Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka njoftuar se ka thirrur ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Maqedonisë në Sofje në lidhje me, siç thonë ata, “komentet e fundit publike të politikanëve nga shteti fqinj dhe pretendimet e rrejshme të përhapura nga ana e tyre për Republikën e Bullgarisë”. MPJ bullgare thekson se kundërshtojnë kategorikisht përpjekjen për përfshirjen e Bullgarisë dhe marrëdhënieve bilaterale në debatin e brendshëm politik në Maqedoni, përfshirë edhe në kontekstin e fushatës zgjedhore aktuale. “Bullgaria vazhdimisht mban një ton konstruktiv dhe përmbahet nga komentimi i provokimeve të vazhdueshme në hapësirën publike të Maqedonisë së…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrojtja do të ushtrojë të drejtën e ankesës ndaj aktgjykimit në rastin “Besa Trans”, në të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me një vit e tetë muaj burg. Në një deklaratë për media pas aktgjykimit të sotëm për rastin, në të cilin përveç pronarit, “Besa Trans” si subjekt juridik është dënuar me gjobë prej 800.000 mijë denarë dhe katër vite ndalim për transport ndërkombëtar, avokati i mbrojtjes Asmir Alispahiq tha se konsideron se dënimi është shumë i lartë. “Nëse bëjmë një krahasim në seksionin e vendimeve të tjera të shqiptuara gjyqësore dhe vendimeve gjyqësore të këtij lloji, megjithëse parashikohet…
Nisma e Ministrisë shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme “Për shqiptarët në rajon”, nisi sot me bursat e studimit, që pesë universitete shqiptare do të ofrojnë çdo vit akademik, për studentë të Luginës së Preshevës. Ministri i Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, studentët nga Lugina e Preshevës do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare. Në konferencën e përbashkët për shtyp të ministrit Hasani, kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu dhe rektorit të universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Bektash Mema, për nismën “Për shqiptarët në rajon: Mundësi studimi për studentët e Luginës së Preshevës”,…
Deputeti i pavarur, Agron Shehaj ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë, si dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri se po merr një pjesë nga Parku kombëtar i Butrintit. Po ashtu ai akuzoi dhe ish-ministren Olta Xhaçka, që sipas tij po ndërton resort në plazhin e Dhërmiut. “Kjo është ajo pika e vogël që fliste ministrja e Kulturës, ajo ishte pjesë e parkut Kombëtar të Butrintit. Qeveria e hoqi nga Parku e ja dha Gjiknurit. Plazhi i Dhërmiut, ministra hyri në Politikë me xhepa bosh por tani po ndërton një resort. Ndaj u shty ligji për investimet strategjike. Këta kanë vetëm një…
Në këtë kohë të shpejtë, ne të gjithë duam që jeta jonë të jetë sa më e thjeshtë. Më në fund, me celularin tuaj mund të ndryshoni të gjitha zonat kohore, kontinentet dhe kulturat pa pasur nevojë të ndryshoni kartën tuaj celulare! Në Gjermani mund të blini një kartë celulare me të cilën keni të njëjtat përfitime si përdoruesit e operatorëve të tjerë gjermanë, por edhe përfitime shtesë kur shkoni në vendin tuaj ose shkoni me pushime në një vend tjetër jashtë BE-së. Me kalimin në rrjetin celular MTEL Gjermani NUK e ndërroni numrin tuaj ekzistues, NUK keni roaming në…
Nga: Ilya Yashin, politikan i opozitës ruse dhe aleat i ngushtë i Alexei Navalnyt – kreu i partisë Liria e Popullit i cili në vitin 2022 u akuzua për gjoja përhapjen e informacionit të rremë, pasi raportoi për krimet e luftës të Ushtrisë ruse në Buça, për çfarë u dënua me tetë vjet e gjysmë burg Vladimir Putini shpeshherë gjerë e gjatë flet për vlerat konservatore. Evropa dhe ShBA-ja duan të na i imponojnë rrugët e tyre të shthurura dhe qafire – u thotë ai rusëve, për t’i frikësuar dhe për të justifikuar përplasjen kundër “gjithë Perëndimit”. Në temën e…
