Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherazi dhe kandidat për president në zgjedhjet që do të mbahen në RMV, ka dhënë një intervistë për Euroneës Albania, ku ka folur për situatën politike në shtetin fqinj. Osmani tha se synimi i BDI ishte që shqiptarët të futeshin me një kandidat të vetëm në garë për zgjedhjet presidenciale, por kjo nuk u realizua për shkak të përçarjes së Aleancës për Shqiptarët dhe daljes si kandidat të Arben Taravarit. Përveç Osmanit e Gërvallës, edhe Memli Krasniqi po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë Osmani nuk dha asnjë koment kur…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska – Madiq, bashkë me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, sot mbajtën konferencë për shtyp në lidhje me miratimin e Ligjit për Sport i cili u propozua nga Ministria e Drejtësisë, transmeton Portalb.mk. Avramovska Madiq theksoi se me Ligjin për Sport sigurohen mjete financiare për federatat nacionale sportive, klubet sportive, sportistët aktiv nga sportet olimplike dhe jo-olimpike dhe subjektet tjera juridike të cilat kanë vendime për kryerjen e veprimtarisë sportive. “Ligji është propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është miratuar me procedurë të shkurtuar në Kuvend. Me miratimin e tij si Qeveri treguam dhe dëshmuam…
Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Brendshme që të riorganizohet për të normalizuar dhënien e dokumenteve personale të gatshme për qytetarët që tashmë kanë fotografuar për dokumente të reja pasi më parë mezi kanë arritur të caktojnë një takim. Avokati i Popullit i tregon Ministrisë së Punëve të Brendshme që të riorganizohet në mënyrë që të normalizohet dhënia e dokumenteve personale të gatshme për qytetarët, të cilëve tashmë u është bërë fotografi për dokumente të reja, pasi më parë mezi kanë arritur të caktojnë termin. Avokati i Popullit Naser Ziberi tha në një konferencë për media se ky është…
Filluan nga oborri i shkollës dhe marshuan drejt sheshit të Tetovës për të bashkëbiseduar me qytetarët dhe shpërndajnë fletushka për ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e ambientit jetësor. “Hedhja e mbetjeve në këtë mënyrë nuk është kulturë që i ngjan qytetit të Tetovës dhe tetovarëve. Ambienti duhet ruajtur sepse është shëndet për neve. Pikërisht për këtë fenomen, sot këta nxënës bashkë me shokë e shoqe të shkollave të tjera të Tetovës, kanë dalë për të ndarë fletushka për qytetarët e Tetovës për të ruajtur ambientin jetësor. Rrugë më të pastra, ambient më të pastër – shëndet më i mirë për…
Me datë 01.03.2024, në ora 06:55, në rrugën “Zendel Xhemail” në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 58 vjeçarin O.B. nga fshati Ognjanci, Shkup. Ai kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Personi është dorëzuar në stacionin e policisë në Gazi Babë dhe më pas do të dërgohet nw burg për vuajtje të dënimit.
Policia identifikon, kap dhe arreston brenda 12 orëve, autorin e vjedhjes nën kërcënimin e armës, të një shume parash, në një market. Falë reagimit në kohë, inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale hetimore u identifikua, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari, banues në Qerret. Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen me armë, të një shume parash, rreth orës 18:40, të datës 29.02.2024, në një market me ushqime, në Qerret, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të identifikuar autorin e rastit. Si rezultat i këtyre veprimeve, këqyrjes së kamerave dhe punës së…
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit. Lajmi bëhet i ditur nga një postim në rrjetin social “X” të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov. “Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave…
Kanë mbetur edhe pak ditë deri te fillim i Muajit të Shenjtë mysliman dhe Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka publikuar kalendarin e Ramazanit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, transmeton TV21. Mësohet se Ramazani do të fillojë më 11 mars dhe do të zgjasë 30 ditë. Dita e fundit e agjërimit do të jetë më 9 prill. Bajrami i Ramazanit do të festohet më 10 prill, duke nisur me faljen e namazit të bajramit në ora 06:43. Kujtojmë se brenda muajit të Ramazanit do të ndërrohet edhe përllogaritja e kohës – kalojmë në llogaritjen verore. Siç…
Në vend të klasave, maturantët këtë vit provimet shtetërore do t’i bëjnë nëpër salla sportive, konfirmuan për Meta.mk nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QKD). Kjo risi është bërë që të mos ketë kopjim. Vitin e kaluar, gjatë procesit të vlerësimit për lëndën e gjuhës angleze, vlerësuesit konstatuan se provimin e kishin kopjuar rreth 3100 studentë, transmeton Portalb.mk. Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHMështë në negociata me autoritetet se cili material dhe çfarë do të duhet të studiohet për provimin e maturës. Siç thotë Berin Muhammed, kryetar i UNSHM-së, është rënë dakord që këtë vit të shkurtohet materiali mësimor…
Zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska-Madiq deklaroi sot se ekstradimi i Ljupço Palevskit, i dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, pritet të ekstradohet menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative. “Ministri i Drejtësisë realizoi takim me kolegun e tij në Turqi dhe siç e njoftuan opinionin nga Ministria e Drejtësisë, procedura gjyqësore ka përfunduar, pritet të plotësohen dokumentet administrative dhe presim që Ljupço Palevski të ekstradohet”, tha Avramovska- Madiq.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka inspektuar punimet në korridorin 8. Kryeministri tha se shpreson punimet në ndërtimin e korridorit të kryhen në kohë, pra deri në vitin 2027. “Jemi në pikën e fillimit të punimeve në realizimin e projektit mega korridorin 8, pjesë e së cilës është edhe korridori 10d. Punimet do të zgjasin deri në fund të 2027-tës. Duke marrë parasysh se punëmarrësit apo punë kryesit projektet që i kanë realizuar në rajon i kanë kryer në kohë dhe se s’ka dilema se edhe ky projekt do të realizohet në kohë”, tha Xhaferi.
Antikorrupsioni (KSHPK) u bën thirrje funksionarëve që të dorëzojnë deklaratat në mënyrë elektronike elektronike për pasurinë që disponojnë. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) njofton publikun se duke filluar nga data 1 janar 2024 është vënë në funksion sistemi i ri elektronik për paraqitjen e deklaratës së gjendjes pasurore dhe interesave. Personat të cilët, sipas nenit 82 dhe 85 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, kanë detyrimin të paraqesin deklaratën e gjendjes pasurore dhe të interesave dhe ndryshimin e gjendjes pasurore dhe interesave, dhe se duke filluar nga data 01.01.2024, deklarata duhet të dorëzohet përmes…

