Author: Hamdi Kumanova

Përr muaj me radhë nuk arritën të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend pasi opozita kishte bojkotuar votimin e tyre për siç deklaronin situatës politike në vend dhe mungesë së konsensusit për çështje të brendshme. Edhe sot në seancën e Kuvendit të Kosovës janë në rend dite një sërë marrëveshje ndërkombëtare, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës një ditë më parë konfirmoi për Telegrafin se kjo parti ka vendosur të votojë pro. Breshri zbardh rrugët e TiranësDel në ankand për një shumë stratosferike kontrata e parë e Messit te BarcelonaEvropa është praktikisht e pambrojtur – BE po kërkon zgjidhje dhe ky…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe analisti Genc Burimi këtë herë vjen me një analizë sa i takon deklaratave të presidentit Macron dhe marrëdhëniet me Rusinë. ANALIZA Presidenti francez ka nisur dje konsultime me dyer mbyllura në Pallatin e Elysesë mbi politikën e ballafaqimit frontal me Rusinë ku ai po e angazhon Francën. Mbrëmë presidenti francez filloi raundin e konsultimeve duke pritur dy ish-paraardhësit e tij ne Elize, Fransua Holande dhe Nikola Sarkozi. Sot e enjte 7 mars, Makron i vazhdon konsultimet në një godinë historike në periferi të Parisit ku do të shkëmbejë me liderit e partive politike franceze të përfaqësuara ne parlamentin…

Lexo më Shumë

Policia nga SPB Manastir dje ka ndaluar A.B.(28) nga Manastiri, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “grabitje”. Siç njoftoi MPB-ja, ai dyshohet se më 9 shkurt të këtij viti ka marrë para nga një bastore sportive në rrugën “Ohridska” në Manastir duke kërcënuar punonjësit. Pas masave të marra, u konstatua se ai ishte autori i krimit, më pas me urdhër të gjykatës i është bërë kontrolli në banesë dhe automjet dhe janë gjetur sende që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale. Ai është ndaluar dhe në një intervistë zyrtare në stacionin policorë ka pranuar krimin./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se pranon rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis). Ministri Demiri, me vendim do të urdhërojë Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe. Ministria e Shëndetësisë apelon tek prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar kollën e mirë është vaksinimi, ndaj…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme ka përcaktuar tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media dhe e ka dërguar në Kuvend për miratim. Ndër objektivat kryesore të ndryshimeve është mbështetja e gazetave kombëtare. Qeveria deri më tani ka përkrahur median e shkruar përmes miratimit të Programit për mbështetjen e shtypit dhe shpërndarjes së mediumeve të shkruara, por me ligjin e propozuar kjo çështje do të rregullohet me zgjidhje sistematike, si pjesë e Ligjit për media, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë për gazetat kombëtare të cilat, siç thotë qeveria, “kanë probleme serioze me harxhimet e larta të shtypjes dhe…

Lexo më Shumë

E veja e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë thirrje rusëve që të protestojnë në ditën e zgjedhjeve kundër presidentit Vladimir Putin, duke formuar radhë të gjata jashtë qendrave të votimit. Yulia Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e burrit të saj dhe të vazhdojë kundërshtimin ndaj Kremlinit, pas vdekjes së Navalnyt muajin e kaluar në një burg në Arktik. Përmes një videoje të publikuar në YouTube, Navalnaya mbështeti nismën që të mbingarkohen qendrat e votimit që mbahen gjatë këtij muaji, zgjedhje të cilat pritet t’i japin edhe një mandat gjashtëvjeçar presidencial Putinit. “Ne duhet të…

Lexo më Shumë

Gratë në Maqedoninë e Veriut janë në mesin e më të shkurtrave në Evropë, ndërsa burrat janë afër mesatares evropiane, tregon analiza “Landgeist”, të bazuar në të dhënat nga NCD-RisC, rrjet i shkencëtarëve të shëndetësisë nga mbarë bota, e cila bashkëpunon me Organizatat Botërore të Shëndetësisë. Gratë në vendin tonë janë mesatarisht me lartësi trupore prej 160,9 centimetrave, ndërsa më të ulëta se ato janë vetëm gratë nga Qiproja, me 160,6 centimetra. Mes më të shkurtrave në Evropë janë edhe gratë në Portugali, me mesatare prej 161,2 centrimetrave. Më të gjatat janë gratë holandeze me një mesatare prej 170,4 centimetra…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rishikimin e ligjit për kufizimin e rritjes së pagave të tyre. Ata kanë paraqitur një iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë me të cilën kundërshtojnë dispozitat e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ata kërkojnë të kontrollohet edhe ligji që rregullon pagat e gjyqtarëve. Këshilli vlerëson se zbatimi i ligjit që kufizon rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe anëtarëve të gjyqësorit është një goditje për pavarësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. “Nisur nga pozita e tij kushtetuese dhe kompetencat ligjore, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ…

Lexo më Shumë

Lideri aktual i partisë “Dinjiteti” Stojançe Angellov thotë se nëse nuk kalon propozimi i vendimit të “Dinjiteti” për tejkalimin e problemit me 15 familjet e veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, ata do të largohen nga koalicioni i qeverisë. “Në LSDM u bashkuam me një mendim dhe ide të pastër, kishte një atmosferë të mirë për zgjidhjen e problemeve, por dështuam. Tani do të shohim nëse do të kemi sukses me OBRM-PDUKM-në për të arritur marrëveshje për kërkesat e familjeve të pakompensuara të veteranëve të vdekur dhe invalidëve ushtarakë, si dhe ndryshimin e Ligjit ekzistues për veteranët”, tha Angellov në…

Lexo më Shumë

Pesëdhjetë e tetë vjeçari N.M. nga Tetova, të martën mbrëma pas mesnate në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 21.00 në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij 31-vjeçar i cili kishte probleme shëndetësore dhe i njëjti më vonë është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.

Lexo më Shumë

Zgjidhja për pesë universitetet shtetërore që kërkojnë marrëveshje kolektive është të presin përfundimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, tha sot (6 mars) kryeministri teknik Talat Xhaferi. Xhaferi thekson se aktualisht është pengesë fakti që janë shpallur zgjedhjet dhe sipas nenit 8a të Kodit Zgjedhor ndalohet rreptësisht nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive pas shpalljes së zgjedhjeve. Greva dhe protesta, thotë kryeministri, është një e drejtë e pacenueshme e çdo qytetari, por ai beson se në këtë moment presionet dhe kërkesat që vijnë nga sindikatat e pesë universiteteve shtetërore janë të natyrës politike. “Momenti i një kërkese të tillë për realizimin e një…

Lexo më Shumë