Author: Hamdi Kumanova

Kryediplomati Bujar Osmani në fjalimin e tij në Konferencën “Ukraina: Dy vjet heroizëm” me rastin e dy vjetorit të agresionit ushtarak rus tha se Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, dhe se nëse fiton Rusia në Ukrainë, radhën e ka Ballkani.. “Ne nuk e mbështesim Ukrainën vetëm se solidarizohemi, por për shkak se Ukraina sot lufton për lirinë e vet por lufton edhe për gjithë ne. Për shkak se Federata ruse sot paraqet kërcënim më të madh për sigurinë e Europës dhe Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicieve të saja imperialiste por që se…

Lexo më Shumë

Sot më 28 shkurt, në të gjitha departamentet e zonës dhe zyrat e KShZ-së, fillon kontrolli publik në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Siç u tha në seancën e djeshme të KShZ-së, kontrolli në listën zgjedhore do të zgjatë deri më 18 mars, ndërkaq përveç kontrollit fizik, qytetarët mund ta kontrollojnë emrin e tyre edhe në ueb-faqen https://izbirackispisok.gov.mk/. Në departamentet e zonës, do të mund të dorëzohen edhe kërkesa zyrtare për regjistrimin, plotësimin dhe fshirjen e të dhënave të qytetarëve në Listën Zgjedhore. Në pajtueshmëri me Rregulloren dhe Kodin Zgjedhor, Lista Zgjedhore që do të…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri njofton se rritja e pagave për 22% nuk është vetëm për stafin akademik të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi”, por do të vlejë për të gjithë universitetet. Shaqiri për “TV21” tha se rritja do të vlejë për të gjithë të punësuarit në të gjitha universitetet shtetërore, por që të njëjtat duhet të nënshkruajnë marrëveshjet kolektive. “Do vlejë për të gjithë pas firmosjes së marrëveshjeve kolektive me themeluesit, do të thotë me Parlamentin e vendit. Shpresoj që t’i firmosin marrëveshjet”, tha mes tjerash Shaqiri. Ndërkaq sa i takon publikimit të marrëveshjes së UShKM-së, Shaqiri u sqarua…

Lexo më Shumë

Deklarata e kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski për mediat në vend që idea e Bashkimit Demokratik për Integrim duhet të injorohet, tregon dobësi, pasiguri dhe nuk përkon me realitetin politik në vend. Pasi vazhdimisht injoron porositë nga SHBA, Bashkimi Europian dhe nga vendet mike për ndryshime kushtetuese, ai tani po kërkon të injorohet edhe kërkesa e BDI-së dhe e drejta plotësisht legjitime qytetarëve për President të vendit. Me doktrinën e këtillë të ndasive etnike në thelb jodemokratike dhe me qasjen izoluese nga SHBA dhe BE, VMRO DPMNE rrezikon të ardhmen europiane të qytetarëve të vendit. VMRO-së dhe Mickoskit…

Lexo më Shumë

Me datë 27.02.2024 në ora 21:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Departamenti për trafikim pa leje me drogë dhe armë në SPB- Tetovë dhe nga Stacioni Policor- Tetovë, kanë privuar nga liria personin H.I. (49) nga Tetova. Gjatë bastisjes të kryer në banesën e tij, me vendim gjykate, janë gjetë dhe konfiskuar heroinë, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje heroine. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm Igli Hasani po mban një konferencë të përbashkët me homologun e tij ukrainas Dmitro Kuleba. Kuleba: Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon. Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humantiare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar. Më kujtohet me mirënjohje mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën. Informova ministrin për…

Lexo më Shumë

Më 25 shkurt, njësiti nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it, ka njoftuar se nuk do të jenë më të pranishëm në ndërtesën e komunës së Zveçanit. Ky vendim, sipas KFOR-it erdhi si rezultat i gjendjes së stabilizuar në këtë komunë. Pas veprimeve të KFOR-it, kryetari i komunës së Zubin Potokut s’i ka përjashtuar tensionet në atë pjesë veriore. Izmir Zeqiri për Front Online ka deklaruar se skandalet nga bandat në Serbi s’kanë përfunduar. “Situata aktualisht është e qetë, por nuk përjashtohen mundësitë prej një pjese të mbeturinave të atyre bandave që mundën herë pas here me…

Lexo më Shumë

Tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të vendit, në Dibër me rrethinë, me një intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane. Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në Shqipëri mbrëmë në orën 23:37 me orën lokale, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup. Sipas informacioneve nga Observatori Sizmologjik, epiqendra e tërmetit ka qenë 128 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Shqipërisë. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 8 kilometrash. Në njoftimin e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematike thuhet se tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të përgatitura për fushatat e dezinformimit dhe sulmeve kibernetike që pritet të godasin vendin përpara zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, tha një ligjvënës i lartë amerikan. Kryetari i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Zbulimit, Mark Warner tha në një konferencë për sigurinë kibernetike në Uashington se pavarësisht përpjekjeve të agjencive të ndryshme qeveritare të Shteteve të Bashkuara për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet në zgjedhje, ka ende boshllëqe, veçanërisht kur bëhet fjalë për fushatat e ndikimit të huaj. “Unë jam i shqetësuara se ne jemi më pak të përgatitur për ndërhyrjet e huaja…

Lexo më Shumë

Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një deklaratë duke cituar presidentin Joe Biden bëri me dije se nuk do të dërgojnë e trupat amerikane për të luftuar në Ukrainë. Ky qëndrim vjen pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “nuk mund të përjashtohet”. “Sigurisht, çdo vend është i lirë të flasë për interesin e vet, por përveçse presidenti e bëri të qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përjashtuar çdo trupë të NATO-s që të luftojë në Ukrainë”, –…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia nuk mund të përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse nuk bëjnë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera, të arritura në kuadër të dialogut. “BE-ja shpreh keqardhje për përparim të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes, i cili mund t’u atribuohet të dyja palëve”, tha Stano në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë. Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 27 shkurt të vitit 2023, shkruan…

Lexo më Shumë

Me 70 përqind rritje të shportës së shpenzimeve sindikale për tre vitet e fundit, çmimet janë tashmë në të njëjtin nivel si në vendet perëndimore, thonë qytetarët që jetojnë jashtë Maqedonisë së Veriut. Qeveria njoftoi pezullimin e masës për çmimet e ngrira. Zyrtarët mund të marrin rritje të re të pagës në vlerë të një pagë minimale, ndërsa femrat në sektorin publik vetëm 2000 denarë, shkruan REL, transmeton Portalb.mk. Qeveria njoftoi se nga muaji i ardhshëm nuk do ta vazhdojë masën e ngrirjes së çmimeve, ndërsa qytetarët ankohen për rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës dhe presionit nga inflacioni.…

Lexo më Shumë