Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski vlerëson se ideja e kreu të BDI-së Ali Ahmeti për president dhe zëvendës president të zgjedhur nga Kuvendi duhet injoruar, shkruan Alsat. Sipas tij, Ahmeti nuk është faktor i cili mund të vendos kushtet të tilla dhe se së shpejti do t’i takojë të kaluarës. Sipas tij, pozita e zëvendës presidentit nuk sjell asnjë vlerë demokratike në shtet. Duke komentuar qëndrimin e opozitës shqiptare e cila gjithashtu kërkon të zgjidhet e presidentit në Kuvend, Mickoski tha se nga liderët e opozitës nuk ka dëgjuar se ky është kusht për formimin e Qeverisë, ndërsa pas…
Author: Hamdi Kumanova
Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi thotë se kanë arritur të mbledhin mbi 9.000 nënshkrime për kandidaturën e Bujar Osmanit për president, përcjell TV21. Ademi tha se Osmani është para kandidatëve tjerë në mbledhjen e nënshkrimeve. https://www.facebook.com/watch/?v=2452795964903418 “Se ka mbështetje të madhe po flasin edhe numrat. Është i pari i ranguar në listën e të gjithë atyre që kanë shprehur pretendime për të qenë kandidatë për president. Pas tij janë kandidatë të tjerë si Dimitrievski, Vankovska, Jakimovski, por megjithatë Bujar Osmani është larg me një diferencë të madhe sipas asaj dinamike që e ka përcaktuar shtabi edhe sot po grumbullohen nënshkrime,…
Gjykata e Durrësit i ka lënë në burg 3 fëmijët, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të tyre. Togat e zeza e cilësuan të ligjshëm arrestimin e Hysen Metës. Për Hygertën rëndon akuza e fshehjes dhe asgjësimit të provës. Hysen Meta, 24-vjeçari që akuzohet zyrtarisht nga Prokuroria dhe Policia e Durrësit si personi që shkrepi armën 4 herë dhe vrau babain e tij, e ka përmbysur këtë version. Në Gjykatën e Durrësit ku u mbajt seanca për masën e sigurisë, Hysen Meta tha se babain e vrau e motra, Hygerta Meta 19 vjeç. Kjo e fundit, gjithashtu e pranishme…
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga sot në shënimin e dy vjetorit të agresionit rus mbi Ukrainën i cili do të mbahet mend gjithmonë si dita kur Rusia shkeli Kartën e OKB-së, shkruan Top24 Stop për agresionin rus, paqe dhe liri për popullin ukrainas Lufta për integritet territorial dhe sovranitet vazhdon 24 shkurti 2022 do të mbahet mend gjithmonë si dita kur Rusia nisi pushtimin e saj brutal dhe të paligjshëm të Ukrainës, duke shkelur Kartën e OKB-së. Është e palejueshme që një shtet të ndryshojë me forcë kufijtë e fqinjit të tij demokratik, të shkatërrojë infrastrukturën e tij dhe të…
Ambasadorja e SHBA-së në vend Anxhela Ageler në konferencën “Ukraina- dy vite heroizëm” sot ka thënë sot se që nga fillimi i luftës, heronjtë ukrainas vazhdojnë të luftojnë dhe se guximi dhe forca e tyre ka arrit të sigurojë fitore të vogla dhe të mëdha krahas humbjeve të mëdha që ka pësuar. Ukraina, tha Ageler, do të ngadhënjej me gjithë ndihmën tonë dhe për këtë nuk ka alternativë. “Jo vetëm që ndalën një armik të madh, por ndalën edhe mallrat e Rusisë që të shkojnë në tregun botëror, vazhduan të japin dhe ofrojnë energji elektrike dhe shërbime, reformuan vendin…
Mund ta imagjinoni vetëm një ditë pa energji elektrike? Pavarësisht nëse jeni në punë, në shtëpi, në shkollë, në universitet, përdorimi i energjisë elektrike është një gjë e përditshme. Përdoret për ngrohje, ftohje, gatim, ndriçim, transport etj. Megjithatë, mënyra se si përdoret energjia ka një ndikim të madh në mjedis dhe në jetën në përgjithësi. Rëndësia e kësaj teme nuk përfshin vetëm fikjen e pajisjeve kur nuk i përdorim, por edhe përdorimin e pajisjeve që kursejnë energji, pra janë efikase në energji. Që nga viti 1998, 5 marsi shënohet si Dita Botërore e Efiçiencës së Energjisë dhe me këtë rast NEPTUN Maqedoni dëshiron…
