Author: Hamdi Kumanova

Dronët detarë ukrainas kanë goditur anijen patrulluese ruse, Sergey Kotov, në Krimenë e pushtuar, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë një burim nga Drejtoria kryesore e inteligjencës ushtarake të Ukrainës më 5 mars. Në mediat sociale më herët u raportua se sulmi ndaj anijes ndodhi gjatë natës në qytetin e pushtuar të Kerçit. Një video e publikuar në rrjetin social X, që më herët njihej si Twitter, pretendon se shfaq momentin e goditjes, që pasohet nga një shpërthim i madh. Rusia ende nuk ka komentuar për këtë pretendim të Ukrainës. Pas dëgjimit të…

Lexo më Shumë

Apple u godit nga një gjobë me vlerë 1.8 miliardë euro nga Bashkimi Evropian ditën e Hënë sepse ka penguar Spotify dhe shërbimet e tjera streaming të muzikës të përdorin sisteme vetjake apo të jashtme pagesash në App Store, transmeton PcWorld. Vendimi i Komisionit Evropian erdhi pas një ankese nga gjiganti Suedez Spofity në 2019-ën lidhur me kufizimet e vendosur nga Apple dhe aplikimi i komisioneve 30 përqind. Sipas Bashkimit Evropian praktikat e Apple ka krijuar kushte të pafavorshme për konkurrentët. “Për një dekadë, Apple abuzoi me pozitën e saj dominuese në treg për shpërndarjen e aplikacioneve të transmetimit të…

Lexo më Shumë

Bitcoin u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të hënën, duke treguar se “është ende fuqishëm në lojë” pas një “rrëmuje” më shumë se dyvjeçare që vuri në pikëpyetje të ardhmen e të gjithë ekosistemit të kriptovalutave. Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Bitcoin, monedha e parë dhe deri tani më e madhe dixhitale në botë, tregtohej me 68,791 dollarë, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 68,789 dollarësh të arritur më 10 nëntor 2021. Gjatë disa muajve të fundit, rritja e Bitcoin-it është shtyrë nga miratimi i rregullatorëve amerikanë të fondeve të tregtuara në këmbim të lidhura me…

Lexo më Shumë

Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit. Ngjarja ndodhi rreth orë 07.25 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan. Aksidenti masiv sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në Pajovë ku të paktën katër automjete, nga të cilët tre furgonë dhe një trajler janë përplasur me njëri-tjetrin. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja. Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por automjetet e përshirë në këtë aksident janë dëmtuar pjesërisht dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë edhe qarkullimi në këtë aks për shkak të aksidentit është bllokuar. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Të hënën në Prishtinë u mbajt një panel diskutimi me temë “Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”. Në këtë panel i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili foli për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO në këtë panel foli edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo u shpreh optimiste se deri në vitin 2030, Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian. “Është shumë pyetje e vështirë kjo,…

Lexo më Shumë

Sot fillon manifestimi ”Epopeja e UÇK-së”, 26 vjet lavdi Sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë. Kjo ngjarje e rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore, dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e kombit tonë. Në fakt, sot bëhen 26 vjet nga rënia e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, që…

Lexo më Shumë

“Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka ndikim strategjik në gjithë regjionin e Ballkanit sepse siguron më shumë stabilitet se është një mesazh i qartë për të gjithë ata që tentojnë ta destabilizojnë Ballkanin Perendimor”. Kështu deklaroi Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në RTK. “Kjo ka rëndësi të veçantë për faktin që kjo bazë është vendosur në Republikën e Shqipërisë, dihen raportet e Kosovës me Shqipërinë, për ne është një hap i rëndësishëm, por për gjithë Ballkanin Perendimor është i rëndësishëm sepse jep më shumë siguri dhe frenon dashakeqësit që tentojnë të destabilizojnë këtë regjion”, deklaroi Maqedonci. Mes…

Lexo më Shumë

Popullsia e Shqipërisë ka nisur të përshpejtojë ritmet e rënies vitet e fundit, por meshkujt po pakësohen me ritme më të larta se femrat referojnë të dhënat e krahasueshme të viteve të fundit nga INSTAT. Me 1 janar 2023, në të gjithë vendin zyrtarisht ishin 71,6 mijë meshkuj më pak se në vitin 2018 me rënie 5%. Në të njëjtën periudhe kishim 36,8 mijë femra më pak, me rënie 2.6%. Shqipëria ka raport gjinor në lindje që favorizon meshkujt. Mesatarisht në një vit lindin 105 djem për 100 vajza, por emigracioni më i lartë te meshkujt dhe jetëgjatësia më ulët…

Lexo më Shumë

Profesorë të pesë universiteteve publike protestuan kundër, siç u shprehën ata, diskriminimit që iu bëhet me rritjen e rrogave vetëm të profesorëve të universitetit “Shën Kirili e Metodij”, shkruan Alsat. Kreu i Sindikatës së profesorëve të UT-së Shefket Dehari tha se nëse nuk rriten pagat edhe të profesorëve të universiteteve të tjera publike, protestat do të vazhdojnë. “Universitetet tona janë injoruar dhe diskriminuar nga parlamenti dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke mos e nënshkruar marrëveshjen kolektive me pesë universitet publike dhe llogaritjen e pagave të të punësuarve sipas kësaj marrëveshjeje. I porosisim këto institucione se janë duke aplikuar standarde…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Dashtevski sot deklaroi se KSHZ propozon që në Kodin zgjedhor të futet dispozita kalimtare me të cilën do të mundësohet në këto zgjedhje të votohet edhe me dokumentet e vjetra valide. “Si KSHZ, në Kuvend dhamë një propozim – në Kodin zgjedhor të bëhet ndryshimi në të cilin do të ketë dispozitë kalimtare vetëm për këto zgjedhje, të vlejnë edhe dokumentet e vjetra valide, në mënyrë që të mund të votojnë të gjithë qytetarët. A do të miratohet kjo apo jo, varet nga Kuvendi”, theksoi Dashstevski. Sa u përket personave të cilët mbushin 18…

Lexo më Shumë

Ambulanca në pronësi të Behtel dhe Enkës është mbyllur pas një inspektimi të jashtzakonshëm nga Inspektorati Shëndetësor Sanitar. Gjatë inspektimit është konstatuar se poliklinika “Sante plus 2” po jepte shërbime mjekësore punëtorëve të “Behtel dhe Enka” pa licencë. Në raportin e Inpektoratit thuhet se janë gjetur pasisje mjekësore të përdorura, mbetje mjekëosre, shiringa, infuzione, ilaçe të cilët mund të rrezikojnë jetën e punëtorëve. “Bazuar në gjendjen e krijuar, në pajtim me nenet 60, 62 dhe 63 të Ligjit për kujdes shëndetësor (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 43/12, …… 20/19 dhe “Gazeta zyrtare” të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19…..…

Lexo më Shumë

NDIKIMI RUS NË RAJON Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicieve imperialiste ruse – thotë Ministri I Jashtëm dhe Kandidati Presidencial I BDI-së, Bujar Osmani, gjatë një prononcimi në podcastin “Informale”. Sipas Osmanit, Ballkani Perëndimor është i përkryer për ta keqpërdorur si platformë, për ta minuar Evropën. ”Nëse e sheh hartën e Evropës, Ballkani Perëndimor është një ishull politik. Është i rrethuar me vende të NATO-së. Rusia po mos të ishte, do ta kishte krijuar një mundësi të tillë që të ketë një platformë, si Dodikun për shembull, që me sustë mund ta urdhëron nesër të krijon situatë të…

Lexo më Shumë