Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Ai ka reaguar pas votimit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e konsideruar një ditë të veçantë. Ndër të tjera, Xhaferi ka ftuar të gjithë qytetarët të votojnë dhe të vendosin se në cilin drejtim do të lëvizë vendi. “Sot është ditë e veçantë. Si qytetar, e përmbusha të drejtën time qytetare, kushtetuese dhe ligjore të votoj fshehtas në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. I ftoj të gjithë qytetarët të përmbushin të drejtën e vet në votim dhe të…
Author: Hamdi Kumanova
Agjencitë botërore të lajmeve sot raportojnë për zgjedhjet presidenciale që po mbahen për të shtatën herë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Votimi për zgjehdjet presidenciale në Maqedoni të Veriut filloi sot për pothuajse 1,8 milionë qytetarë me të drejtë vote. Sipas anketave të fundit, presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i cili vjen nga Lidhja secialdemokrate (LSDM), është qartë prapa Gordana Siljanovska-Davkovës nga VMRO-DPMNE nacinaliste”, shkruan agjencia gjermane DPA. Agjencia thekson se BE-ja i hapi negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut në korrik të vitit 2022. “Nën presion të anëtares së BE-së, Bullgarisë, vendi i vogël ballkanik duhet ta përmendë pakicën…
Një 79 vjeçar nga Kumanova ka sulmuar një polic në Kumanovë i cili ishte në detyrë zyrtare. “Më 23.04.2024, në ora 11:50, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria B.R. (79) nga Kumanova, pasi gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare është sjellur në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, njofton MPB. Siç shton policia, B.R. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Një shtet që negocion me Bashkimin Evropian nuk guxon t’i lejojë vetes proces të keq zgjedhor, porositi sot paradite kandidati presidencial, Stevo Pendarovski. Pasi që votoi në vendvotimin e tij, Pendarovski deklaroi se pret ditë të qetë zgjedhore. “Sot pres ditë të qetë zgjedhore, rreth të qetë, të parë zgjedhor. Kuptohet, ashtu pres të jetë edhe më 8 maj, kur do të kemi zgjehdje parlamentare dhe rrethz të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi, jo aq për karrierat individuale të secilit prej nesh, kandidatëve në këto zgjedhje presidenciale, por është jashtëzakonisht me rëndësi për tër. shtetin sepse…
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve. “Që nga hapja e votimit në orën 7 nuk janë vërejtur probleme të mëdha. Dy fotografi të fletëve të votimit janë regjistruar në Shkup dhe Shtip. Në Radovish, një person ia tregoi fletën e votimit një vëzhguesi. Për të gjitha këto ngjarje janë marrë masa për zbardhjen e rastit. Në Çair janë vërejtur fletëpalosje në vetura të parkuara dhe janë regjistruar dy grafite. Në një vendvotim në Shkup, kreu i këshillit zgjedhor raportoi se u gjet një bombë tymi e shpërthyer. “Apeloj qytetarët…
Nga shtabi komunal i koalicionit VLEN kanë bërë të ditur për tentime për blerje votash në Kumanovë. Kjo ka ndodhur në një nga vendvotimet kryesore në Kumanovë. Siç bëhet e ditur nga koalicioni, është tentuar që të blihen vota me para, duke iu ofruar qytetarëve. Rasti është denoncuar në polici dhe OSBE/ODIHR. (INA)
Përfaqësuesja e ODIHR-it pas vizitës në dy qendra të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi është i mbarë dhe se një vlerësim të plotë do të mund të japin pas përmbulljes së procesit të votimit. “Deri më tani kam vizituar vetëm dy qendra votimi ku ka shkuar gjithçka mirë dhe pa probleme. Por këto janë vetëm dy nga qendrat e shumta të votimit, kështu që nuk mund të nxjerrim një përfundime deri në fund të ditës”, tha Gillian Stirk, ODIHR.
Këto janë të dhëna nga 3416 qendra votimi të përpunuara nga gjithsej 3508 në komunat e të gjithë vendit. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dalja në vendvotime në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 11 është 12,78 për qind, pra kanë votuar 229.417 votues. Këto përqindje dhe shifra, sipas të dhënave të KSHZ-së, bazohen në 3.416 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.508 në komunat e gjithë vendit.
Për rrjedhën e procesit të votimit në 13 vendvotimet e komunës së Haraçinës njofton gazetarja jonë Ajnur Bafqari.
Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë edhe në komunë e Butelit. Megjithatë votuesit nuk shpresojnë shumë…
Në SPB Kumanovë ka denoncime anonime që persona rë panjohur po organizojnë transport për votuesit nga shtëpitë e tyre në vendvotime, shkruan Alsat. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar dhe nëse vërtetohet mund të kualifikohet si vepër penale./ Alsat.mk
Qytetarët e Ohrit dhe Strugës derisa realizojnë të drejtën e tyre të votës, presin një të ardhme më të mirë, ardhmëri për të rinjtë e vendit…

