Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, pasi ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 03.06.2023, në Paskuqan, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar. Po…
Author: Hamdi Kumanova
E vetmja gazetë katërvjeçare në botë, ka dalë sërish në kioska në Francë me publikimin e një numri të ri të gazetës satirike La Bougie du Sapeur. E veçanta e tabloidit prej 20 faqesh është se ai del vetëm më 29 shkurt – pra një herë në vit të brishtë. Botimi i parë ishte në vitin 1980, dhe ky është numri i 12. I konceptuar nga një grup miqsh që “dëshironin të qeshnin”, La Bougie du Sapeur ka një printim prej 200,000 copash. Çmimi i tij është 4,90 € dhe më shumë se sa i plotëson kostot e tij. “Pasi…
Një adoleshent është burgosur për kryerjen e asaj që mendohet të jetë sulmi i parë në shkollë në Australi. 15-vjeçari nga Perth qëlloi tre herë me dy pushkë në Kolegjin Baptist Atlantis Beach majin e kaluar, shkruan CNN. Stafi dhe studentët mbetën të strukur në dollapë dhe nën tavolina përpara se policia ta arrestonte. Gjykatësi që e dënoi me tre vjet paraburgim të miturin tha se “fati i mirë” kishte “parandaluar një përfundim tragjik”. Askush nuk u lëndua në incidentin që besohet se të shtënat janë të parat e këtij lloji në Australi.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte pjesë e diskutimit të raportit mbi situatën në Parlament. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se integrimit duhet të jetë katalizatori reformave reale dhe domethënëse. Tabaku ngre disa shqetësime që ajo thotë se duhen të adresohen si mungesa transparencës & llogaridhënies, mungesa e vendosjes si prioritet procesin e integrimit, ligjet që miratohen në shkelje të MSA dhe ligjet me porosi! Postimi i Tabakut Kënaqësi të isha pjesë e diskutimit të raportit mbi situatën në Parlament. Me rëndësi të adresohen: mungesa transparencës & llogaridhënies mungesa e vendosjes si prioritet procesin…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, beson në pafajësi në rastin 53 milionësh. Ai tha se nuk do të vajtojë këtë rast. Deputeti i AAK-së, konsideron se nuk është vendimmarrës, por ish-Qeveria Haradinaj, teksa shprehet optimist se Apeli do ta ndryshojë këtë vendim. “Më ka habit fakti deri sa u nxjerr atë vendim derisa unë nuk kam qenë vendimmarrës ka qenë qeveria Kosovës por unë nuk e kam ndërmend që tani të vajtoj është apeli do të thotë shkalla e dytë që do të vendos dhe një e di që ketë drejtim pikë faji nuk kam dhe…
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka folur për situatën në rajonin e Ballkanit, duke kërkuar nga shtetet të jenë të kujdesshme. Në një intervistë në “A2 CNN”, Xhaferi tha se nisur nga sinjalet që ka dhënë Serbia, qoftë Banjska apo qëndrimet që ka mbajtur në raport me Rusinë, duke mos e sanksionuar atë, ekziston gjithmonë mundësia e një shpërthimi në Ballkan, e për rrjedhojë të gjitha shtetet duhet të jenë të vëmendshme dhe të marrin masa. “Siguria në Ballkan, duke pasur parasysh KFOR në Kosovë, duke pasur parasysh që gjithë vendet përreth, janë anëtarë e NATO janë…
Kompani të shumta gjermane kërkojnë urgjentisht punëtorë të kualifikuar dhe të pakualifikuar. Si dëshiron qeveria t’i ndihmojë ato? Mungesa e fuqisë punëtore – të kualifikuar apo dhe pa kualifikime – po pengon zhvillimin ekonomik në Gjermani. Sipas Ministrit Federal të Punës Hubertus Heil, mungesa e fuqisë punëtore mund të bëhet pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik. Prandaj, ministri i SPD ftoi më shumë se 700 përfaqësues të ekonomisë, shoqata të ndryshme dhe institucione arsimore në një kongres njëditor në Berlin. “Atë ditë, ne do të promovojmë shumë ide të mira se si të sigurojmë një numër të mjaftueshëm të fuqisë punëtore profesionale, ide…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një prej liderëve botërorë më të rëndësishëm për shkak të luftës me Rusinë. Për këtë arsye edhe siguria për të është në nivelet maksimale. Gjatë vizitës së Zelenskyt në Tiranë , u zbulua edhe një detaj interesant sa i përket sigurisë së tij. Prej 24 Shkurtit të vitit 2022, kur nisi edhe lufta ai ka mbrojtje speciale, shefi i sigurimit të tij është Maksym Donets, 44 vjeç, sipas mediave në Shqipëri. Ky person mund të konsiderohet edhe “hija” e Zelensky-t pasi qëndron 24 orë pranë tij. Ai është shok fëmijërie me Zelensky-n pasi janë…
Forcat Ajrore të Ukrainës pretendojnë të kenë rrëzuar një aeroplan tjetër luftarak të ushtrisë ruse, i treti këtë javë, shkruan Sky News. Në një postim në Telegram, thuhet se bëhet fjalë për bombarduesin Su-34 i rrëzuar në lindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi. Ndërkaq të martën ukrainasit pretenduan se kanë shkatërruar dy aeroplanë tjerë brenda një dite. “Sot, 29 shkurti, është një datë që shënohet një herë në katër vite, por tashmë është datë e njohur për rusët që humbën një aeroplan tjetër”, thuhet në postimin e Forcave Ajrore të Ukrainës. Në anën tjetër, nga Kievi është bërë e ditur se…
Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në seancën e mbrëmshme në qytetin e Shtipit shqyrtoi informacionin për procedurën për kandidatët e mundshëm për kryetar të shtetit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Sipas kësaj partie, nga të gjitha analizat, diskutimet dhe anketat e opinionit publik, Bordi Ekzekutiv e mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat për kryetar të shtetit dhe ia propozoi kandidaturën Bordit Qendror të LSDM-së. “Pendarovski është kandidat fitues, i afërt me popullin, ndan vlerat progresive, me vizion të qartë për të ardhmen evropiane të vendit Pendarovski në mandatin aktual ia riktheu reputacionin, integritetin dhe besueshmërinë institucionit të Presidentit të shtetit dhe…
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët përdorin forcën, kanosjen apo ndonjë mënyrë tjetër të detyrimit, me qëllim që të nxisin personin tjetër të përmbahet nga dhënia e dëshmisë, apo për të dëshmuar rrejshëm në organet e rendit dhe ato të drejtësisë. E gjithë kjo përbën vepër penale dhe sanksionohet me ligj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, është arrestuar dje një person i mitur. Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 15-vjeçari i arrestuar dyshohet se përmes telefonit ka kanosur viktimën, që të…
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikoloski. Siç njoftojnë nga Qeveria, Xhaferi e theksoi mbështetjen e Qeverisë dhe vendosmërinë dhe përcaktimin e fuqishëm për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. “Xhaferi theksoi se në bazë bilaterale, por edhe në kuadër të NATO-s, harmonizimi i plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të…

