Author: Hamdi Kumanova

Do të duhen dekada të tëra që Shqipëria dhe vendet e tjera simotra në Ballkanin perëndimor të arrijnë standardet e jetesës si në Bashkimin Evropian. Në këtë konkluzion ka arritur Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, të cilin e artikuloi presidentja Odile Renaud-Basso gjatë Samitit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, të mbajtur dje në Londër me praninë e krerëve të qeverive nga 6 vendet e rajonit. Gjatë hapjes së samitit, RenaudBasso, theksoi se edhe pse rajoni ka bërë një progres të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, ende ekziston një hendek i ndjeshëm midis rajonit dhe Bashkimit Europian. “Sipas një…

Lexo më Shumë

Sot do të mbahet takimi në mes të Kosovës e Serbisë, i thirrur nga ndërmjetësi i BE-së Miroslav Lajçak në Bruksel. Ftesa i është bërë palëve nga emisari Lajçak për të diskutuar mbi Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme. Nga Banka Qendrore e Kosovës kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme për gazetën online Reporteri.net se do të marrin pjesë në takimin e së martës, 27 shkurt, në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe lidhur me rregulloren e BQK-së lidhur me ndalimin e dinarit. Në anën tjetër, edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen…

Lexo më Shumë

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar, prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe” Nëse i kthehemi të shkuarës, shohim se me 27 shkurt 1897, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”. Që të kuptojmë rëndësinë e këtij botimi, duhet të kthehemi pas në kohë e në histori dhe të kujtojmë se…

Lexo më Shumë

Operimi në hapësira të vogla më nuk do të jetë problem, pasi këtë verë falë veturës palosëse kjo çështje do të zgjidhjet, kur do të mund të vozitet si veturë standarde dhe do të parkohet sikur një motoçikletë. Në hapësirën e dedikuar për parkimin e një veture të zakonshme, CT-2 që është plotësisht elektrik, mund të ‘akomodojë’ katër sosh, transmeton Telegrafi. CT-2 zvogëlohet kur i palosen gomat dhe pjesët anësore, por është interesant se madhësinë nuk e ndryshon kabina brenda të cilës qëndron shoferi dhe pasagjeri. Vetura mund të arrijë shpejtësinë prej 80 kilometra në orë për pesë sekonda. Kjo…

Lexo më Shumë

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha homologëve evropianë të hënën se duhet të garantojnë sigurinë e tyre kolektive duke ofruar mbështetje të palëkundur për Ukrainën, përballë ofensivave më të ashpra ruse në fushëbetejë gjatë muajve të fundit. “Jemi në procesin e garantimit të sigurisë tonë kolektive, për sot dhe për nesër”, tha zoti Macron ndërsa priti 20 drejtues të qeverive dhe shteteve evropiane, si dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë në Paris, në shenjë uniteti për Ukrainën, ndërsa sulmi frontal i Rusisë hyn në vitin e tretë. “Rusia nuk mundet dhe nuk duhet ta fitojë atë luftë”, tha zoti Macron në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është vrarë në qendrën e paraburgimit në Prizren në vitin 2016 edhe pse zyrtarisht u konstatua se ka bërë vetëvrasje. “Astrit Dehari, një aktivist shembullor dhe një student i shkëlqyeshëm, u vra në burg, për shkak të bindjeve të tij, në përpjekje të mbrojtjes së Republikës, atë për të cilën shumë breza kishin vuajtur burgjeve dhe kishin paguar me jetën e tyre, jetësimin e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. Haxhiu po ashtu ka theksuar se këtë të hënë Adem…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Hungarisë ka aprovuar më në fund me votë anëtarësimin e Suedisë në NATO dy vite pasi Suedisa aplikoi për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) pas agresioni ustarak të Federatës Ruse në Ukrainë, raportoi The Guardian. “Votimi, i cili u zhvillua në Budapest të hënën, pasoi takimin e së premtes midis kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, dhe homologut të tij hungarez, Viktor Orbán, në të cilin ata ranë dakord të linin mënjanë mosmarrëveshjet e tyre – duke thënë se ishin ‘të përgatitur të vdisnin për njëri tjetrin’”, raportoi media britanike. Suedia aplikoi për t’u bashkuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mikcoski në komentin e tij ndaj premtimeve të partive në pushtet për ekonomi, tha se është mirë që të rikujtohen se një byrek me jogurt nga 50, tash kushton 120 denarë. “Gjithashtu është mirë që t’i rikujtojmë se 1/4 e byrekut me jogurt para disa viteve ka qenë 50 denarë, ndërsa tani është 120 denarë. Maqedonia është në maje të shteteve kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion. Sipas pagës dhe pensionit mesatar jemi të fundit”, tha Mickoski./tv21.tv

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja do të mobilizohet për të mbledhur nënshkrime për kandidaten Gordana Siljanovska Davkova pas përfundimin të Konventës së partisë më 2 mars, shkruan Alsat. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski është i bindur që atë proces do të mund ta mbyll për disa orë. Mickoski thotë se partia e tij posedon dëshmi se disa nga kandidatët dhe subjektet politike paguajnë para për nënshkrimin e votuesve. “Kanë kaluar disa ditë dhe ata mezi janë deri në gjysmë të mbledhjes së nënshkrimeve. Ky është mesazh i qartë nga populli. Jam i neveritur nga ajo që e marr si informacion nga terreni që…

Lexo më Shumë

Në deklarimin e fjalëve përfundimtare mbi procesin gjyqësor kundër kompanisë “Besa Trans”, Prokuroria Publike pretendon se ka arritur të vërtetojë se autobusi i kësaj kompanie i cili u aksidentua dhe u përfshi nga flakët në Bullgari, ka falsifikuar licencën, shkruan Alsat. Por mbrojtja ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se vepra “falsifikim” nuk ka bazë pasi kompania ka përdorur një licencë të një autobusi tjetër, por jo të falsifikuar. Përfaqësuesit juridik të subjektit ndaj të cilit rëndon akuza pretendojnë se në rastin konkret faji është i Ministrisë së Brendshme dhe vendkalimit kufitar i cili ka lejuar që autobusi në…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Talat Xhaferi, merr pjesë në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit. Në Samitin investues, Kryeministrat diskutuan në temën “Pse të investojnë investitorët e huaj në vendet e rajonit”. Kryeministri Xhaferi tha se ndryshimet e shumta, krizat, konfliktet me efekt të drejtpërdrejtë mbi të gjitha ekonomitë globale, kanë ndikuar në çrregullimin e zinxhirëve të furnizimit global. Por, Maqedonia e Veriut, sipas tij, është një nga destinacionet e preferuar. “Për shkak të afërsisë me qendrat evropiane, Maqedonia e Veriut është një nga destinacionet për vendosjen e prodhimtarisë. Kemi lokacion të mirë, ndërlidhje të mira dhe…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski vlerëson se ideja e kreu të BDI-së Ali Ahmeti për president dhe zëvendës president të zgjedhur nga Kuvendi duhet injoruar, shkruan Alsat. Sipas tij, Ahmeti nuk është faktor i cili mund të vendos kushtet të tilla dhe se së shpejti do t’i takojë të kaluarës. Sipas tij, pozita e zëvendës presidentit nuk sjell asnjë vlerë demokratike në shtet. Duke komentuar qëndrimin e opozitës shqiptare e cila gjithashtu kërkon të zgjidhet e presidentit në Kuvend, Mickoski tha se nga liderët e opozitës nuk ka dëgjuar se ky është kusht për formimin e Qeverisë, ndërsa pas…

Lexo më Shumë