Zëvendës avokati i popullit, Jovan Andonovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me rastin e Leonid Indovit tha se këtë javë do të fillojë puna e iniciativës që parasheh ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të Fondit për sigurim shëndetësor (FSSHRMV) në drejtim të vlerësimit të secilit rast individualisht, dhe jo të kategorizimit të objekteve. Ai theksoi se deri tani nuk kanë asnjë reagim nga Fondi lidhur me iniciativën e paralajmëruar. “Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e FSSHRMV-së. Ne paralajmëruam iniciativë. Në atë iniciativë do të fillohet të punohet këtë javë. Me të parashikojmë ndryshime…
Kuvendi i RMV-së të mërkurën në suaza të seancës së 145-të pritet të zgjedhë anëtar të ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Sipas informacioneve të AIM, propozimi që Abdush Demiri të jetë anëtari i shtatë i organit më të lartë zgjedhor në vend mund të marrë mbështetje nga më shumë se 80 deputetë, edhe pse për votimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave. Burimet partiake për AIM thonë se pritet për Demirin të mos votojnë deputetët e BDI-së dhe nga krahu i Zijadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa LSDM, OBRM-PDUKM dhe koalicionet e tyre si dhe…
Në Gostivar sot po vijojnë nënshkrimet për kandidatin për president të opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur faleminderime për përkrahjen e gjerë. “Faleminderit që po Nënshkruani! Secili Nënshkrim i Juaj është Frymëzim dhe Nder për Mua! Ndryshimi ka Nis!”, ka shkruar Taravari.(INA)
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në Konferencën e titulluar “Ukraina: Dy vite heroizëm”, ku u shënua dy vjetori i agresionit rus ndaj Ukrainës, organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Shkup dhe CIVIL. “Sot u mblodhëm për të nderuar kujtimin e tyre dhe për ta siguruar Ukrainën se do të vazhdojmë me mbështetjen tonë edhe në të ardhmen. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në anën e Ukrainasve dhe t’i japim mbështetjen e duhur për të mbrojtur dhe rindërtuar vendin. Maqedonia e Veriut e mbështet Ukrainën si në planin politik ashtu edhe në atë operativ dhe do të…
Lëvizja Anti-bixhoz ka kërkuar sërish nga deputetët e Kuvendit që të votojnë për propozim-ligjin për lojërat e fatit, i cili herën e parë u anulua nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Jushi Emërllahu nga Anti-bixhozi tha se presin që këtë herë ligji të përkrahet nga së paku 61 deputetë, në mënyrë që të mos varet sërish nga presidenti. Ai theksoi se do të publikojnë emrat dhe fotografitë e deputetëve që nuk do ta votojnë propozim-ligjin, i cili parasheh largim të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet arsimore, njofton Telegrafi Maqedoni. “Iu bëjmë thirrje të gjithë deputetëve pasi janë 120…
Nëntë aparate të lojërave të fatit, si dhe 405 pjesë për mirëmbajtje, janë kapur pasi që importuesi ka tentuar t’i kontrabandoj në mes të mallit të deklaruar për zhdoganim importues në njësinë doganore Gjevgjeli. Aparatet së bashku me pjesët e mirëmbajtjes janë zbuluar pas një kontrolle të detajuar të kryer nga ekipi mobil i Sektorit për kontroll dhe hetime. Kundër kompanisë importuese të pjesëve për kazino dhe aparateve për lojëra të fatit janë parashtruar kallëzime përkatëse për shkeljen e rregullave doganore. “Drejtoria e Doganave në kuadër të kompetencave të saj në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete për parandalimin e kontrabandës dhe…

