Pushteti po përgatit skenare për të shkelur vullnetin e qytetarëve – tha gjatë tubimit në Gazibabë, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Kovaçevski po luan një lojë të rrezikshme. Ai BDI-së I ofron më tepër resore, ministri dhe ndërmarrje. Këtë e bën me qëllim që të ketë mbështetje në rrethin e dytë për Pendarovskin. Ky komplot plotësohet me informacionet e fundit që I kam, se po përgatitet infiltrimi I njerëzve për blerje të votave dhe nuk përjashtoj votime kolektive në pjesë të Maqedonisë. Për të parandaluar këto skenare duhet masovikisht të dilet në votime dhe të mos lejojmë të shkelen themelet…
Author: Hamdi Kumanova
Kandidati presidencial nga Fronti Evropian, Bujar Osmani duke komentuar sot vokabularin e VMRO-DPMNE-së, ka vlerësuar se, sloganet e përdorura gjatë fushatës zgjedhore janë antiligjore dhe përmbajnë elemente shoviniste. Sipas tij, në to ka elemente të shkeljes së nenit 137 të Kodit Penal dhe prokurori duhet të kërkojë përgjegjësi. “Të keni slogan “Makedonija povtorno tvoja” është thirrje shoviniste. Të keni slogan “Da ja vratime gordosta” është thirrje shoviniste. Të kërkoni 61 deputetë që të përjashtoni komunitetet tjera është thirrje shoviniste dhe ka punë shumë këtu për prokurorin” – tha Bujar Osmani, kandidat presidencial i Frontit Evropian. Në kuadër të fushatës së…
Derisa Maqedonia pret që Ministria e Jashtme turke të japë dritën jeshile për ekstradimin e Ljupço Palevskit, Ankaraja zyrtare kërkon dorëzimin e 5 anëtarëve të FETO-s apo të ashtuquajturve gylenistë, shkruajn mediat në gjihën maqedonase, informon PRESSonline.al Sipas burimeve të njëjta, kërkesa për dorëzimin e gylenistëve është pranuar në Shkup prej kohësh, por a është kusht për ekstradimin e Palevskit, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Për momentin ka heshtje si nga MPJ e Turqisë ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë. Sipas rregullave në Turqi, për ekstradimin e Palevskit duhet të…
Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me zyrtarë të tjerë të rëndësishëm, ka zhvilluar një vizitë pune në zonën e SPB Shtip. Gjatë takimit me menaxhmentin e Sektorit të Punëve të Brendshme të Koçanit dhe me planifikimin e një vizite të ngjashme në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Berovës, ata kanë biseduar për rezultatet dhe sfidat e punës së tyre. “Në territorin e MPB-së së Shtipit materialet janë shpërndarë me sukses në vendvotimet, MPB-ja i siguron patrullat në këmbë dhe motoçikleta. Deri më tani nuk kemi asnjë indikacion për shkelje të ditës së votimit”, përfundoi…
Për mandatin e ardhshëm, LSDM-ja premton 1.35 miliardë euro, mjete që do të destinohen për të mbështetur bujqit. Gjithashtu zotohen se do të përkrahin blegtorinë, bujqit e rinj dhe gratë që merren me bujqësi. “Sigurojmë 750 milion euro subvencione dhe 600 milion euro investime kapitale dhe projekte për zhvillim rural, deri në fund të mandatit. Kemi plan konkret që të sigurojmë prodhim rekord vendor të ushqimit, në vlerë prej 1.5 miliradë euro me eksportin e prodhimeve vendore që do të mbërrijë 1.25 miliardë euro. Investojmë 100 milion të reja për zhvillimin rural. Nga 10 në 15 mijë euro rritet granti…
Kandidati për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni shumë-etnik Fronti Europian, Bujar Osmani, në vigjilje të rrumbullakimit të fushatës parazgjedhore , sot realizoi takim konstruktiv me të rinjtë, shumica prej të cilëve ditën e mërkurë do ta shfrytëzojnë për herë të parë të drejtën e tyre të votës. Duke u folur mbi rëndësinë e votës, Osmani iu bëri të qartë se janë ata të cilët do të përcaktojnë të ardhmen e vendit, duke zgjedhur izolimin apo integrimin, supremacinë përjashtuese apo gjithpërfshirjen dhe harmoninë ndëretnike. “Vota nuk është vetëm e drejtë, vota është përgjegjësi, për shkak se secili…
Diaspora nesër do të votoj për rrethinë e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, 2571 qytetarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit janë paraqitur për të shfrytëzuar të drejtën e votimit. Nesër 191 anëtarë të deleguar nga KSHZ do të realizojnë procesin e votimit jashtë vendit nëpër përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut. Në diasporë, nesër nga ora 7 deri në 19 do të votohet në Abu Dhabi ku janë regjistruar 26 votues, në Beograd 31, Berlin 260, Bernë 186, Bon 164, Bruksel 93, Uashington 34, Venecia. – 79, Vjenë – 123, Detroit-34, Zagreb-87, Kanberra-31,…
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në RMV solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,09 %. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denar/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,252 den/kg dhe do të jetë 44,554 den/kg. Nga data 23.4.2024, ora 00:01 çmimet…
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se mbështetja e SHBA-së, Britanisë dhe Francës për Ukrainën po rrit mundësinë e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis fuqive më të mëdha bërthamore në botë. Lavrov vlerësoi se SHBA-ja dhe NATO-ja janë të fiksuar me idenë e arritjes së një “disfate strategjike” në Rusi dhe shtoi se ekziston rreziku që ky konfrontim të çojë në një nivel të shtuar të rrezikut bërthamor. “Perëndimi po shkon në mënyrë të rrezikshme në prag të një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak midis fuqive bërthamore, që do të ketë pasoja shkatërruese”, theksoi ministri rus. “Shqetësues i veçantë…
Ish-këshilltari i Ilir Metës, e po ashtu ish-deputeti i LSI, Ralf Gjoni, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në dyert e Prokurorisë së Posaçme. Gjoni është parë të futet në SPAK i vetëm, pa prani avokati. Sakaq, ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK dhe nëse ka lidhje me hetimin pasuror që po bëhet prej kohësh ndaj Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, apo për çështje tjetër. Detaje tjera nuk u japen.
Kryetari i partisë “Dinjiteti”, pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Stojançe Angellov ka reaguar pas fjalimit të mbrëmjes së djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin qendror të Frontit Europian në qendër të Shkupit, ku Ahmeti i dërgoi porosi Mickoskit që të mos nis “bela” dhe të “matë fjalët”, përcjell TV21. AHMETI, NGRIT FRENIN E DORËS ME KOHË! Në tubimin e mbrëmshëm të BDI-së në qendër të Shkupit, ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërcënuar hapur dhe drejtpërdrejt Hristijan Mickoskin, që është shoqëruar me thirrjet “UÇK, UÇK, UÇK, UÇK…”. të cilave iu bashkua dhe…
Në fushatën parazgjedhore, disa politikanë në vend përdorin të pavërteta dhe dezinformata për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë. Shembull i tillë është statusi në Fejsbuk i liderit dhe deputetit të partisë “E majta”, Dimitar Apasiev, i botuar më 15 prill 2024, ku thuhet: “Duan të jenë PRESIDENT i Republikës…E programe? Nuk kanë! (përveç Vankovskës)”. Mirëpo, ky pohim i Apasievit është i pasaktë, gjë që shihet nga programet e botuara në uebfaqet e kandidatëve dhe partive, si dhe nga raportimet e mediave. Për shembull, Stevo Pendarovski, i cili garon për mandat të dytë presidencial, e ka botuar programin zgjedhor…

