Author: Hamdi Kumanova

Projeksionet pranverore për inflacionin në vend të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë të ngjashme me pritjet e vjeshtës të Bankës Popullore, se inflacioni do të ulet këtë vit me rreth 4 për qind dhe me rreth 2 për qind vitin e ardhshëm në mesatare. Trendët janë të favorshme dhe nëse inflacioni vazhdon të ulet në përputhje me projektet, pa rreziqe të theksuara kjo do të krijojë hapësirë për ndryshim të politikës monetare në gjysmën e dytë të këtij viti, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska. Duke folur për rritjen ekonomike, në një intervistë për Zërin e Amerikës dhënë…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton policia dje ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë i cili kishte hyrë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut. “Më datë 18.04.2024 në orën 20.10 në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin A.T.(51) nga Republika e Shqipërisë, i cili kishte hyrë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Personi është mbajtur në stacionin policorë për procedura të mëtejshme”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se mësimi në vitin shkollor 2023/2024 do të realizohet plotësisht siç parashihet me planet për organizimin e punës në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në ditë pune, nxënësit nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do të kalojnë pjesë të materialit mësimor. “23 prilli dhe 7 maji, gjegjësisht ditët para votimit, do të jenë ditë pune për të gjitha shkollat. Gjegjësisht në shkollat në të cilat do të zhvillohet procesi zgjedhor, mësimi do të mbahet nga ora 07:00 deri…

Lexo më Shumë

U zhvillua në Korçë, nën bashkorganizimin e Fondacionit ALSAR, simpoziumi kushtuar dy personaliteteve të shquara shqiptare në Perandorinë Osmane, Iljaz Bej Mirahorit dhe Koçi Beut Në qytetin e Korçës u mbajt këtë të enjte, më 18 prill, simpoziumi me temë, “Dy personalitete të shquara shqiptare në Perandorinë Osmane, Iljaz Bej Mirahori dhe Koçi Bej”. Me një aktivitet të vazhdueshëm kulturor, Fondacioni ALSAR e organizoi simpoziumin në bashkëpunim me Universitetin e Stambollit, Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, Shtëpinë Botuese Logos-A, me qendër në Shkup, dhe Shoqatën e Vakëfeve në Korçë. Zhvillimin e simpoziumit e mbështeti TİKA, Agjencia…

Lexo më Shumë

Më 9 Maj do ta kremtojmë Ditën e fitores ndaj fashizmit dhe Ditën e Evropës, por do ta festojmë edhe për Maqedoninë – ka deklaruar mbrëmë në mitingun në Ohër, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova. “Ju premtoj se do të dëshmojmë se nuk do t`ju turpërojmë, se nuk nuk do t`i harrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore. Ata jo vetëm që i harruan, por edhe i shkelën. Kërkoj besimin! Besoni, ka momente në histori! Ai moment është ky, kur patjetër të jemi bashkë, si asnjëherë më parë. Na duhet mbështetja juaj. Pa ju s`ka unitet, s`ka…

Lexo më Shumë

Bojan Jovanovski, i njohur në opinion si Boki 13, sot në një konferencë për media para Gjykatës Themelore Penale në Shkup tha se po kërkon një procedurë gjyqësore të drejtë, jo histerike dhe të shpejtë për rastin “Aleanca Ndërkombëtare”. Në deklaratën e tij, e cila është e para që nga pezullimi i dënimit me burg për “Reket” për arsye shëndetësore, ai përmendi emrat e ish-kryetares së PThP NKOK, Vilma Ruskovska, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, biznesmenit Orce Kamçev, transmeton Portalb.mk. Jovanovski është dënuar me 9 vjet burg për “Reketin”, por thotë se ky rast nuk i është…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 72 vjeçarin i cili akuzohet për dhunë në familje, gjegjësisht dhunë fizike ndaj rejës së tij. Policia punon në zbardhjen e plotë rastit. “Më datë 18.04.2024 në orën 14.15 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin A.K. (72) nga Tetova, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se më datë 16.04.2024, pasi ai ishte larguar nga ambientet e Stacionit Policor-Tetovë, ku kishte qenë i mbajtur për shkak të veprës së raportuar penale dhunë në familje, ai…

Lexo më Shumë

Në fjalimin e tij para struganëve gjatë tubimit qendror të koalicionit në Strugë, kandidati i VLEN-it për President, Arben Tavarari vendosi theksin te ikja e të rinjve nga vendi. AI kritikoi ashpër aktivitetin e BDI-së dhe “Frontit Europian” në SHkup kur gjatë ditës bënë improvizime të Qeverisë dhe Parlamentit në hapësirat e një hoteli. Taravari u zotua se VLEN-i si qeverisje e ardhshme do të angazhohet që paga minimale deri në fund të vitit 2028 të jetë 800 euro.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur pasi janë inkurajuar nga ndërkombëtarët që t’i bashkëngjiten të njëjtës, përcjell TV21. Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të Kosovës, tha se të njëjtat do t’i prezantojë para Qeverisë, ndërsa Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga kjo nismë. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1069033874197914/?ref=embed_video “Unë kisha një qëndrim pas zhvillimeve që ndodhën në veri të Kosovës, se nëse ka një involvim të drejtpërdrejt të Serbisë, kjo mund…

Lexo më Shumë

Kandidati për president Stevo Pendarovski dje në mbrëmje nga Koçani është përgjigjur se pse nuk është vonë për të bërë vetingun në vend. “Në vitin 2016 kam qenë pjesë e atyre kandidatëve për deputetë, atëherë e kemi premtuar. Ne morëm një udhëzim nga Brukseli që për shkak të përvojave negative në Shqipërinë fqinje, ku shumë pak gjyqtarë dhe prokurorë e kaluan atë test, vetingu është një kontroll i gjendjes së pasurisë, i përkthyer në gjuhën popullore, nëse keni jetuar gjatë mandatit vetëm nga paga apo keni vjedh edhe nga vende të tjera. Kështu je i sinqertë. I dëgjuam dhe arritëm…

Lexo më Shumë

Kandidati i zonës numër 1 i renditur i dyti, Ilir Hasani mbrëmë në Kumanovë tha se duhet ne të ardhmen edhe Kumanova të ketë kryetarin shqiptar dhe iu drejtuar liderit të BDI-së , Ali Ahmetit që t’ia bën qaren. Ai gjithashtu shtoi se kandidatit të BDI-së ia kanë zili të gjithë për përgatitjen e tij, si në aspektin profesional dhe intelektual ashtu edhe në atë moral e të dukjes dhe shtoi se është krenar me Bujar Osmanin. Ai tutje shtoi se qyteti i Kumanovës duhet t’u takojë shqiptarëve. “Unë jam vërtet krenar që një kandidat i cili BDI e kandidoi…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se mësimi në vitin shkollor 2023/2024 do të realizohet plotësisht siç parashihet me planet për organizimin e punës në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në ditë pune, nxënësit nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do të kalojnë pjesë të materialit mësimor. “23 prilli dhe 7 maji, gjegjësisht ditët para votimit, do të jenë ditë pune për të gjitha shkollat. Gjegjësisht në shkollat në të cilat do të zhvillohet procesi zgjedhor, mësimi do të mbahet nga ora 07:00 deri…

Lexo më Shumë