Author: Hamdi Kumanova

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre. Një konflikt i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Koshare të Ferizajt, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima ka…

Lexo më Shumë

Artan Grubi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili vjen nga BDI-ja, i tha Gazetës Express se Kurti nuk e kishte ftuar ndonjë përfaqësues nga kjo parti, kur në fillim të këtij muaji i mblodhi në zyrën e tij në Prishtinë përfaqësuesit e partive opozitare që janë bërë bashkë në një koalicion. “Nuk kemi patur ftesë. Për arsyet duhet ta pyesni kryeministrin e Kosovës. Gjithashtu edhe për motivet e atij takimi me parti politike, derivate të BDI-së, në opozitë, duhet përgjigjen ta kërkoni në kryeministri, ndërsa verësim për nevojën e atij takimi te shoqëria kosovare”, tha Grubi. Ai tha se…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (25.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat: 66 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 34 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…, shkruan Alsat. “Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet ën njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Kumanovën e sakrificës së madhe kombëtare, po paralajmërojmë FITOREN E MADHE të shqiptarëve dhe koalicionit opozitar VLEN! Kështu deklaroi lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti gjatë hapjes së Shtabit partiak në Kumanovë.  “Ftoj çdo aktivist të sinqertë të BDI-së t’i bashkëngjitet Lëvizjes Demokratike sepse fryma e vërtetë e BDI është pikërisht në Lëvizjen tonë! Ne nuk e mohojmë që kemi qenë pjesë dhe derivat i atij subjekti, por jemi derivat i BDI-së së UÇK-së dhe asnjëherë nuk kemi qenë derivat i Dick Martit, shtëpive të verdha, e rasteve të montuara, ku çdokund del i përzier Artan Grubi, tha Mexhiti.…

Lexo më Shumë

Kreu i ASH-së, Arben Taravari thotë se ideja që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend nga deputetët, nuk do të jetë kusht në bisedimet për koalicion qeverisës. Në lidhje me mos-pranimin e kësaj ideje nga partitë politike maqedonase, Taravari tha se ata veprojnë në mënyrë emocionale, e jo racionale. “Jo, jo, aspak nuk është përmendur, unë nuk e di, ndoshta në fjalimin e Ahmetit është thënë, por në fjalimin tim aspak nuk ka qenë kushtëzim, por thamë se nëse tashmë hapin ndryshime të Kushtetutës, përveç shtimit të pakicës bullgare dhe pakicave tjera, që është kusht për nisjen e negociatave,…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit. Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 përpos presidentit Trajkovski humbën jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës. Në lidhje me këtë ngjarje janë zhvilluar edhe dy hetime nga dy komisione të ndryshme për të kuptuar nëse ka qenë aksident ajror apo ka qenë “akt terrorist”, prej të cilave dolën edhe dy raporte të ndryshme. Në të dy…

Lexo më Shumë

Elon Musk tashmë ka lëshuar versionin e tij të ChatGPT. Port tani duket se sipërmarrësi i teknologjisë do të përballet me Gmail-in e Google duke krijuar një shërbim emaili të tijin. Në një shkëmbim në platformën e tij të mediave sociale X, Musk ka zbuluar se një produkt i quajtur ‘XMail’ po ‘vjen’, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ai nuk ka ofruar më shumë detaje rreth shërbimit, kështu që është e paqartë se kur mund të jetë i disponueshëm, megjithëse pritet të integrohet brenda aplikacionit X. Lajmi u zbulua kur Nathan McGrady, një inxhinier në X postoi mesazhin: ‘Kur…

Lexo më Shumë

Një numër rekord i rusëve po kërkojnë azil në Korenë e Jugut, sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, me aplikimet që u rritën pesëfish vitin e kaluar pasi rusët u bënë grupi më i madh që kërkon strehim në vendin e Azisë Lindore. Një total prej 5 mijë e 750 shtetasish rusë kërkuan azil në Korenë e Jugut në vitin 2023, sipas një raporti të publikuar në fillim të këtij muaji nga Shërbimi Korean i Imigracionit, shkruan CNN. Kjo është pesë herë më e lartë se 1 mijë e 38 që kërkuan mbrojtje në 2022 – dhe më shumë se…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca përfundimtare ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Konjufca po akuzohet për këtë veprim gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë bashkë me partinë së cilës i përket, Lëvizjen Vetëvendosje, në periudhën kur po protestonte kundër miratimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. Në fjalën përfundimtare, prokurori Besart Mustafa ka kërkuar që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të dënohet për veprën penale që i vihet në barrë, ndërsa mbrojtësja e tij, avokatja Arbnora Zeqiri kërkoi që Konjufca të lirohet nga akuza. Këto…

Lexo më Shumë

Dy vjet pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Samiti Ukrainë-Europa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Europës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash. Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Zelensky do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët më të lartë të shtetit. Lideri ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë në mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë një deklaratë mbështetëse për ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Ai deklaroi se asnjë amerikan, dhe jo vetëm, nuk duhet të frikësohet nga rikthimi i Trump. “Unë nuk jam aq pesimist sa disa njerëz për këtë. Nuk mendoj se asnjë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të lejojë (Vladimir) Putinin të fitojë në Ukrainë. Thjesht nuk e kuptoj se si është e mundur”, tha Johnson. Ai theksoi se Trump ishte presidenti i parë amerikan që i dha Ukrainës armë serioze, “Javelin MANPADS”, të cilat u dëshmuan të ishin shumë të…

Lexo më Shumë

Hekurudhat në Indi kanë urdhëruar një hetim pasi një tren mallrash përshkoi më shumë se 70 km (43.4 milje) pa shoferë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan se treni kalonte disa stacione me shpejtësi të lartë. Raportet thonë se treni udhëtoi pa shofer nga Kathua në Jammu dhe Kashmir në rrethin Hoshiarpur në Punjab të dielën. Hekurudhat thonë se treni u ndal dhe askush nuk u lëndua. Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve Press Trust of India (PTI) se incidenti ndodhi mes orës 07:25 dhe 09:00 me orën lokale të dielën. Treni…

Lexo më Shumë