Përforcimi i kapaciteteve të Ministrisë së Financave në pjesën e sistemit financiar është fusha e re në të cilën vazhdon përkrahja e ofruar nga SHBA-ja përmes Zyrës së Thesarit të SHBA-së për Ministrinë e Financave, e cila realizohet në kuadër të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Zyrës së Thesarit të SHBA-së në prill të vitit 2023. Në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me zëvendësndihmës sekretarin e Zyrës së Thesarit të SHBA-së Xhejson Orlando, të mbajtur sot në Shkup, u theksua se përmes kësaj Marrëveshjeje realizohet një nga projektet më të mëdha të Zyrës së Thesarit…
Author: Hamdi Kumanova
Policët e SPB Tetovë rreth orës 15:40 në stadiumin e Tetovës kanë ndaluar 63-vjeçarin S.M. nga Xhepçishti i Tetovës, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas arrestimit të S.M. do të ngrihet peocedurë adekuate ligjore.
Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski thotë se temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes. “Ka mënyra të funksionimit, gjatë ditës nëse temperatura është mbi 18 gradë, gjatë atyre pak orëve ngrohja fiket, kështu që nuk ka nevojë të harxhohet gazi, shkurti është jashtëzakonisht i ngrohtë, kështu që besoj se kjo do të ketë një efekt pozitiv në matësot si dhe në faturat e ngrohjes që janë gjatë muajit maj, qershor, korrik”, tha Marko Bislimovski në “Studio 10” në TV24. Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për dhunë në familje dhe përdorim të armësIbishi: Fletarrestet e Rusisë…
Pas raportimeve se ambasadori gjerman ishte thirrur në ministrinë e jashtme të Rusisë në Moskë, tani janë shfaqur imazhe të Alexander Graf Lambsdorff të Gjermanisë duke u larguar nga ndërtesa, përcjell Telegrafi. Më herët, Kremlini tha se një regjistrim i supozuar i diskutimeve ushtarake gjermane tregonte se forcat e armatosura të Gjermanisë po diskutonin planet për të nisur sulme në territorin rus dhe vuri në pikëpyetje nëse kancelari Olaf Scholz ishte në kontroll të situatës. “Vetë regjistrimi thotë se brenda Bundeswehr-it, planet për të nisur sulme në territorin rus po diskutohen në mënyrë thelbësore dhe konkrete”, kishte thënë zëdhënësi i…
Për të tejkaluar pozitën e pabarabartë të punëtorëve në pesë universitetet shtetërore: “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universiteti Shtetëror i Tetovës, “Shën Apostulli Pal”, si dhe në Universitetin “Nënë Tereza”, në koordinimin e sotëm, morëm vendim që të propozojmë ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagave për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik, me çka do të sigurohet rritje adekuate të pagave për të gjithë, paralajmëroi kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski. “Në këtë mënyrë përmirësojmë standardin e të gjithë punonjësve në sektorin…
I pari i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani, njëherazi edhe kandidat për president i BDI-së, ka nisur sonte podcast-in e tij të parë, të titulluar INFORMALE. Në INFORMALE, ministri Osmani me të ftuarin e tij, analistin Xhelal Neziri kanë folur për aktualitetet e fundit nga vendi dhe bota. Osmani mes tjerash në podcast ka zbuluar se si kishte marr informacion se ishte organizuar atentat ndaj konvojit të tij, derisa ishte kryesues i OSBE-së. https://youtu.be/BaMfQbI_hCQ?si=bdojrBCAl7ozFz6r
MPB njofton se mbrëmë në ra 19:15 në SPB Shkup është paraqitur se rrugën “Ivan Haxhinikollov” në Shkup ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes një veture “Kia” me targa të Shkupit, drejtuar nga B.J. (51) në Shkup dhe motoçikletës “Honda” me targa të Shkupit, drejtuar nga A.B. (22) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda kanë marrë motoçiklisti të konstatuar në spitalin “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi policor nga SPB Shkup.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,04 % në raport me vendimin e datës 26.2.2024. Nga data 5.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 85,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 43,752 (denarë/kilogram) Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit…
Sindikata për ndërtim, industri dhe projektim (SNIP) ka paralajmëruar grevë që do të fillojë nga 7 marsi deri në plotësimin e kërkesave për pagesën e pagave për punonjësit e “Pyjeve Kombëtare”. “Greva nuk do të ndërpritet derisa të paguhen pagat dhe kompensimet nga janari dhe shkurti”, tha në konferencën e sotme për media kryetari i SNIP, Ivan Peshevski. Ai theksoi se kjo kompani po përballet me momente jashtëzakonisht të vështira dhe derisa nuk janë paguar pagat dhe kontributet, po punëson 400 punëtorë të rinj. Greva, siç u theksua në konferencën për media, është mbështetur nga përfaqësuesit e sindikatës nga të…
Stevo Pendarovski, pasi mori mbështetjen e LSDM-së për kandidaturën e tij për mandatin e dytë presidencial sonte në Kongresin e partisë, theksoi se “nëse VMRO-DPMNE arrin t’i detyrojë bullgarët të ndryshojnë Kushtetutën e tyre dhe nëse arrijnë që maqedonasit të njihen në Bullgari si pakicë do të jetë i pari që do të anëtarësohet në VMRO-DPMNE”, informon PRESSonline.al “Bëhet fjalë për muhabet fëmijësh”, shtoi Pendarovski. “Pres fitore të dyfishtë, sepse qytetarët e Maqedonisë e dinë se alternativa ndaj asaj që po ofrojmë, me të gjitha gabimet që i pranojmë dhe për të cilat kemi kërkuar falje publike dhe do të…
Lidhja Demokratike e Maqedonisë propozon ndalimin e biznesit me lëndët narkotike në Maqedoni. “Abuzohet me legalizimin e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore, mbi 70 kompani prodhojnë kanabis pa kontroll efektiv nga institucionet shtetërore dhe prodhimi vendoset në tregun ilegal, duke përhapur kështu biznesin e drogës dhe abuzimin me kanabisin. Prania e ekspertëve nga jashtë për luftën kundër biznesit të drogës në Maqedoni konfirmon se ky krim ka marrë përmasa të rënda dhe përfshin formimin e karteleve të drogës, llogaritjet dhe likuidimet e ndërsjella, si dhe përhapjen e narkomanisë në shkallë të gjerë edhe jashtë Maqedonisë”, thonë nga LD closevolume_off…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHNAA) dënon fjalimin tejet vulgar dhe të papërshtatshëm të kryetarit të partisë politike “E Majta”, të të Dimitar Apasiev në rrjetin social Facebook, i cili i referohet televizionit Kanal 5. “Përskaj etiketimit dhe diskreditimit publik të mediumit dhe personit përgjegjës të tij, “E Majta” u bën thirrje edhe për bojkotim, gjegjësisht mos-reklamim në Kanal 5, duke përmendur një antifushatë të organizuar sistematike. Një sjellje e tillë është absolutisht e papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë për politikanë dhe personazhe publike që duhet të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe medias.…

