashkësitë etnike që më kanë votuar dhe shpresoj se do…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te zona e Brrylit në Tiranë. Raportohet se, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar duke u përplasur me pemën dhe duke shkatërruar kangjellat e vendosura anë rrugës. Ndërkohë, automjeti tjetër ka ngelur në mes të rrugës. Dyshohet paraprakisht që shkak është bërë shkelja e semaforit nga njëri prej mjeteve, që ka shkaktuar përplasjen e fortë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.
Fshatrat e ish komunës së Tërpanit, në bashkinë e Poliçanit janë drejt izolimit të tyre të plotë dhe si pasojë e mungesës së infrastrukturës,banorët nuk arrijnë dot të lidhen me qendrat e qyteteve dhe rrugën nacionale.Bëhet fjalë për fshatrat Zhitom,Zhitom i madh dhe Tërpran, rruga drejt të cilëve është totalisht e amortizuar.Rruga për të shkuar në këto fshatra është më shumë se 20 km dhe në çdo cm të saj ka vetëm gropa,çarje dhe rrëshqitje rruge.Bëhet fjalë për rrugën ekzistuese,e ndërtuar që në periudhën e komunizmit,e cila sot është totalisht e shkatërruar dhe vështirësish e kalueshme jo vetëm për mjetet…
Finalizohen procedurat e ekstradimit të shqiptarëve, të dënuar/akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Spanjë, për armëmbajtje pa leje, kultivim, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe për fshehje të ardhurash. Mësohet se tre shqiptarë janë ekstraduar në Shqipëri, dhe një tjetër drejt Spanjës. NJOFTIMI I POLICISE Finalizohen procedurat e ekstradimit të 4 shtetasve, të dënuar/akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Spanjë, për •armëmbajtje pa leje, •kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe •për fshehje të ardhurash. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Romë, Berlin dhe Madrid, janë finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasve:…
Shtëpia ku ishte vendosur selia e Iniciativës Qytetare SDP të liderit të serbëve Oliver Ivanoviç i vrarë vite më parë natën është demoluar edhe thyer nga persona të panjohur, këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e kësaj iniciative Ksenije Bozhoviç, ish bashkëpunëtore e Ivanoviçit, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”. Mësohet se janë dëmtuar dhe thyer dera e hyrjes sikurse edhe zyra e këtij subjekti nga persona të panjohur, ndërsa nga objekti është larguar edhe flamuri. Lidhur me rastin u raportua në Policinë e Kosovës, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin. “Sot në mëngjes kur…
Një burrë është arrestuar në Prishtinë. I njëjti duke mos i zbatuar urdhërat e ka sulmuar fizikisht një polic të cili i ka shkaktuar lëndime trupore. Sipas raportit policor, viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimi me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela ka thënë se i ka dalë borxh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kur ky i fundit kishte zgjedhjet nacionale. Ai në emisionin Politiko në Kanal10 tha se ishte pjesëmarrës në fushatën e tij për t`i dhënë mbështetje. “Unë nuk dua të përgigjem për veprimet politike të kryeministrit të Kosovës. Me ose pa të drejtë i kam dalë borxh në dy momente Kurtit, kur ka pasë zgjedhje nacionale, kam qenë direkt pjesëmarrës në fushatën e tij. Unë kam bërë pjesën time ku kam vlerësuar se nevojitet një ndryshim në…
Standardet e larta në mjekësi, certifikata nga Joint Commission International, operacioni i parë i zemrës së hapur në Maqedoni janë vetëm disa nga arritjet e Klinikës Zhan Mitrev gjatë 24 viteve të ekzistencës. Historia e Klinikës nis më 1 mars të vitit 2000, kur zyrtarisht filloi punën me kryerjen e operacionit të parë bajpas në Maqedoni, udhëhequr nga doktor Zhan Mitrev. Me këtë operacion u vendosën themelet e shërbimeve moderne mjekësore në Maqedoni dhe filloi ngritja e vazhdueshme e standardeve të shërbimit dhe kujdesit shëndetësor. “Kam ndjesinë sikur ka qenë dje kur kemi filluar punën dhe në fakt kur kthej…
Funksionarët e lartë në Maqedoninë e Veriut prej sot do të kenë rritje të re të rrogave. Me ligjin që deputetët e miratuan dje në Kuvend, nga sot rroga mujore e tyre u rrit për 1.213 denarë dhe tani secilit deputet i paguajmë pagën bazë prej 121.593 denarë, apo mbi 2 mijë euro. Nëse ai është në një nga komisionet parlamentare, dhe nuk ka deputet që nuk është, atëherë paga e tij do të shkojë në, të themi, 129.000 denarë mbi 2100 euro. Kryeministrit Talat Xhaferi do t’i paguhen 157.000 denarë neto apo mbi 2500 euro në muajin mars. Por…
Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për opinionin njoftoi se nga sot terminet për caktimin e dokumenteve personale mund të caktohen në mënyrë elektronike. “Njoftojmë opinionin se nga dita e djeshme kemi prezantuar edhe një rubrikë të re në ueb-faqen https://termin.mvr.gov.mk/, e cila synon të kontribuojë në caktimin më të shpejtë të termineve për marrjen e fotografive për dokumente personale. Gjegjësisht, në këtë rubrikë të quajtur “Dërgo kërkesë për termin”, qytetarët shënojnë numrin e tyre amë, numrin e telefonit dhe zgjedhin se për cilin dokument dëshirojnë të caktojnë termin. “Pasi të dërgojnë kërkesën, operatorët e qendrës së thirrjeve…
Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë prej sot është mundësuar qasja e lirë drejt tregut të punës në këto tre vende, në kuadër të nismës Ballkani i hapur. Ata do të mund të punojnë në të tre shtetet me numër të vetëm për identifikim, pa kurfarë procedura shtesë. “Prej 1 marsit të këtij viti, qytetarët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përfundimisht do të mund të jetojnë dhe punojnë në cilin do prej tre vendeve si në vendin e vet. Për këto hapësira tona ku rregulla e parë e administratës publike ishte ‘nuk mundet’, 1…

