Author: Hamdi Kumanova

Konstantinos Floros, deputet i pavarur – dikur me partinë e ekstremit të djathtë Spartiates, u arrestua të mërkurën pas një sulmi fizik ndaj një deputeti tjetër në Parlament, gjatë një debati mbi një padi për shpifje. Floros pritej të sillej në selinë e Policisë Helenike (GADA) në një proces të shpejtë, i cili lejon të mbahet një seancë e shpejtë nëse arrestimi kryhet brenda 48 orëve nga një krim i dyshuar. Arrestimi erdhi pasi ai goditi me grusht deputetin grek, Vassilis Grammenos, jashtë sallës së plenumit më herët gjatë ditës, ndërsa ligjvënësit po diskutonin nëse do të lironin imunitetin e…

Lexo më Shumë

Kryetarët e komunave në Maqedoninë e Veriut disa herë janë shprehur se janë të gatshëm që të marrin përsipër më shumë kompetenca por pushteti qendror deri më tash nuk ka shprehur vullnet për një gjë të tillë. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ankohet se pushteti qendror nuk ka bërë asgjë që të vazhdojë procesi i decentralizimit. “Është një nga kushtet elementare të Marrëveshjes së Ohrit, keni parasysh që lufta e 2001 është ndërprerë me një dakordësim që Maqedonia të vazhdojë të mbetet shtet unitar por me një decentralizim të theksuar. Fatkeqësisht shteti mbeti unitar por nuk kishim një…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike (PP) është duke hetuar ndërmarrjen publike “Komunalec” në Dellçevë mbi dyshimet për vendosjen e orëmatësve të ujit në prag të periudhës zgjedhore si tentim për manipulim dhe blerje të votave. Procedura hetimore ka nisur me kërkesë të MPB-së ndërsa është lëshuar urdhër për verifikimin e dokumentacionit zyrtar. Ndërkohë në një fshat të Radovishit ndaj një votuesi po merren masa ligjore për shkak se i njëjti fletëvotimin e ka kthyer nga vëzhguesit dhe ka provokuar. Kryetari i Komisionit pranë Prokurorisë Publike për hetimin e veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor, Xhelal Bajrami ka vlerësuar se procesi zgjedhor deri…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme deri tani nuk ka regjistruar prishje më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi ka kaluar në mënyrë të qetë, pa probleme, deklaroi zëdhënësi i MPB-së Toni Angelov. Sipas tij, nga hapja e qendrave të votimit deri tani janë regjistruar dy fotografime të fletës së votimit, një në Shtip dhe një në Shkup. Gjithashtu, rreth orës 09:20 në qendrën e votimit në fshatin Buçim, të Radovishit nga ana e kryetarit të këshillit zgjedhor është raportuar se një person ia ka treguar fletën e votimit një vëzhguesi. Nga ana e DPB-së…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot pasdite njofton ndaluar një person për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Ngjarja ka ndodhur në Ohër, ndërsa i arrestuari i cili për shkak të veprimit të tij tashmë do të mbajë përgjegjësi para organeve kompetente. Policia në Ohër sot në orën 12:15 ka ndaluar personin A.I (48) nga Ohri, pasi ka fotografuar fletëvotimin në vendvotimin numër 1271 në Ohër. Siç njoftojnë nga SPB Ohër, pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, e ka realizuar të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale. Pas votimit, ai i ftoi qytetarët të realizojnë të drejtën e votës, duke shtuar se 8 maji do të jetë ditë më e rëndësishme. “Sot bashkë me familjen e bëmë obligimin tonë si qytetarë të këtij shteti. Porosia ime është që këto zgjedhje të kalojnë fer dhe të jenë demokratike dhe në fund sot është dita kur sovrani vendos kush do t’i fitojë zgjedhjet. Dhe kushdo qoftë që merr më shumë përkhrahje do ta urojmë. Shpresoj që 8 maji të jetë ditë më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti e realizoi të drejtën e votës për Zgjedhjet presidenciale 2024. Ai me këtë rast përçoi porosinë se demokraci do të thotë NDRYSHIM përmes VOTËS, e ndryshimi është te numri 6. “Sot kohë e bukur dhe me diell. Kjo kohë e mirë na fton të votojmë njeriun pozitiv, doktorin e pakorruptuar, Arben Taravarin. Demokraci do të thotë NDRYSHIM përmes VOTËS. E ndryshimi është te numri 6”, ka thënë Mexhiti.

Lexo më Shumë

Ekipet e ambasadave janë sot në të gjithë vendin për të vëzhguar procesin e votimit, ka njoftuar në Fejsbuk Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. “Duke ju uruar qytetarëve ditën e zgjedhjeve dhe inkurajimin e të gjithëve që të përdorin të drejtën e tyre demokratike për të votuar”, shkruhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Sot është ditë zgjedhjesh dhe normalisht  testi i parë është demokracia, zgjedhje të qeta dhe të rregullta dhe kështu duket kjo ditë, zgjedhjet duken të qeta, të rregullta. Shfrytëzova të drejtën time si qytetarë i këtij vëndi që të votoj dhe mendoj që gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. Pritshmëritë tona janë që do të fitojë kandidati të cilin ne e përkrahim dhe më e rëndësishme sesa kjo fitore është fitorja e konceptit dhe idesë që paraqet ky koalicion. Duhet të jetë fitorja e idesë së zgjedhjes së presidentit në Parlament, ashtu siç ka edhe modelin, Maqedonia është demokraci…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut – Ali Ahmeti, pasi ka votuar për zgjedhjet presidenciale, ka thënë se ka thënë se “me votën tonë e kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi jo Rusisë, po Evropës”. “Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes evropiane. Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe evropiane. Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë…

Lexo më Shumë

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njofton se dalja në zgjedhjet presidenciale deri ora 13:00 është 26.35%. Ai tha se në përgjithësi procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar pa pengesa. Jehona më të madhe ka në Komunën e Novaci me 42,87%, ndërsa më pak ka në Komunën e Vrapçishtit 10.18%. Ai tha se në KSHZ kanë arritur 140 kundërshtime prej të cilëve 16 janë pranuar, 8 janë refuzuar si të parregullta dhe 9 refuzuar, ndërsa pjesa tjetër është në përpunim./Telegrafi/

Lexo më Shumë