Author: Hamdi Kumanova

Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkova e ka fituar bindshëm rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, dhe do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, në rundin e dytë muajin e ardhshëm. Por, me gjithë fitoren bindëse të Davkovës në rundin e parë, votat e shqiptarëve mund përsëri të luajnë rol kyç në rundin e dytë, sikurse para pesë vjetëve. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Davkova – e cila vjen nga partia opozitare OBRM-PDUKM – i fitoi 40.10 për qind të votave, ndërsa Pendarovski nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet, i fitoi 19.93 për…

Lexo më Shumë

Top Channel përmes një lajmi ka raportuar sot se pak orë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të ditës së djeshme, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Por ky lajm u përgënjeshtrua nga Taravari. “Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qënkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti. Jo, nuk është e vërtetë. Kushdo që e ka çuar këtë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien. Kurti lidhur me këtë takim ka shkruar sot në platformën X, gjersa thekson se do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik. “Takova ndihmës- sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, O’Brien dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes bazë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Shteteve të…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës së vrarë, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup për masën e paraburgimit. Kjo është mbledhja e dytë publike para Gjykatës Supreme pas masës së paraburgimit për babanë e Vanjës, pasi që në mars të këtij viti Supremja e refuzoi si të pabazë kundër masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkup. Avokati i të dyshuarit Gjorçevski, Vlladimir Tufegxhoq, në mbledhje tha se nga mbledhja e fundit e mbajtur deri më sot, rrethanat fare nuk kanë ndryshuar. Shtoi se…

Lexo më Shumë

Më 24.04.2024 në ora 18.45, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë para hyrjes së shkollës fillore në Tetovë kanë arestuar personin Gj.J.(37) nga Tetova, sepse kishte treguar sjellje agresive ndaj zyrtarit policorë i cili po siguronte mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Pas dokumentacionit të çështjes, kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE, dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend. Siljanovska Davkova, sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara, prej 3.360 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve ka fituar 349.746 vota – 40,23 përqind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 përqind. I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga BDI me 116.319 vota (13,38), më…

Lexo më Shumë

Policia i ka privuar nga liria personat A.D.(28) dhe A.D.(21), të dy nga Neproshteni, Tetovë, për shkak të dyshimit se rreth orës 4:00 të mëngjesit në një kazino në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë nën kërcënimin me armë zjarri, kanë marrë nga punëtorët para. Siç bëri të ditur MPB-ja, personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari mbrëmë pas mesnate kur i siguroi të gjitha të dhënat nga vendvotimet dhe e konfirmoi fitoren e tij në Gostivarë ka shkruar: Gostivari është Kala që nuk mposhtet! Përndryshe që nga momenti kur filluan të publikohen rezultatet, shumë eksponent të BDI-së dhe partive tjera që janë pjesë e Frontit Europian pretendonin se edhe në Gostivarë ka shënuar fitore kandidati i tyre Bujar Osmani. Përndryshe nga 100% të vendvotimeve, Arben Taravari ka fituar 9 895 vota kurse Bujar Osmani 9 820 vota. Rikujtojm që pjesë e Frontit Europian janë edhe 2 parti turke. TDP…

Lexo më Shumë

Me ceremoni ushtarake, në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të bëhet donacioni nga Mbretëria e Norvegjisë, i përbërë nga shtatëdhjetë e gjashtë automjete, transmeton Portalb.mk. Në këtë ngjarje do të flasin ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Vasko Gjurcinovski, si dhe ambasadorja e Mbretërisë së Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut, Christine Melsom dhe gjeneral brigade Andres Jernberg, komandant i Logjistikës së Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë. Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit do të marrin pjesë kryesia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralë në Ushtri dhe komandantë repartesh. Shtatëdhjetë e…

Lexo më Shumë

Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të shtetit, fitoi në 60 komuna të vendit, duke u renditur e para. Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili u rendit i dyti për nga votat, fitoi më së shumti vota në gjithsejtë tre komuna, Bujar Osmani nga BDI në 15, ndërsa Arben Taravari nga VLEN dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM në një komunë. Bujar Osmani fitoi në Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,83…

Lexo më Shumë

Kryeministri Talat Xhaferi, dje pasdite ka takuar ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë dhe planifikim të mbrojtjes, Angus Lapsli në suazat e vizitës së tij në Shkup, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Kryeministri Xhaferi, thuhet në njoftim, i uroi mirëseardhje ndihmës sekretarit të përgjithshëm Lapsli, dhe njëherazi e konfirmoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili po forcohet vazhdimisht. Arritja e 2,05% të PBV-së në buxhetin e mbrojtjes, 30% e të cilave janë për modernizimin e Ushtrisë, janë një tregues i fortë për këtë kontribut. “Njëkohësisht, me pjesëmarrjen në sigurinë kolektive përmes forcave multinacionale të Aleancës…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu ka njoftuar se është shënuar rritje e daljes së votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. “Në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, deri në oren 17 në këto zgjedhje vërehet dalje më e lartë për 9%. Deri në këto momente në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 308 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit, prej tyre 75 janë pranuar dhe votuesve i është mundësuar realizimi i votës. 27 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 38 kundërshtime janë refuzuar, kundërshtime e mbetura janë duke u…

Lexo më Shumë