Kreu i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku ka folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohen nesër. Ai theksoi se ajo që i ndodhi partisë “Aleanca për Shqiptarët” është fatkeqësi duke shtuar se Arben Taravari nuk diti të mbajë forcën politike. Mes tjerash ai shtoi se për këtë përçarje ka pasur ndërhyrje nga jashtë. “Është fatkeqësi ajo që i ndodhi Aleancës për shqiptarët. E kam bërë me shumë vështirësi, por zhvillimet janë të dhimbshme. Partia u shkatërrua. Aleanca për shqiptarët ka qenë promotori i lëvizjeve pozitive që ndodhën në…
Author: Hamdi Kumanova
Një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahet për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit, ata që janë në paraburgim dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit. TV21 vizitoi shtëpinë për përkujdes të të moshuarve “Nënë Tereza” në Shkup, ku të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar 46 persona, e ku nuk mungonte edhe kënga. “Nga 66 shfrytëzues, votuan 46, të tjerët do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në vendet ku jetojnë. Votimi kaloi më së miri”, tha Dean Petrov, udhëheqës i Shtëpisë për Përkujdesjen e të Moshuarve “Nënë Tereza”…
Një pjesë e mediave vazhdon me publikimin e qëndrimeve që përmbajnë të pavërteta dhe dezinformata për negociatat e anëtarësimit në BE. Për shembull, më 4 prill 2024, javorja “Makedonsko eho” botoi intervistë me akademikun dhe kryetarin e paradokohshëm të ASHAM, Lupço Kocarev, në të cilën ai konkludon se “Qeveria, për të nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në, veçmë ka rënë dakord se maqedonasit nuk jetojnë dhe nuk kanë jetuar kurrë në Maqedoni”. Për këtë pretendim, Kocarev i merr parasysh marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe kornizën negociuese si “dokument zyrtar të BE-së”. Mirëpo, në marrëveshjen me Greqinë nuk thuhet askund se “maqedonasit nuk…
SPB Tetovë informon se dje (22-prill) nga ora 13:00 deri në ora 19:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion i intensifikuar kontrollues ndaj automjeteve dhe drejtuesve me theks të veçantë parkimin e paligjshëm. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 53 automjete (TE-29 dhe GV-24) të parkuara në mënyrë të paligjshme, nga të cilat 6 automjete (TE) janë marrë nga shërbimi komunal i merimangës. “Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 3 drejtues automjetesh (TE-2 dhe GV-1) të cilët kanë vozitur pa dhënë provimin për patent shofer, si dhe 2 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik (TE)”. “SPB Tetovë apelon pjesëmarrësit…
Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore, para zgjedhjeve të nesërme, të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet. Këtë vit, pasi mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj. Zakonisht sot, një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahet për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit. Votimi për president filloi me 191 anëtarë të këshillave zgjedhor…
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 72 vjet burgim shtatë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vejçares. Lajmin e ka konfirmuar avokatja e viktimës, Kimete Krasniqi. Sipas saj, një prej të akuzuarve është dënuar me 12 vjet burgim, 6 janë dënuar me nga 10 vjet burgim. “Vetëm njëri është liruar në mungesë të provave, ndërsa të tjerët janë dënuar me aktgjykim meritues, njëri prej tyre shpallur fajtor dhe është dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa të tjerët janë dënuar me nga 10 vjet burgim”, ka thënë avokatja e Krasniqi për Koha.net. Krasniqi ka treguar se viktima…
Policia italiane ka vënë në pranga 13 efektivë burgjesh dhe 8 të tjerë janë pezulluar nga ushtrimi i funksioneve publike nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës. Sipas mediave italiane, ata akuzohen për torturë dhe dhunë të ushtruar ndaj të burgosurve në burgun e të miturve në Milano. Krimet, të kontestuara nga Prokuroria, janë keqtrajtimi, pjesëmarrja në tortura dhe tentativa për dhunë seksuale ndaj një të burgosuri. Hetimet nisën pas disa kallëzimeve të bëra. Autoritetet i monitoruan efektivët nëpërmjet përgjimeve dhe këqyrjes së kamerave brenda burgut, ku u dokumentuan shkeljet. “Ajo që na ra në sy që në momentin e parë…
Një hotel në Podujevë është sulmuar me armë zjarri të premten në mbrëmje. Rasti dyshohet se ndërlidhet me kërkim të haraçit nga të dyshuarit dhe është nën hetime nga Policia e Kosovës. Disa persona janë të dyshuar për rastin, tha Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të publikuar të shtunën. Pronari restorantit “Iliria Hill Resort” e ka denoncuar rastin rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të premtes. Ka deklaruar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të hotelit. Ai, po ashtu ka deklaruar se njëri prej të dyshuarve i kishte kërkuar një shumë të parave rreth…
Në zyrën e Avokatit të popullit, pasnesër prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë për zgjedhje të Presidentit të shtetit, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321. Siç kumtoi sot Avokati i popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyren kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Sjtëpisë përkujtimore të[ Nënë Terezës). Gjithashtu, në ditën e zgjedhjeve kujdestari…
Zv. kryeministri Bojan Mariçiq thotë se partia greke “Demokracia e Re” e cila ishte kundër Marrëveshjes së Prespës po sillet në mënyrë më të ndërgjegjshme se OBRM-PDUKM-ja. “Demokracia e Re po sille më më shumë përgjegjshmëri ndaj Marrëveshjes së Prespës se sa OBRM-PDUKM, edhe pse ishte kundër miratimit të saj në kuvendin grek. Megjithatë, që kur presidenti Joe Biden e vendosi Marrëveshjen e Prespës si një nga shtyllat e stabilitietit rajonal në vendimin e tij ekzekutiv, mendoj se nuk ka dyshime tek asnjë politikan serioz se marrëveshja duhet të respektohet dhe zbatohet, sepse i dha fund një mosmarrëveshjeje të gjatë,…
Specializantët privatë sot nën moton “5 deri në 12 për shëndetësinë e Maqedonisë”, protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell TV21. Javën e kaluar ata dolën në grevë duke kërkuar paga më të larta, sigurim shëndetësor falas dhe rregullim të statusit të punës. Në seancën e së martës, Qeveria vendosi që statusi i specialistëve privatë të vendoset pas zgjedhjeve me projekt-zgjidhje ligjore që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/983892886429671/?ref=embed_video
Mundësitë për zgjerim dhe përforcim të bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë do t’i shqyrtojnë delegacionet afariste të dy vendeve, të cilat më 13 qershor do të mbajnë takim në Selanik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Nga Oda ekonomike nga Selaniku kumtuan se do të jenë nikoqir i delegacionit afarist nga 18 biznese të kryesuara nga kryetari i Odës ekonomike të Maqdonisë së veriut, të cilat do të mbajnë takime (B”B) me përfaqësues të bizneseve greke me qëllim të shqyrtimit të mundësive për bashkëpunime të reja. Kompani nga Maqedonia e Veriut të cilat marrin pjesë në takimin…

