Ahmet Arifi, kryetar në vendvotimin numër 1105 në fshatin Opajë, ka thënë për Alsat, se në këtë vendvotim është prishur pajisja biometrike. Ai ka deklaruara se tashmë janë duke e pritur këtë pajisje të u shkojë nga Shkupi, derisa gazetari I Alsat, Adnan Qaili, raporton se me orë të tëra është ndërprerë votimi, atje ku ka mbi 900 qytetarë me të drejtë vote./ Alsat.mk
Author: Hamdi Kumanova
Sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi pasi që votoi, para mediave deklaroi: “Kam besim se këto zgjedhje do të kalojnë mirë, të qeta të rregullta dhe demokratike. Besoj se do të plotësojmë edhe një kusht që është shumë i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian dhe shoqërinë e përparuar, besoj në një rezultat shumë të mirë të formacionit tonë politik, kështu që mendoj se është mirë që të gjithë të investojmë që sa më shumë të dalin në këto zgjedhje”, deklaroi kryetari Thaçi. Video në Link: https://www.facebook.com/pdsh.info/videos/1098189711451380/
Mjeku i Emergjencave të Manastirit dje në orën 18:30 në SPB Manastir ka raportuar se nga një kazino në një hotel në Manastir, pa shenja jete është sjellë tek ta N.K (62), shtetas i Greqisë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit do të dërgohet për obduksion. Në vendin e ngjarjes ka bërë kontroll nga ekipi inspektues i SPB Manastir, njofton MPB.
Komisioni i përkohshëm i Prokurorisë Publike për monitorimin e veprave të mundshme penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe parregullsive të tjera zgjedhore, sot në vazhdimësi po monitoron rrjedhën e procesit zgjedhor në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç paralajmëron Komisioni, kryetari i tij, prokurori publik Xhelal Bajrami, në ora 13:00 do t’i kumtojë informacionet fillestare të përmbledhura nga prokuroritë publike në mbarë vendin.
Një 29-vjeçar, pronar i një kompanie në Tetovë thotë se është mashtruar për 21 mijë euro nga një kompani e huaj që realizon shitje online dhe një komani e transportit. Nga SPB-Tetovë thonë se po punohet për zbardhjen e rastit. “Më datë 23.04.2024 në ora 11:30 në SPB-Tetovë, B.F.(29) nga Tetova, pronar i personit juridik, ka raportuar se nga data 23.03.2024 deri në ditën e raportimit është mashtruar nga një kompani e huaj shitëse dhe një kompani transporti. Sipas raportit, ai ka porositur mallra online për nevojat e kompanisë së tij, për të cilat në disa raste ka paguar rreth…
Komiteti njoftoi për arrestimin e Ivanovit në Telegram, por nuk dha hollësi të tjera. Por, 49-vjeçari kishte qenë cak i një hetimi të publikuar në dhjetor 2022 nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i Alexei Navalnyt (FBK). Sipas FBK-së, Ivanovi i kishte udhëhequr dhe kishte përfituar nga projektet e ndërtimit në qytetin ukrainas Mariupol, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht nga forcat ruse në muajt e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Hetimi gjeti se Ivanovi dhe bashkëshortja e tij, Svetlana, i shpenzuam më shumë se një milion euro për pushime, në qira për vila dhe jahte, dhe për…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ngacmimi seksual”, ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi. Kjo është konfirmuar nga Laureta Ulaj, zyrtare për Informim dhe Monitorim të Mediave. “Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht mund t’iu konfirmojmë se në kuadër të veprimeve hetimore janë duke u marrë deklaratat, si dhe veprime të tjera konform dispozitave të KPPRK-së”, ka thënë Ulaj. Për shkarkimin e profesorit Krasniqi janë organizuar disa protesta…
Shporta minimale për prillin është 60.212 denarë. Muajin e kaluar për një familje katëranëtarëshe nevojiteshin gati se 1.000 euro që të mbulojnë harxhimet mujore. Nga Lidhja e Sindikatave kanë adresuar kritika. Kreatorët e politikave mendojnë për vete e jo për punëtorët. Punëtorët në Maqedoninë e Veriut, nga janari deri në prill, brenda muajit kanë mbetur pa 3.000 denarë. “Shporta konsumuese sindikale nuk llogaritet që t`u tregojmë punëtorëve se sa u duhet për të mbijetuar, port ë tregojmë se nuk jetohet me aq. Lehtë e keni të krijoni politika me 2.500 euro, kurse vështirë të mbijetoni me 22.500 denarë”, tha Slobodan…
Në Veles dhe rajonin e Velesit sot në orën 7 janë hapur të gjitha 84 vendvotimet. Andrej Qamilov, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor, deri në orën 9 në vendvotime të drejtën e votës për zgjedhjen e presidentit e kanë realizuar 4.97 për qind e votuesve, nga gjithsej 44.858 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. Ai sqaron se anëtarët e tyre të KKZ-së i ndjekin procesin zgjedhor dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë. Ai përkujtoi se gjatë ditës së djeshme nga 141 persona të regjistruar të sëmurë dhe të pamundur në shtëpitë e tyre, të drejtën e…
Të 273 vendvotimet në dhjetë komunat në juglindje të RMV-së janë hapur sot në orën 07:00 dhe të drejtë vote në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë 141.167 votues. Sipas informacioneve nga komisionet komunale zgjedhore, votimi tashmë është duke u zhvilluar dhe përveç disa problemeve të vogla teknike me aparatet e gishtave dhe ultravjollcës, nuk janë vërejtur ndonjë problem tjetër. Sipas komisioneve zgjedhore, problemet teknike janë tejkaluar dhe nuk ndikojnë në procesin zgjedhor. Ndryshe, në rajonin juglindor të vendit votohet në komunat Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novo Sellë, Konçe, Bogdanci, Gjevgjeli, Dojran dhe Vallandovë. Dje kanë votuar të sëmurët,…
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të procesit të votimit, ndërsa MPB-ja tashmë i ka dislokuar të gjithë policët në mbarë vendin të cilët duhet të kujdesen për realizimin e procesit zgjedhor në mënyrë demokratike. “Nuk kemi vërejtur shkelje të rënda të procesit zgjedhor. Dita është e bukur, shpresoj që qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje demokratike. Të gjitha departamentet e punëve të brendshme janë përfshirë me kushte teknike. Ne veprojmë sipas udhëzimeve të përcaktuara nga shtabi zgjedhor”, shtoi Toshkovski. Në zgjedhjet…
Aleksandar Vulin, ish-ministër i Policisë, Mbrojtjes serbe dhe ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, i zgjedhur nga Aleksandar Vuçiq, i cili është në listën e zezë të SHBA-së dhe i cili është vlerësuar disa herë me Urdhrin e Federatës Ruse për bashkëpunim të suksesshëm në “sigurinë”, aktualisht ndodhet në Shën Petersburg, ku po merr pjesë në Takimin e 12-të Ndërkombëtar të Zyrtarëve të Lartë Përgjegjës për Çështjet e Sigurisë. Ftesa i është bërë nga të Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, edhe pse ai nuk ka asnjë funksion zyrtar në Serbi. Sonja Biserko, kryetare e Komitetit…

