Pesë persona janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit kanë përdorur thikë mes tyre. Me këtë rast dy të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi kanë pësuar lëndime. “Raportohet se janë shoqëruar në polici pesë persona meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dy prej të dëmtuarve të mitur kanë kërkuar tretman mjekësor pasi që kanë pësuar lëndime (nga mjeti i ftohtë thikë) që është përdorur në rast në mes tyre”, thotë policia në raport. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Author: Hamdi Kumanova
Microsoft do të investojë 1.5 miliardë dollarë në firmën e inteligjencës artificiale nga Emiratet e Bashkuara Arabe G42 duke i dhënë gjigantit Amerikan një pjesë të aksioneve dhe një vend në bordin drejtues të kompanisë, transmeton PCWorld.al. Si pjesë e marrëveshjes, e cila u mbështet nga qeveritë Amerikane dhe të UAE-së, G42 do të përdorë shërbimet cloud të Microsoft për të operuar aplikacionet e saj AI. Bashkëpunimi vjen ndërsa Uashingtoni përpiqet të adresojë avancimet teknologjike të Pekinit me SHBA që po vendos embargo ndaj kompanive Kineze të cilat nuk blejnë dot çipe AI. SHBA-ja gjithashtu është shprehur e shqetësuar për…
Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg. Prej 29 deputetëve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, shtatë ishin nga Serbia, shtatë nga Spanja tre nga Hungaria, dy nga Franca, dy nga Bosnje Hercegovina, një nga Mali i Zi, një nga Franca, një nga Qipro, një nga Italia, një nga Gjermania, dy nga Qipro… Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike…
Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë me një masë rreth 33 herë më të madhe se ajo e diellit, më e madhja që gjendet në galaktikën tonë të njohur si “Rruga e Qumështit”. Një vrimë tjetër e zezë, supermasive, gjendet në qendër të galaktikës sonë. Vrima e zezë e sapo identifikuar ndodhet rreth 2000 vite dritë nga Toka, relativisht afër në aspektin kozmik, në konstelacionin Aquila dhe ka një yll shoqërues që rrotullohet rreth saj, thanë studiuesit të martën. Një vit dritë është distanca që përshkon drita gjatë një viti, rreth 9.5 trilion km. Vrimat e zeza janë pjesë…
Sot mbushen 25 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër, komuna e Drenas, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçar. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia. Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i…
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, qindra udhëtarë po grumbullohen për të lënë sa më shpejt destinacionin e tyre të pushimeve dikur parajsë. Qyteti, i ndërthurur me luksin, është zhytur nën ujë. Influencuesi i famshëm Jordan po bën një transmetim të drejtpërdrejtë i bllokuar në Rolls Royce-in e tij të përmbytur. “Tani unë jam nën ujë, si të gjithë miqtë e mi të kriptove,” thotë ai, duke përdorur një frazë të përdorur për investitorët që kanë humbur paratë e tyre.
Kroacia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, çka do të vërë përpara prove popullaritetin e kryeministrit Andrej Plenkoviç dhe partisë së tij konservatore në pushtet HDZ, të akuzuar nga kundërshtarët për korrupsion dhe nepotizëm. Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, shpreson ta shfrytëzojë mbështetjen e kahershme që gëzon në vend për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, përdorimin e euros në vend dhe rritjen e turizmit. Por kroatët janë lodhur nga qeverisja e Bashkimit Demokratik Kroat, e cila ka dominuar politikën e vendit që nga pavarësia e Kroacisë nga Jugosllavia në vitin 1991. Analistët thonë se skandalet e shumta të korrupsionit, përfshirë emërimin nga…
Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) njoftoi së fundmi se Komisioni Europian po çon para projektet hekurudhore që shoqërojnë Korridorin VIII. Kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari është llogaritur në 2 miliardë euro, nga të cilat rreth 420 milionë euro do të investohen në pjesën shqiptare në dy segmentet e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Informacionet nga WBIF tregojnë se projektet në pjesën shqiptare janë në fazën përgatitore. Rrjeti hekurudhor formon lidhjen e brendshme lindje-perëndim midis Detit të Zi dhe Detit Jon, duke kaluar përmes…
MPB njofton se sot është ndaluar një 19-vjeçar nga Shkupi për shkak se është kapur me lëndë narkotike “Sot (16.04.2024) në ora 00:05 në zonën e Qendrës në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Ndërhyrjes së Policisë në SPB Shkup ia kanë ndaluar M.C.(19) nga Shkupi për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti takoi sot kandidatët e VV-së për deputetë në kuadër të listave të koalicionit VLEN. “Bashkë me kandidatet nga Maqedonia e Veriut, Nafije Selmanin prej Njësisë Zgjedhore 1 (Shkupi), dhe Medine Ukshinin nga Njësia Zgjedhore 2 (Kumanova), takuam kryetarin dhe kryeministrin Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të LVV. Mbështetje e fortë dhe frymëzim i pandalshëm për ndryshim!”, ka bërë të ditur kandidati për deputet, Bekim Qoku.(INA)
Sot në Shtip u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në mes gjashtë sindikatave të universiteteve shtetërore: të “Shën Kirili dhe Metodit” -Shkup, Universitetit “Shën Kliment Ohridski”- Manastir, Universitetit të Tetovës, Universitetit “Goce Delçev”- Shtip, Universitetit për Shkenca Informatike dhe Teknologjike “Shën Apostol Pavle”- Ohër dhe Universitetit “Nënë Tereza”- në Shkup. Përmes këtij memorandumi i pari i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut, universitetet zotohen për koordinimin e përbashkët në artikulimin e kërkesave pedagogjike e sociale dhe në shtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në veprimtari të ndryshme edukative-arsimore. Qëllimi i këtij memorandumi është që universitetet publike të jenë një zë…
Për bartësin e Listës për Deputet në NJ.Z.1 , Blerim Bexheti,nuk ka dilemma. Mbrëmë në Klan Debat ai u shpreh bindur se Fronti Europian është favorit në nivel vendi dhe do të korrë fitore të thellë. “Mbas të gjitha rejtingjeve, dhe hulumtimeve të opinionit Fronti Europian është favorit në të gjithë shtetin edhe në zonën zgjedhore numër një qëndrojmë shumë mirë, dhe varësisht nga dalja që do jetë pretendojmë katër mandate. Tani jemi në përfundim të zgjedhjeve presidenciale, ndaj bindje të thellë që do të korrim fitore të thellë për të dyja zgjedhjet, si në ato presidencialet, ashtu edhe në…