Që nga orët e hershme të mëngjesit po kryhen bastisje në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Klankosova.tv merr vesh nga burimet e saj se bëhet fjalë për Sylejman Selimin. Kujtojmë se në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Speciale kishte bastisur shtëpinë e Ismail Sylës, këshilltarit të ish-presidentit, Hashim Thaçi. Paraprakisht bastisje kishte pasur edhe në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit. Lajmi në përditësim…../Klankosova.tv
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e Princ Lekës, i cili pretendon se është dhunuar nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, dhe Elia Zaharia. Sherri i dhunshëm u bë dje publik, ndërsa në media qarkulluan videot ku shfaqej dhuna. Ishte pikërisht Leka Zogu ai që bëri dy ditë më parë denoncim në polici, ku pretendonte se ishte dhunuar me sende të forta dhe shkelma nga ish-vjehrri, konflikt që më pas ishte përfshirë dhe Elia Zaharia, me të cilën është në një proces gjyqësor dhe ka një vajzë 3-vjeçare. Po ashtu prokuroria sqaron se ka nisur dhe…
Në seancën e sotme kuvendore, deputetët do të diskutojnë për propozim plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë me të cilin do të harmonizohet paga e punëtorëve në institucionet publike të arsimit të lartë, e cila paguhet nga mjete nga llogaria e buxhetit, për të njëjtin kompleksitet, vëllim të punës dhe të njëjtin arsimim në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë. Me këtë vendim parashikohet rregullimi i koeficientit për pagesën e pagave për punëtorët në institucionet publike të arsimit të lartë. Me nenin 1 plotësohet teksti i ligjit me dy nene të reja që rregullojnë ligjërisht pagën e…
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot u shpall aktgjykimi për rastin “Besa Trans”, autobusi i të cilit në orët e para të 23 nëntorit të vitit 2021, duke ardhur nga Stambolli për në Shkup, në autostradën “Struma” të Bullgarisë u aksidentua dhe më pas u dogj, ku si pasojë humbën jetën 45 persona, ndërkaq 7 të tjerë u lënduan. Pronari i saj, Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burgim ndërkaq kompania u detyrua të japë 800.000 denarë dëmshpërblim, shkruan Portalb.mk. Autobusi, sipas Prokurorisë ka dalë nga nga territori i RMV-së me certifikatë licence të falsifikuar dhe për këtë është përgjegjës kompania…
Zyrtarët e Sektorit për luftën kundër krimit në Departamentin për luftë kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe zbatimit të hetimeve financiare në Mal të Zi kanë paraqitur kallëzim penal kundër një personi fizik dhe një personi juridik për shmangie të taksave dhe kontributeve. Përkatësisht shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet X. G., dhe personi juridik SHPK Xhulio DSD Podgoricë dyshohen për veprën penale të shmangies nga tatimi dhe kontributi, e cila është kryer në atë mënyrë që biznesmeni si person përgjegjës, nuk ka raportuar të ardhura në shumën totale prej 828.548 euro, të cilat i ka realizuar gjatë viteve 2019…
Kina do të ofrojë hyrje pa viza në territorin e saj për shtetasit e katër shteteve nga 14 marsi i këtij viti. Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, njoftoi se bëhet fjalë për Zvicrën, Irlandën, Hungarinë, Austrinë, Belgjikën dhe Luksemburgun, raporton agjencia “Reuters”. Duke e pasur parasysh faktin se shumë bashkatdhetarë tanë jetojnë në Zvicër, Austri dhe Belgjikë, nga ky vendim do të përfitojnë edhe ata, nëse janë të interesuar që ta vizitojnë shtetin e largët aziatik. Megjithatë, shtetasit e Kosovës nuk janë në listën e njoftimit të Kinës për udhëtim pa viza, edhe pse ata tashmë mund të…

