Rusia dhe Ukraina thanë se kanë rrëzuar dhjetëra dronë gjatë natës, teksa të dyja shtetet kryen sulme gjatë natës ndaj caqeve të njëri-tjetrit pas vijave të frontit. Dronët – të mbushur me eksplozivë apo me kamera të avancuara të vëzhgimit – janë përdorur në masë të madhe gjatë luftës dyvjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia ka gjuajtur gjatë natës 37 dronë kamikazë të llojit Shahed – prodhim iranian – dhe tri raketa në territorin ukrainas. “Si rezultat i operacioneve luftuese, 33 Shahed u rrëzuan në rajonet e Kirovogradit, Odesës, Hersonit, Mikolajivit dhe Harkivit”, thanë…
Author: Hamdi Kumanova
Gazeta gjermane “Die Welt” përmes një artikulli ka alarmuar për një konflikt të ri në Ballkan. Në artikull, shqetësim për kryeqytetet evropiane mbeten edhe Banjska e Bosnja. “Shqetësimet për një konflikt të ri ballkanik po shtohen jo vetëm në Berlin, por edhe në kryeqytete të tjera evropiane. Qoftë për shkak të sulmit serb në veri të Kosovës. Ose sepse etniteti serb dëshiron të shkëputet nga shteti multietnik i Bosnjë Hercegovinës”, shkruan “Die Welt”. “Në Bosnjë gjendja serioze ndërsa në Kosovë ekziston rreziku i destabilizimit në veri”. Kështu po e vlerëson situatën e sigurisë në vend, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.…
Goditet me thikë një nxënës në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku nxënësi A.T 15 vjeç ka ngelur i plagosur me thikë nga një 13-vjeçare. Sapo nxënësi është qëlluar, me mjetin prerës, është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe e kanë përcjellë menjëherë në spital me makinë. Policia ka kapur vajzën adoleshente të cilën e ka shoqëruar në ambientet e policisë nga ku do të merret në pyetje në praninë e psikologut. Dyshimet e para të ngjarjes janë se vajza 13-vjeçare e ka kryer këtë akt…
Një ish-inxhinier softueri i Google është vënë nën akuzë në Shtetet e Bashkuara për vjedhjen e sekreteve tregtare në lidhje me inteligjencën artificiale, ndërsa punonte fshehurazi për dy kompani kineze. Linwei Ding, i njohur gjithashtu si Leon Ding, u padit në Kaliforni me katër akuza dhe u arrestua të mërkurën. Shtetasi kinez dyshohet se ka vjedhur më shumë se 500 dosje konfidenciale. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 10 vjet burg dhe 250.000 dollarë gjobë për secilën akuzë. Informacioni që ai akuzohet se ka marrë ka të bëjë me infrastrukturën e qendrave të të dhënave superkompjuterike të Google, të cilat…
Një numër përdoruesish në mbarë botën kishin probleme me aksesin në Facebook, Instagram dhe Threads dje. Përdoruesit e tre platformave raportuan se janë “dalë” automatikisht nga shërbimet e Metës dhe kanë marrë një mesazh “sesioni ka skaduar”. Pastaj ata nuk mund të regjistroheshin përsëri në shërbime. Instagram po shfaqte gabime në furnizim. Raportet e mëparshme sugjeruan se bëhej fjalë për një sulm DDoS, megjithëse Meta pretendoi të kundërtën disa orë më vonë. Për momentin nuk dihet nëse ka qenë problem teknik apo sulm ndaj “Super Martës” në SHBA, por siç raporton faqja “CyberInt” përgjegjës për sulmin janë hakerat. Thuhet se…
Është 8 marsi, festa e gruas. Bilanci në vite tregon për një rritje të rolit të tyre në ekonomi dhe sidomos në politikë. Sot, Shqipëria është ndër vendet që ka peshën më të lartë të femrave në kabinetin qeverisës, në nivele të njëjta me Finlandën. Megjithatë femrat edhe pse janë më të arsimuara vazhdojnë të paguhen më pak sesa meshkujt, në pjesën më të madhe të profesioneve. Edhe në shtëpi, pushtetin e kanë burrat që kanë në emër të tyre llogaritë bankare, por edhe guxojnë më shumë, duke marrë kredi. Burrat paguhen më shumë se gratë Burrat paguhen më shumë…
Hapja e bazës së Kuçovës nga NATO nuk ka kaluar pa vëmendje në Rusi. Edhe pse pak me vonesë, televizioni shtetëror, “Russia Today” (Televizioni i Putinit) ka bërë një artikull të gjatë, ku ka marrë në pyetje ekspertë për të analizuar hapjen e bazës. Këta ekspertë e shohin hapjen e bazës si karshillëk ndaj Rusisë, teksa shprehen se më e rrezikuar është Serbia. Madje njëri prej tyre deklaron se më vonë SHBA mund të vendosë armë bërthamore në Kuçovë. Aleanca e Atlantikut të Veriut hapi bazën e parë ajrore në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp…
Pamjet e përplasjes fizike mes Princ Leka Zogu II dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia, kanë bërë xhiron e mediave botërore. E përditshmja britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias të cilët me vendim gjykate u pajisën me urdhër mbrojtje dhe duhet të qëndrojnë 5 metër distancë nga njëri tjetri. “Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili…
Një shtetas i Maqedonas i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë një grua nga Serbia në pikëpagesën në afërsi të Preshevës dhe më pas është vetëvrarë, raportojnë mediat serbe. Në pikëpagesën në afërsi të Preshevës sonte, pas një debati, një shtetas i Maqedonas i nacionalitetit shqiptar ka qëlluar me armë zjarri një grua nga Serbia, e cila është rreth 30 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë. Policia ka bllokuar menjëherë atë pjesë të rrugës. closevolume_off Ai nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Gruaja është në gjendje të rëndë, konfirmojnë nga spitali i Vranjës.
Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ngritur padi kundër kryetarit aktual të qytetit dhe kandidatit të Lëvizjes ZNAM për kryetar të shtetit, Maksim Dimitrievski për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Akuza e ngritur kundër kryetarit të komunës së Kumanovës nga prokurori i Prokurorisë Publike të Kumanovës, Isa Suljemani, bazohet në dy kallëzime penale të parashtruara nga dy kompani vendore, të cilat e kanë raportuar Dimitrievskin se nuk u ka lëshuar leje ndërtimi, gjegjësisht për të paguar komunalet për ndërtimin e një ndërtese sipas një plani urbanistik të vlefshëm. Me këtë, siç thonë ata, kryetari i Kumanovës i ka shkaktuar…
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ishte i pranishëm në drekën solemne të mësimdhënësve pensionistë të arsimit shqip. Kryetari Arben Taravari falënderoi veteranët e arsimit shqip për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në arsimimin e gjeneratave të tëra duke nënvizuar se puna e tyre puna është puna më fisnike dhe vlerë për gjithë shoqërinë. Më poshtë e keni edhe urimin e kryetarit Arben Taravari për ditën e Ditës së Mësuesit “Për të festuar 7 Marsin, Ditën e mësuesit shqiptar, u mblodhëm…
MPB njofton se dje në ora 09:15 në SPB Shkup është raportuar se në banesë në zonën e Kisella Vodës është gjetur i vdekur M.P. (47) nga Shkupi. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/

