Author: Hamdi Kumanova

Të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të ditës së djeshme tregojnë se nga gjithsej 11 kandidatë, gjashtë ende nuk i kanë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturë për president, ndërsa pesë e kanë arritur numrin. Nga mbrëmë nënshkrimet e nevojshme i ka edhe Biljana Vankovska (e Majta), e cila sipas numërimit së KSHZ-së ka 10.278 nënshkrime, si dhe Stevço Jakimovski (GROM) me 10.269. Më parë, kandidatë për president me 10 mijë nënshkrime ishin Maksim Dimitrievski (ZNAM-Për Maqedoninë tonë) me 11.562, Bujar Osmani (BDI) me 11.079 dhe Arben Taravari (koalicioni VLEN) me 10.706. Nga kandidatët e tjerë…

Lexo më Shumë

Për shkak se nuk u përfshinë në rritjen e pagave sikurse Universiteti Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, në pesë universitete të hënë do të ketë protesta të qeta, transmeton TV21. Nëpërmjet një kumtese që mban vulën e pesë sindikatave të të punësuarve në universitetet përkatës, bëhet e ditur se protesta do të mbahen në hyrjet e universitetit: “Goce Dellçev” – Shtip Universitetin e Tetovës Shën Klimentin e Ohrit “Nënë Tereza” dhe “Shën Apostoll Pavle” – Ohër “Sindikatat e përshëndesin zbatimin e Marrëveshjes Kolektive nga ana e Qeverisë me UKIM-in, por njëherësh janë edhe kundër standardeve të dyfishta, diskriminimit dhe…

Lexo më Shumë

Në një intervistë për televizionin Sitel, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se nuk ka mundësi për ndryshime në marrëveshjet ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të tyre. Ai gjithashtu u fokusua në procesin e shpejtimit të dhënies së pasaportave, duke shtuar se një riorganizim në Ministrinë e Punëve të Brendshme është i nevojshëm për të arritur këtë qëllim. “Ministria e Brendshme nuk duhet të merret me çështje që nuk janë në kompetencën e saj. Ne duhet të jemi në koordinim me palën e dytë, kur marrim ndonjë vendim dhe vendim. Neni 118 i Kushtetutës thotë se marrëveshjet…

Lexo më Shumë

Partia e Re Social Demokrate (PRSD) mbështet kandidaturën për mandatin e dytë presidencial të presidentit aktual të shtetit, Stevo Pendarovski. “Pendarovski në këto pesë vite ka treguar se është një burrë shteti që ka njohuri, aftësi dhe vizion për të marrë vendime shtetërore në interes të integrimit ndërkombëtar të shtetit dhe sigurimit të një të ardhmeje stabile për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pendarovski është mbi të gjitha një njeri që ka ide progresive, një president që ka vizion për të ardhmen e vendit dhe Maqedonia e Veriut është e integruar dhe e siguruar në strukturat euroatlantike,…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tani deputet nga radhët e BDI-së, ka dalë me premtim për pagat në universitete, transmeton TV21. Thotë se siç themeluan universitete, tani do të përkushtohen që të zhvillojnë të njëjtët. Ndërkaq njofton që nga dita e hënë do të dorëzojnë propozim – ligj për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë. Siç sqaron, ky ligj do të rregullojë koeficientin e pagës. “Andaj, që nga dita e hënë do të dorëzojmë propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për…

Lexo më Shumë

Nisja e vitit shkollor për maturantët do të sjell një ndryshim radikal në mënyrën sesi do të zhvillohet provimi shtetëror i maturës. Në vend të klasave të zakonshme, maturantët do të përballeshin me provimin në ambiente më të mëdha, si salla dhe salla sportive të shkollave, ose në dhoma të tjera të mëdha shkollore. Kjo masë synon të sigurojë një ambient më të përshtatshëm për dhënien e provimit dhe të zvogëlojë rrezikun e shpërdorimit të informacionit gjatë provimit. Qendra e provimeve ka bërë të ditur se ky ndryshim ka për qëllim garantimin e një provimi të pavarur dhe…

Lexo më Shumë

Një 46-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në një aksident trafiku dje rreth orës 18:00 në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar në afërsi të fshatit Kolari, pasi automjeti me të cilin drejtonte ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë një pasagjere e mitur në makinë. “Me datë 01.03.2024 në ora 18:20 në stacionin policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kolari, automjeti i udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit i drejtuar nga V.N.(46) nga Shkupi, i cili ka dalur nga rruga. Njëkohësisht nga plagët e marra ka ndërruar jetë…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (2 mars) rreth orës 01:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin B.Gj.(34) nga Gostivari. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në objektin e tij hotelierik dhe në dhomat ndihmëse të objektit në Gostivar, janë gjetur kokainë, marihuanë, një peshore digjitale dhe disa sende me mbetje kokaine. B.G. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike strugë kërkon paraburgim për një banor 52-vjeçar të Veleshtës i cili e ka sulmuar infermieren e Repartit për kirurgji pranë Spitalit të përgjithshëm, e cila ka kërkuar nga ai që ta fik cigaren, njofton Portalb.mk. Sipas Prokurorisë, i dyshuari në mënyrë agresive është sjellë ndaj saj dhe e ka ofenduar, ndërsa pastaj e ka goditur me këmbë në stomak dhe ka ikur. Ngjarja ka ndodhur më 29 shkurt, ndërsa personi është arrestuar ditën e ardhshme. “Duke pasur parasysh sjelljen e këtillë së të dyshuarit e konfirmon rrezikun që ai sërish të arratiset që të evitojë përndjekjen penale,…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Lëvizja e njohur si Hizmet, e drejtuar nga Fetullah Gülen, ka qenë subjekt i një sërë kontroversash dhe akuzash, veçanërisht nga qeveria turke e udhëhequr nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Kjo organizatë, e cila fillimisht u prezantua si një rrjet arsimor dhe bamirës, ka arritur të zgjerojë ndikimin e saj në më shumë se 140 shtete, duke përfshirë edhe disa në Ballkan si Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në vitin 2016, pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, qeveria turke e shpalli zyrtarisht këtë organizatë si terroriste, duke e vendosur atë në…

Lexo më Shumë

Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi sjell për publikun një nismë unike të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, që synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në lidhje me zbatimin e parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Barometri është i qasshëm në adresën barometri.ipp-arbenxhaferi.org ose përmes faqes në internet të IPP Arbën Xhaferi. Objektivi kryesor i Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë është që të paraqesë në mënyrë interaktive dhe të vlerësojë përmes indekseve të veçanta përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore rreth përfaqësimit…

Lexo më Shumë

Një person i vdekur është gjetur në rrugë në Veles, njoftojnë nga MPB. Sipas informacioneve, në rrugën “Ilindenska” mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i të ndjerit T.G i lindur në vitin 1970. Sipas Policisë së Velesit, në ora 10:00 kanë marrë njoftim nga Urgjenca Mjekësore për një mashkull në afërsi të Nov Mostit, pas së cilës ekipi i tyre ka shkuar për këqyrje të vendit të ngjarjes. Urgjenca mjekësore njoftoi se në orën 09:50 kanë marrë një telefonatë nga qytetarët për një person pa ndjenja pranë Agjencisë së Punësimit. Por kur ekipi i tyre mbërriti, ata e…

Lexo më Shumë