Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë me dije se kanë rikonstruuar oborrin e shkollës fillore komunale “Liman Kaba” në Luboten të Komunës së Butelit, transmeton Almakos.
“ Pas tridhjetë vitesh e rikonstruuam oborrin e shkatërruar të Sh.F.K. “Liman Kaba” në Luboten.
Oborri i shkollës fillore në Luboten përfundimisht do të jetë një vend adekuat për nxënësit, e rikonstruam mburojën e shkollës, i ndërruam dyert dhe shumë shpejt do të rikonstruojmë edhe fasadën.”, shkroi ndërmjet tjerash Darko Kostovski, kryetari i Komunës së Butelit.