SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër E.S dhe J.S nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e tri veprave penale “grabitje”. Të dyshuarit i kanë kryer veprat më 26.01, 13.02 dhe 01.03.24 në objektet shitëse në zonën e Komunës së Aerodromit, me çka duke kërcënuar punëtorët u kanë marrë para nga qarkullimi ditor. SPB Shkup poashtu ka paraqitur kallëzim penal kundër I.Sh dhe J.A. për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “grabitje”. Me datë 27.02.2024, në afërsi të një kompanie private në zonën e Draçevës, të dyshuarit kanë marrë sende, dhe pasi janë vërejtur…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut për sektorin bankar për vitin 2023, qytetarët e këtij vendi u detyrohen si borxh ndaj bankave 3.97 miliardë euro, përcjell INA. Borxhi më i madh llogaritet si kredi konsumatore, edhe ate 1.99 miliardë euro. Pastaj janë kreditë për banim në vlerë rreth 1,35 miliardë euro. Llojet e tjera të kredive janë kredi kartela, kredi për renovim, për vetura si dhe 3.3 miliardë denarë për kredi për arsye tjera. (INA)
Zbardhet atentati ndaj Agron Pukës, i cili mbeti dje i plagosur mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë të Lezhës, Policia ka identifikuar 3 autorët e dyshuar, të cilët u zunë pritë me armë, ndërsa e qëlluan me breshëri automatiku, duke e plagosur. Por policia sqaron se edhe 54-vjeçari ka qëlluar me pistoletë në drejtim të autorëve, me një armë që e mbante pa leje. Ai është arrestuar, ndërsa në kërkim u shpallën Vincens Tuku, Amarildo Kola si dhe Kevin Ndoka. NJOFTIMI I POLICISE Zbardhet plagosja e shtetasit A. P., kryer mëngjesin e djeshëm, në fshatin Rrilë. Identifikohen 3 shtetasit që…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Ministri Ilir Demiri, i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për parandalimin e përhapjes së kollës së madhe (pertusis). Ministri Demiri, ka urdhëruar Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore të parapara me Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, si dhe të kryejë inspektime të jashtëzakonshme, gjegjësisht inspektim të vërtetimeve të vaksinimit të siguruara nga pikat e vaksinimit për marrjen e vaksinës kundër kollës së madhe. Ministri Demiri i ftuar në emisionin “10 minuta” apeloi prindërit se mënyra më e mirë për të parandaluar…
Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së arritën një marrëveshje për të forcuar sigurinë kibernetike në Bashkimin Evropian. Marrëveshja siguron që vendet e BE-së të jenë më të afta të përgatiten, parandalojnë, përgjigjen dhe rikuperohen nga kërcënimet ose incidentet kibernetike në shkallë të gjerë”, thuhet në një deklaratë që shpall marrëveshjen. Belgjika kryesoi bisedimet si mbajtësja aktuale e presidencës së rradhës të BE. Sekretari belg i Shtetit për Çështjet Dixhitale Mathieu Michel tha se marrëveshja vendos “piketa të reja për qëndrueshmërinë kibernetike të Evropës”. Sipas rregulloreve të reja, rrjetet e energjisë, fabrikat, aeroportet dhe spitalet duhet të përgatiten më mirë…
Kina mbështet përpjekjet për të mbajtur një konferencë ndërkombëtare paqeje të njohur si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina. Kjo konferencë mund të sigurojë pjesëmarrje të barabartë të të gjitha palëve dhe diskutime të drejta për të gjitha planet e paqes. Ministri i Jashtëm Wang Yi, në një konferencë të mbajtur gjatë punimeve të Kongresit Popullor Kombëtar, lidhur me konfliktin mes Moskës dhe Kievit u shpreh: “Qëllimi ynë është të gjejmë rrugën për të filluar bisedimet e paqes. Të gjitha konfliktet duhet të përfundojnë në tryezën e bisedimeve: sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shpejt do të vijë…
ë portin e Odesës u zhvillua takimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Gjatë këtij takimi Rusia sulmoi duke lëshuar raketë balistike. Nga shpërthimi humbën jetën tre persona, ndërkohë misioni grek gjatë sulmit nuk u rrezikua. Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar liderët botërore duke dënuar këtë sulm. “Sulmet në Odessa “dëshmojnë se ndihma ushtarake për Ukrainën është urgjente”, thuhet në reagimin e Shtëpisë së Bardhë. Gjithashtu kryeministrja italiane Giorgia Meloni dënoi ashpër këtë sulm, të ndodhur gjayë takimit mes Zelenksyt dhe kryeministrit grek. “Ky akt i fundit i frikësimit rus nuk do të ketë asnjë…
Ministria e Energjisë dhe Minierave të Malit të Zi refuzoi ftesën e presidentit të RS-së, Milorad Dodik, për pjesëmarrjen e këtij vendi në ndërtimin e një hidrocentrali. “Për Ministrinë e Energjisë dhe Minierave të Malit të Zi, çështja e ndërtimit të hidrocentralit ‘Buk Bijela’ është përfunduar në vitin 2004 me Deklaratën Parlamentare për Mbrojtjen e Lumit Tara, por edhe me raportin e UNESCO-s të vitit 2005, çka i dha fund idesë për ndërtimin e hidrocentraleve në këtë zonë që mund të ndikojë në ‘lotin e Evropës’”, thuhet në këtë dikaster për “Vijesti” të Podgoricës. Kjo është përgjigja në pyetjen…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mëngjesin e djeshëm nga një fshat i Lushnjës. Dy vëllezër janë konfliktuar në rrugë teksa janë takuar me njëri-tjetrin. Sherri që dyshohet se është i vjetër dhe që policia jo pak herë është vënë në dijeni prej tyre për të, ka nisur vite më parë. Dje, pas përplasjes, vëllai më i ri në moshë, e ka sulmuar të vëllanë, 7 vjet më të madh me një sëpatë. Nga pamjet që erdhën nga vendi i ngjarjes së rëndë, i moshuari shihej i gjakosur, ndërkohë që ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka…
Buxheti i komunave të Kosovës, në dispozicion për t`u shpenzuar sivjet, sipas Ligjit për Buxhetin për vitin 2024, i miratuar në Kuvendin e Kosovës është 742.92 milionë euro. Pjesa më e madhe e buxhetit komunal, përbëhet nga granti i Qeverisë në vlerë 634.73 milionë euro apo 85.44 për qind dhe të hyrat vetanake të komunave në vlerë 105.52 milionë euro apo 14.20 për qind, që së bashku përbëjnë rreth 740.25 milionë euro. Ndërsa me klauzolën e investimeve me buxhet parashihen edhe 2.66 milionë euro apo 0.36 për qind. Në anën tjetër, këto mjete buxhetore janë paraparë të shpenzohen në vlerë…
Banorët e Ukrainës lindore po përgatiten për luftë. “Ne e dimë se çfarë po vjen,” thotë Mariya teksa paketon televizorin në banesën e saj në Kostyantynivka. Ajo do ta dërgojë atë në Kiev përpara se të bëjë udhëtimin atje me djalin e saj. “Ne jemi të lodhur gjatë gjithë ditës dhe vuajmë nga humori dhe sulmet e panikut. Është vazhdimisht dëshpëruese dhe jemi të frikësuar.”. Në shkurt, Rusia pushtoi qytetin strategjik Avdiivka. Që atëherë, pushtuesit kanë avancuar më në perëndim dhe kanë marrë disa fshatra. Ukraina thotë se forcat e saj po “mbahen”. Por trupat ruse tani po sulmojnë në…
Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të së parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve…

