Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje. “I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve…
Author: Hamdi Kumanova
Bilall Kasami thumboi opozitën duke thënë se në këta të fundit nuk po organizojnë tubime por po rrihen dhe përçahen dhe siç tha, po u hyn fesati, transmeton TV21. Kasami tha se ka një harmoni mes koalicionit VLEN pavarësisht se nuk kanë besuar se do të qëndrojnë bashkë dhe ua kanë dashur të keqen. “Ata në fillim thanë se jo nuk mund të bashkohemi, ne u bashkuam dhe ka një harmoni të fuqishme mes gjithë këtyre gjashtë faktorëve të ndryshimit, mes partive politike dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Duke na dashur neve të keqen se nuk do të mund të rrijmë…
Ndërmarrja e transportit publik (NTP) njoftoi se prej sot do të hapen linja shtesë për shkak të Panairit Ndërkombëtar të Librit që do të mbahet në qendrën sportive “Boris Trakovski”, transmeton Portalb.mk. Për të lehtësuar qasjen e vizitorëve në transportin e rregullt të linjës, do të lëshohen linjat “100” dhe “200”, njëra prej të cilave do të niset nga Novo Lisiçe dhe tjetra nga Deksion. Të dyja linjat do të funksionojnë deri më datë 24 të këtij muaji dhe biletat për shfrytëzimin e tyre do të kushtojnë sipas çmimores për shfrytëzimin e transportit publik. Orari i linjës “100” (Novo Lisiçe…
Fushata për zgjedhjet parlamentare fillon sot me aktivitete të partive dhe koalicioneve për prezantimin e programeve zgjedhore dhe kandidatëve për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore. Aktivitete do të ketë edhe për fushatën për zgjedhjet presidenciale e cila do të zgjasë edhe pesë ditë. Koalicioni “E ardhmja Evropiane” e udhëhequr nga LSDM-ja e fillon fushatën parlamentare me aktivitetin “Nuk heqim dorë nga e ardhmja” në Shkup, ndërsa tubime do të ketë edhe në Demir Kapi dhe Gjevgjeli. Aktivitete do të ketë edhe kandidati për president Stevo Pendarovski. VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia jote”, nga ana tjetër, tradicionalisht do ta fillojë fushatën me…
Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani mbrëmë në tubim para qytetarëve Kërçovës ka shprehur mirënjohje për liderët e Frontit Europian dhe koalicionin që, siç thotë Osmani, është vazhdimësi e betejave të një pas njëshëm, të thyerjes së kalave të monopoleve etnike. “Fronti Europian nuk është parti politike. Fronti Europian nuk është as koalicion i partive politike, Fronti Europian është një ide e madhe. Është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha, një ortek i cili ka bërë bashkë ëndrrën e secilit njeri në këtë shtet, për barazi, për drejtësi dhe jetë të begatë në BE. Dhe këtë…
Vijon puna për gjetjen e 3-vjeçarit, ku sipas nënës së vogëlushit, ai është rrëmbyer nga gjyshërit. Uniformat blu bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen është ndaluar gjyshi i 3-vjeçarit, 620 vjeç dhe vëllai i gjyshes, 49-vjeç. Po ashtu janë shpallur në kërkim gjyshja e 3-vjeçarit, 57 vjeçe, dhe vëllai tjetër i saj, 57 vjeç. “Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e…
Helikopteri robotik Ingenuity i NASA-s për eksplorimin e Marsit, të cilin agjencia hapësinore amerikane e dërgoi në planet në shkurt të vitit 2021, ka dërguar mesazhin e fundit në Tokë dhe tani do të shërbejë si një njësi fikse për të mbledhur të dhëna për sipërfaqen e Planetit të Kuq. Në vitin 2021, Ingenuity u bë anija e parë kozmike me fuqi që u ul në një planet tjetër, duke dëshmuar se është e mundur të fluturosh në atmosferën marsiane, ku dendësia e ajrit është shumë e hollë në krahasim me atë të Tokës. Ingenuity peshon vetëm 1.8 kg dhe…
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtumeve Ballkanike (BRC) e cila synon të kryejë hulumtime që do të kenë një ndikim të thellë në politikëbërjen, zhvillimin ekonomik dhe çështjet kulturore, ndër të tjera, dhe synon të jetë një platformë e rëndësishme për inovacion dhe hulumtime bashkëkohore me përfshirjen e akademikëve dhe vullnetarëve. Gjatë ceremonisë së hapjes, fjalime mbajtën rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lutfi Sunar dhe prorektori dhe drejtori i BRC-së Assoc. Prof. Dr. Mevludin Ibish. Së bashku me hapjen zyrtare, u organizua edhe një panel diskutimi me titull “Ndikimet globale të konflikteve në Ukrainës dhe në Gaza…
SPB në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër Kurto Dudushit, kryetar i Komunës së Shuto Orizarës dhe Partisë Rome. Ai akuzohet se ka emëruar për drejtor të një çerdhe një person që nuk kanë qenë të punësuar në atë institucion, përcjell INA. “SPB Shkup – Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike ka paraqitur kallëzim penal kundër K.D (49). Kjo ka ndodhur gjatë periudhës 2020 dhe 2024, ku janë shkelur dispozitat ligjore dhe është vepruar në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve – neni 126. Dudush ka emëruar drejtor të kopshtit të fëmijëve, persona që nuk kanë qenë të punésuar…
Kandidatja për presidente nga VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska mbrëmë nga tubimi në Gjevgjelia porositi që nevojiten ndryshime kushtetuese, por të mos preket preambula. Sipas saj, Kushtetuta nuk është fletore numrash që të shkruhen të gjithë komunitetet e shteteve fqinje, por në të duhet të përcaktohen rregullat për kompetencat dhe çështjet e tjera. “Pasi që të gjithë thonë se duhen ndryshime kushtetuese, unë them po nevojiten kushtetuese, por jo për ribërjen e preambulës dhe shndërrimin e saj në fletore numrash dhe radhitje të të gjithë fqinjëve të mundshëm pasi që atë askush nuk e bën, atje ka të tjerë, por, që…
SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se për nesër janë plotësuar kushtet për shpërndarje të energjisë së ngrohjes. “Njoftojmë konsumatorët të cilët janë të kyçur në sistemin e ngrohjes me të cilën udhëheqin kompanitë e SHA EMV, si dhe filialit Energjetika, që për datën 18.4.2023 janë krijuar kushtet për shpërndarjen e energjisë termike. Ky informacion është në përputhje me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetik të RMV-së dhe bazuar në parashikimin e temperaturës mesatare ditore të ajrit në Shkup prej 11 gradë celsius për datën 18.4.2023 nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike”, thuhet në njoftimin e SHA EMV. Shpërndarja e…
Edhe në pikën kufitare Tabanoc autoritet serbe kanë bllokuar shtetas të Kosovës, një situatë e ngjajshme sikur në pikat tjera kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë. Siç mëson INA në Tabanoc disa qytetarë nga Kosova janë bllokuar. Atyre u janë marrë dokumentacionet dhe i kanë larguar anash, duke pritur nga ora 9:00 e mëngjesit. Autoritetet e Kosovës kanë reaguar sot tek bashkësia ndërkombëtare për tejkalimin e kësaj krize dhe lirimin e qytetarëve, duke i dhënë përgjigjen e merituar Beogradit, që ndërmori një veprim të tillë pas pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Deri tani nuk ka informacione nga autoritet serbe…

