Sindikata e “Postës së Maqedonisë” shprehu shqetësimin për gjendjen në ndërmarrjen publike, pasi siç thonë ata janë në prag të mbijetesës, duke ruajtur kështu vendet e punës të mbi 2000 punëtorëve. Ditën e djeshme punonjësit janë paguar, por kanë frikë nga pagesat e radhës. Sindikata njoftoi se do të formojë grupe pune dhe do të punësojë ekspertë që do të përgatisin sistematizimin e ri, ndërsa ndërkohë po përgatiten edhe protesta të reja.
Author: Hamdi Kumanova
Pas Krushevës, Fronti Europian ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Dollnenit ku para të pranishmëve fjalë rasti ka pasur bartësi i listës në njësinë e V-të zgjedhore, Ziadin Sela, kandidati për president Bujar Osmani, kandidati për deputetë Musa Xhaferi dhe Fehmi Skender si dhe kordinatorët e Zonës së V-të zgjedhore, Remzi Mehmedi dhe Kreshnik Bekteshi. Ziadin Sela theksoi se po garojnë që si Front të maksimalizojnë votën në nivel republikan. “Jemi para zgjedhjeve të rradhës dhe siç e do rendi vijmë për të shpaluar atë se pse Fronti Europian duhet të ngadhnjejë dhe Bujar Osmani duhet në mënyrë më…
Gjira Kajtazi njihet për hitet e saj ku si repere arriti të bënte për vetë mijëra fansa. Edhe pse jeton në mërgim shpesh-herë bie në sy me deklaratat e saj lidhur me ngjarjen që zhvillohen në Kosovë. Edhe sot me rastin që tronditi Kosovën ku një burrë mbyti gruan, në Pejë, artistja bëri një reagim të ashpër. “Eh bre nanen.. ku s’dul kurrë nje femern, qe e mbyt burrin..!! s’eshtë qe se lypni edhe ju/ po keni fat qe po jetoni me nje vend, ku fatkeqsisht nje femen s’po ka vlere. Marre ju koft”, shkroi ajo./Indeksonline/
Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski sot vizituan Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar policor pranë MPB-së, si pjesë e vizitave në njësiteve organizative të BSP-së pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të informimit të asja se çfarë është arritur deri më tani dhe të informimit me aktivitetet e ardhshme. Me këtë rast, ata patën takim me udhëheqësinë e Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar policor me kryeshefat e Njësisë së EUROPOL-it, Njësisë së INTERPOL-it dhe të Njësisë së hetimeve. Roli i këtij njësiti organizativ është të kryejë koordinimin…
Kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani për sot ka pezulluar aktivitetet. “Të nderuar mbështetës,Për arsye shëndetësore në familje, do pezulloj aktivitetet e ditës së sotme në fushatë. Shpresoj të jem bashkë me Ju në tubimin qëndror sonte nëse gjithçka do jetë në rregull. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, ka shkruar Osmani.(INA)
Numri i nxënësve të rregullt në shkollat fillore në fund të vitit 2022/2023 është ulur për 1,4 për qind, ndërsa numri i nxënësve në shkollat e mesme për 3,9 për qind në krahasim me vitin e kaluar shkollor, tregojnë të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Sipas të dhënave statistikore, në vitin shkollor 2022/2023 në shkollat fillore ka pasur gjithsej 182.245 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme 66.678 nxënës. Të dhënat tregojnë se për një vit janë mbyllur 14 shkolla.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se deshi apo nuk deshi VMRO-DPMNE dhe LSDM, presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend. Nga BDI thonë se të njëjtat parti ishin kundër kryeministrit të parë shqiptar, mirëpo i njëjti sipas tyre sot është realitet. “VMRO dhe LSDM tashmë janë bashkuar kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian për zgjedhjen e presidentit në Parlament, si pikë kryesore e Platformës që lideri Ali Ahmeti e theksoi në promovimin e dr. Bujar Osmanit për president shteti. Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian i përkujton dy partitë e lartpërmendura se, ashtu…
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se i është përgjigjur Parlamentit Evropian për përdorimin e fjalës “Maqedonishtja e Veriut” në faqen zyrtare të internetit. Nga MPJ thonë se në vazhdimësi tregojnë për përdorimin e drejtë të emrit kushtetues të shtetit dhe shtetësinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. “Ashtu siç u jemi përgjigjur në mënyrë të duhur të gjitha mediave ndërkombëtare, grupeve etnike etj., të cilët kanë përdorur gabimisht ndonjë nga termat e përmendur, edhe ne i jemi përgjigjur Parlamentit Evropian për rastin konkret, duke kërkuar përdorimin korrekt të këtyre termave, në në përputhje me Kushtetutën dhe kartën e…
Në bastoren „Sport Life“, është duke u realizuar aksioni во тек е акцијата „Cili është tipi jot me fat? . Loja e fatit, garuesve të Sport Life do ti jap shumë shtatëshe, premia kryesore prej 777.000 denarëve dhe nga 7 vauçera me vlerë prej 500 denarëve për secilin prej fituesve në të gjitha etapat inividuale të aksionit. Fatin duhet ta kërkojnë në atë lojë me të cilën do të kanë sukses ta qëllojnë tiketën me numrin më të madh të ndeshjeve të tipit të njëjtë. Në pajtueshmëri me këtë, garusit do të rangohen në nivel të përgjithshëm, deri në fund…
Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, në tubimin e sotëm para qytetarëve të Dibrës ka numëruar zotimet kryesore nga Dekalogu i tij. “Nëse kam pasur sfidë, si ministër i Jashtëm të hap bisedimet me BE pas 17 vite pritje, besoni që mundem si President ta rrumbullakoj anëtarësimin ne BE në 5 vitet e ardhshme, dhe do të fus të gjithë potencialin e Frontit Europian, të gjithë dijen time, përvojën time, njohjet nga proceset që i kam udhëhequr, kontaktet e mia nëpër botë, që ta bëj këtë proces për 5 vitet e ardhme. Dhe, po zotohem para jush, se…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme, është arrestuar një 72-vjeçar nga Tetova, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar gruan e djalit të tij. “Më 16.04.2024 në orën 00.50 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.K. (72) nga Tetova për arsye se në shtëpinë e tyre familjare kishte sulmuar fizikisht rejën e tij. Ai është mbajt në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
Punimet për ndërtimin e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë filluan sot, njofton agjencia e lajmeve INA. Objekti i ri do të ndërtohet shumë pranë Fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë. Realizimin e punimeve, të cilat do të zgjasin 16 muaj, e ka marrë përsipër kompania vendore “Hoxha”. (INA)

